Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
BOSNJE- Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat në mjaft vende në Ballkanin Perëndimor. Situata më e rëndë është në Bosnje-Hercegovinë. Të paktën 16 vetë kanë vdekur nga përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinë.
Autoritetet lokale dhe Zyra për Mbrojtjen Civile thonë se numri i saktë i viktimave ende nuk dihet dhe se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka gjasa të rritet. Në Bosnje-Hercegovinë më i prekur është një rajon malor rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit. Trupat pa jetë u gjetën në rajonin malor të Jabllanicës, i cili gjendet 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Në fotografitë e botuara në mediat lokale duket se prej rrëshqitjeve të dheu u mbuluan mjaft ndërtesa. Nga një xhami dukej vetëm minarja.
"Situata është shumë serioze, shumë njerëz nuk mund të largohen nga banesat", shkroi kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Niksic në platformën X. Sipas zëdhënësit të qarkut, Darko Jukan, qyteti i Jabllanicës, me një popullsi prej 4,000 banorësh, nuk ka për momentin asnjë lidhje me botën. Qeveria në Bosnje-Hercegovinë krijoi një shtab krize dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Edhe në Shqipëri situata në disa qytete u përkeqësua ditën e djeshme brenda pak minutash. Situata më e rënduar është në Vlorë ku u përmbytën disa lagje, disa rrugë e kryqëzime janë ende të bllokuara. Probleme ka edhe në rrugën lidhëse të autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken.
Shirat mund të pengojnë përpjekjet e skuadrave të shpëtimit
Edhe në Bosnje-Hercegovinë ka probleme me rrugët e bllokuara. Aldin Brasnjic, drejtues i Zyrës për Mbrojtjen Civile të federatës boshnjako-kroate, tha se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur të depërtojnë në disa fshatra për shkak të rrugëve të bllokuara. Ai tha se shirat që parashikohen gjatë fundjavës do t'i vështirësojnë përpjekjet e tyre edhe më tej.
Edhe në qytetin Kiseljak, rreth 20 kilometra nga Sarajeva, janë nën ujë shumë shtëpi, kopshte dhe makina, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Ndërkohë edhe Kroacia lëshoi një paralajmërim për përmbytje për qytetin bregdetar të Rijekës dhe zonat e brendshme të vendit.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike po i rrisin gjasat, intensitetin dhe kohëzgjatjen e ngjarjeve ekstreme të motit si shirat e rrëmbyeshëm./DW
foto ilustruese Mario Draghi, kryeteknokrati jozyrtar i kontinentit, ka një plan, shkruan The Economist Europa, më në fund, e ka kuptuar se...
Foto ilustruese DET I KUQ- Më shumë se 100 persona janë ende të zhdukur pasi kontrabandistët i detyruan emigrant&eu...
Antarktida ANTARTIK- Mbulesa bimore në të gjithë gadishullin e Antarktikut është rritur më shumë se dhjetëfishin gj...
Foto ilustruese ANGLI- Islamofobia në Britaninë e Madhe është rritur në nivelin më të lartë në dekad...
Forumi i Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS MAL I ZI- Mali i Zi duhet t’i lërë pas përçarjet e brendshme dhe fan...
Foto ilustruese IZRAEL- Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) be...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave e...
foto ilustruese BRUKSEL- Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit Evropian të premten të shtrë...
Lajçak KOSOVË- Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbis&...
Kushner SHBA- Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit, ka zhvilluar disa herë bisedime dipl...