BOTA

Forumi i Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS: NATO, plotësisht e përkushtuar ndaj Malit të Zi

n.f Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 21:55
Forumi i Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS: NATO,
Forumi i Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS

MAL I ZI- Mali i Zi duhet t’i lërë pas përçarjet e brendshme dhe fantazmat e së shkuarës, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Judy Reising Reinke. Zonja Reinke i bëri këto komente në Forumin e Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS me temën “Prioritetet dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor” i cili të premten i zhvilloi punimet në qytetin bregdetar Budva.

Zonja Reinke theksoi se SHBA-ja mbështet plotësisht përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe të sigurisë, veçanërisht në përpjekjet e Malit të Zi drejt integrimit evropian.

“Megjithatë, politika e identitetit, e inkurajuar dhe e manipuluar nga aktorë keqdashës dhe përfaqësuesit e tyre, krijon një klimë ndarjeje që mund të pengojë këtë vend, por edhe çdo vend tjetër ku të gjithë anëtarët e grupeve të ndryshme nuk respektohen dhe pranohen”, tha ambasadorja Reinke.

Sipas saj, fuqia e pajtimit të vërtetë është në duart e njerëzve.

"Çdo qytetar ka fuqinë e respektit, tolerancës, përfshirjes dhe faljes, si dhe aftësinë për të refuzuar provokimet. Përhapja e tolerancës, faljes dhe respektit janë një nga çelësat kryesorë për të zhbllokuar një të ardhme të sigurt dhe paqësore," tha ambasadorja Reinke.

Ndërsa gjeneral lejtnant Andrew M. Rohling, zëvendëskryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se aleanca është plotësisht e përkushtuar ndaj Malit të Zi dhe se është e rëndësishme për NATO-n që të ketë një udhëheqje të fortë në vend. Duke nënvizuar ndikimin rus në rajon dhe mekanizmave për t'i rezistuar këtij ndikimi, zyrtari ushtarak i NATO-s tha:

“Rusia ndërmori një sulm të fortë kibernetik ndaj Malit të Zi dhe NATO-s, por së bashku morën masa të forta për t'i rezistuar. Ishte një mënyrë për të ndihmuar Malin e Zi dhe të 32 shtetet anëtare ndihmuan në këtë situatë. Rusia përhap dezinformata dhe përdor mënyra të tjera për të dobësuar vendosmërinë tonë, por Aleanca dhe Mali i Zi së bashku ofrojnë një mjedis të sigurisë kolektive," tha Rohling.

Duke folur për rreziqet në Ballkan, Gjen. Lejtnant Rohling tha se NATO është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Edhe pse Mali i Zi është një vend i sigurt, ka aktorë që përpiqen ta minojnë atë, por NATO është e përkushtuar dhe ne kemi të njëjtën prani si në të kaluarën. Ka arsye për shqetësim në Ballkan, sepse ka edhe elementë jostabiliteti, por kjo është arsyeja pse NATO është edhe më e përgatitur për çdo gjë që mund të na dalë”, theksoi Rawling.

Ai vlerësoi se lufta në Ukrainë është një kërcënim serioz për Ballkanin, por paqëndrueshmëria në Ballkan është e pranishme prej një kohe të gjatë.

“Është e rëndësishme që ne të mos lejojmë paqëndrueshmëri, prandaj promovojmë stabilitetin në këtë rajon”, përfundoi Rohling.

I dërguari posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, vlerësoi se ka lëvizje dhe përparim dhe se Mali i Zi ka gjasat më të mira për t'u anëtarësuar në BE. Megjithatë, ai beson se sfida më e madhe është se rajoni ende nuk e ka tejkaluar trashëgiminë e Jugosllavisë.

“ Ka ende shumë nga e kaluara në jetën aktuale, dhe shumë politikanë që e ndërtojnë karrierën e tyre duke interpretuar të kaluarën, jo duke u përgatitur për të ardhmen. Dhe nuk ka asnjë ndjenjë pajtimi dhe drejtësie, dhe gjithashtu, mendoj se ka shumë elementë etnikë dhe fetarë, gjë që gjithashtu pengon përparimin”, tha zoti Lajçak.

Duke folur për mospërputhjes mes pikëpamjes politike dhe realitetit në Ballkan, Lajçak tha se mospërputhja ka ekzistuar viteve të fundit.

“BE-ja i është përkushtuar rajonit dhe kjo nuk është ndjerë në kryeqytetet evropiane, kështu që tani duhet ta bindim rajonin se këtë herë është reale dhe se është një perspektivë e duhur, dhe pastaj ne jemi të interesuar për si do ta shfrytëzojnë momentin vendet e Ballkanit. Mali i Zi është në pozitën më të mirë, por ai proces nuk do të ndodhë vetëvetiu, por kërkon rezultate,” tha zoti Lajçak.


Ndërkaq, kryetarja e Forumit të Sigurisë të Aleancës Atlantike Milica Pejanoviç-Gjurishiç u përqendrua tek situate në nivel global, kur bëhet fjalë për luftrat në Evropë dhe Lindjen e Mesme, ashtu edhe kur bëhet fjalë për konflikte më pak të dukshme në mbarë botën.

Nga ana tjetër, zonja Gjurishiç foli për sfidat e njohura rajonale që po fitojnë përsëri intensitet dhe janë një barrë e rëndë për Ballkanin Perëndimor, duke ngadalësuar integrimin evropian dhe zhvillimin e përgjithshëm.

"Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten pikat kyçe të përshkallëzimit të mundshëm, gjithnjë e më shumë po vijnë paralajmërime për këtë. Fushatat e dezinformimit dhe propagandës që vijnë nga Moska përmes Beogradit dhe Banja Lukës kanë për qëllim destabilizimin e rajonit, duke nxitur tensione ndëretnike dhe ngadalësimin e integrimit, nga ana tjetër, ndikimi ekonomik i Kinës mbetet pjesë e presionit gjeopolitik që ndërlikon më tej dinamikën rajonale”, tha zonja Gjurishiç./ VOA

forumi i sigurisë të aleancës atlantike 2bs mal i zi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë