BOTA

Azili dhe marrëdhëniet e punës në Gjermani/ DW: Dëbime me gjithë mungesën e fuqisë punëtore?

M.B. Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 09:05

Azili dhe marrëdhëniet e punës në Gjermani/ DW: Dëbime

GJERMANIA- Andrea dhe Tino Wohlmacher në fakt do duhej t'i hapnin tapat e shampanjës tani. Ata sapo kanë arritur fitoren e tyre të parë të vogël në xhunglën burokratike gjermane të aplikimeve për azil, imigrimin e punëtorëve të kualifikuardhe dëbimet. Por operatorët e qendrës së kujdestarisë për pacientët me demencë në Wilstedt pranë Bremenit kanë shumë punë pak ditët e fundvitit dhe nuk kanë kohë për të festuar. 48 vetë trajtohen në këtë qendër në Gjermani.

Dhjetë infermierët asistentë nga Kolumbia që janë të punësuar aty nuk do të dëbohen, ata lejohen të qëndrojnë për momentin, me lejen e mundësuar fillimisht për shkak të trajnimit profesional dy ose tre vjeçare. Andrea Wohlmacher thotë për DW: "Sikur na është hequr një gur nga zemra".

Nga azili në marrëdhënie pune?

Historia e dhjetë kolumbianëve është një leksion i mirë për të kuptuar, se sa e vështirë është ende për Gjermaninë të tërheqë e të mbajë punëtorët e nevojshëm urgjentisht dhe në të njëjtën kohë të ndajë qartë azilin dhe migracionin për motive punësimi. Amerikano-jugorët e pakualifikuar aplikuan fillimisht për azil, por ai u refuzua. Prandaj, ata nuk mund të kalonin në procedurën e imigracionit të kualifikuar përmes një të ashtuquajturi "ndryshim korsie" nga ana ligjore. Skenari kërcënues: Të gjithë kolumbianët duhej të largoheshin nga Gjermania - që konkretisht do të thoshte që qendra duhej të mbyllej për shkak të mungesës së stafit.

Rasti shkon deri tek ministri i Shëndetësisë, Lauterbach

Kur dhjetë punonjësit e tyre kërcënohen me dëbim, dy menaxherët e qendrës shëndetësore i drejtohen publikut. Ata u shkruajnë një letër të hapur tetë politikanëve, madje edhe ekipet televizive shfaqen në Wilstedt. 83,782 njerëz nënshkruan një peticion drejtuar qeverisë federale. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach madje e pranoi atë personalisht.

Rasti ndezi debatet në të gjithë Gjermaninë: Si mundet që njerëzit e mirëintegruar që paguajnë taksa dhe janë ditë e natë për njerëzit në nevojë duhet të largohen nga vendi? Por ekziston edhe ana tjetër e medaljes: Çfarë lloj sinjali dërgon Gjermania jashtë vendit, nëse azilkërkuesit e refuzuar pa trajnimin e duhur mund të qëndrojnë në vend? Vendimi përfundimtar tani i takon Komisionit të Posaçëm të landit të Saksonisë së Poshtme.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach premtoi se do të bënte gjithçka të mundshme që lejohej nga ligji. "Nëse nuk do të kishim stafin e huaj infermieror, nuk do të mund ta ofronim më kujdesin shëndetësor në të njëjtën masë në Gjermani”, tha Lauterbach duke shtuar, se duhet të dërgohet një sinjal: "Stafi i huaj infermieror është më se i mirëpritur këtu, sepse ne varemi prej tyre dhe kemi pasur përvoja shumë të mira me ta”.

Reduktim i kërkesave për azil, rritje e punësimit

Andrea Wohlmacher është i sigurtë, se pa vëmendjen e publikut dhe bisedimet me politikën, sërish do ekzistonte frika e dëbimit afatshkurtër. Joachim Stamp, përfaqësuesi special i qeverisë federale për marrëveshjet e migracionit për gati dy vjet është ai që duhet të sigurojë që imigracioni i kualifikuar në Gjermani të zhvillohet në mënyrë të rregullt, pra jo përmes një aplikimi ndoshta të pashpresë për azil. Stamp ka zhvilluar madje së fundmi edhe bisedime në kryeqytetin kolumbian Bogota këto ditë. "Ne duam të reduktojmë migracionin e parregullt dhe të mundësojmë menaxhim më të mirë të migracionit për motive punësimi. Unë gjithashtu e kam bërë të qartë publikisht në mediat kolumbiane se rruga drejt tregut gjerman të punës nuk kalon përmes ligjit të azilit, por vetëm përmes imigrimit të rregullt të punëtorëve të kualifikuar". tha Stamp për DW.

Aktualisht, 14,000 kolumbianë që jetojnë në Gjermani janë të punësuar me kontribute të sigurimeve shoqërore. Ka gjithashtu 3500 studentë dhe pasuniversitarë dhe rreth 500 të punësuar si studiues. Me një partneritet gjithëpërfshirës të migracionit me vende të tilla si Kolumbia, por edhe Gjeorgjia, Uzbekistani, Maroku dhe Kenia, Gjermania dëshiron të promovojë migrimin e rregullt për motive punësimi dhe të zvogëlojë numrin e kërkesave për azil, që nuk kanë shansin e njohjes për qytetarët e këtyre vendeve./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë