BOTA

BE: 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse

n.f Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 16:47
BE: 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara
Foto ilustruese

RUSI- Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit të Brukselit për ndarjen e një ndihme të re prej 160 milionë eurosh, kryesisht për energjinë. Bashkimi Evropian vlerëson se rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar nga sulmet ruse. Zonja von der Leyen thotë se shumica e fondeve do të sigurohen nga pasuritë ruse në BE që janë bllokuar për shkak të agresionit të Moskës. Shkatërrimet nga bombardimet e vazhdueshme ruse kanë dëmtuar sistemet e ngrohjes së shtëpive, spitaleve dhe shkollave, ndërsa temperaturat po ulen përpara dimrit të tretë të luftës.


Bashkimi Evropian thotë se Rusia duhet të paguajë për shkatërrimet që po shkakton në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian Urusula von der Leyen njoftoi sot në Bruksel se do të vizitojë Ukrainën të premten me zotimin e një ndihme të re prej rreth 160 milionë eurosh. Shumica e kësaj ndihme, sipas zonjës von der Leyen, vjen nga pasuritë ruse që mbahen të bllokuara në BE.

“Kjo përfshin 60 milionë euro ndihma humanitare për strehimore dhe ngrohëse, ndër të tjera. Vendimi gjithashtu përfshin rreth 100 milionë euro për riparime dhe energji të rinovueshme. Këto 100 milionë euro vijnë nga pasuritë ruse në Bashkimin Evropian”, tha zonja von der Leyen.

Me sulmet e vazhdueshme ajrore, Rusia ka nxjerrë jashtë funksionimit rreth 9 gigavat nga infrastruktura energjetike e Ukrainës, për të cilën zonja von der Leyen tha se ishte e barabartë me nevojat energjetike të tri shteteve baltike.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, një organizatë ndërqeveritare që vepron në mënyrë autonome me bazë në Paris, tha të enjten se Ukraina mund të përballet me një mungesë prej 6 gigavatësh këtë dimër pasi kërkesa maksimale për energji elektrike rritet.

“Për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dy të tretat e kapaciteteve të prodhimit të energjisë në Ukrainë u humbën. Ne po i afrohemi dimrit. Siç e dini, kur temperaturat ulen, kërkesa për energji rritet dhe kjo mund të jetë çështje kryesore për energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë”, tha Fatih Birol, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Një e treta e hidrocentraleve të Ukrainës gjithashtu nuk funksionojnë. Gjatë konferencës së sotme shefja e BE-së gjithashtu njoftoi se një termocentral me karburant po çmontohet në Lituani për t’u dërguar në Ukrainë.

“Ndërsa flasim, një termocentral i plotë po çmontohet në Lituani dhe po dërgohet pjesë-pjesë në Ukrainë, me mbështetjen tonë. Ai do të rindërtohet më pas në Ukrainë. Kjo tregon gatishmërinë e shteteve anëtare për të mbështetur Ukrainën”, tha zonja von der Leyen.

Bashkimi Evropian gjithashtu njoftoi se do të rrisë eksportet për të furnizuar Ukrainën me energji elektrike./ VOA

be rusi ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë