BOTA

BE diskuton krizën energjetike të Ukrainës, gazin e lëngshëm rus

E.D Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 19:39

BE diskuton krizën energjetike të Ukrainës, gazin e

UKRAINË- Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian u takuan në Luksemburg të martën për të diskutuar mbi importet e gazit të lëngshëm rus, që kanë ardhur duke u rritur mes vendeve tëp bllokut, mungesat e energjisë elektrike në Ukrainë përpara dimrit, si dhe balancimin e çmimeve të energjisë mes vendeve anëtare, thanë zyrtarët.

Në muajin qershor BE-ja ra dakord për sanksione të reja kundër Rusisë, grupi i 14-të i sanksioneve më radhë. Në kuadër të sanksioneve përfshihej edhe ndalimi, duke filluar nga marsi i vitit 2025, i importeve të gazit të lëngshëm rus. Por sanksionet e qershorit nuk e ndalonin plotësisht importin e gazit rus. Që atëherë, Belgjika dhe Holanda kanë parë një rritje të madhe të importeve të gazit të lëngshëm rus.

Në një letër dërguar të hënën, Franca dhe nëntë vende të tjera anëtare i kërkuan Komisionit Evropian të propozojë masa që kompanitë e magazinimit dhe furnizuesit e gazit, të bëjnë raportime më të detajuara për importet e gazit të lëngshëm rus.

“Belgjika do të paraqesë një iniciativë, të cilën ne do ta mbështesim, për të ndaluar dhe gjurmuar importet e gazit të lëngshëm nga Rusia në mënyrë më të detajuar”, u tha gazetarëve Kai Mykkanen, ministri i Mjedisit i Finlandës, përpara takimit.

Menjëherë pasi Moska filloi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Bashkimi Evropian vendosi të fillojë përpjekjet për të ndaluar importimin e gazit dhe naftës ruse “sa më shpejt të ishte e mundur”, por pa caktuar një datë të caktuar.

“Në Belgjikë kemi parë dyfishimin e sasisë së gazit të lëngshëm. Këto importe ndoshta kanë qëllim që të sigurohet furnizimi brenda Evropës me këtë lloj gazi, por ne kemi vështirësi në zbatimin e grupit të 14-të të sanksioneve, prandaj bëjmë thirrje për një sistem gjurmimi”, tha Tinne van der Straeten, ministre e Energjisë në Belgjikë.

Pasi gazsjellësi ‘Nord Stream’ u dëmtua nga një shpërthim në vitin 2022, importet e gazit të lëngshëm nga Rusia në bllokun evropian u rritën, ndërsa gazi përmes tubacionit ende arrin në Evropën Qendrore përmes Ukrainës dhe Turqisë.

“Disa vende kanë probleme të brendshme dhe kjo pengon vendimin e tyre për të bërë një ndryshim të shpejtë, por kanë kaluar dy vjet e gjysmë, kështu që ka ardhur koha për të gjetur një alternativë”, tha Krzysztof Bolesta, ministri për Energji i Polonisë.

Kontrata midis Ukrainës dhe Rusisë për rrjedhjen e gazit rus përmes Ukrainës, do të përfundojë në muajin dhjetor.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se Ukrainës, në sezonin e dimrit, mund t’i mungojnë gjashtë gigavat të nevojshëm për një furnizim normal me energji elektrike. Përkeqësimi i situatës, sipas kësaj Agjencie, do të ndikohej edhe nga përfundimi i marrëveshjes me gazsjellësit rus.

Komisioni do të informojë vendet anëtare të martën mbi përpjekjet për të zgjatur marrëveshjen e gazsjellësit Rusi-Ukrainë. Ukraina tha se nuk dëshiron ta vazhdojë, ndërsa Rusia tha se është e gatshme.

Ministrat do të kërkojnë gjithashtu mënyra më praktike për të ndihmuar Ukrainën gjatë dimrit. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se Rusia kishte shkatërruar kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike në Ukrainë, në përmasa që do të ishin të mjaftueshme për të furnizuar tri vendet baltike.

Polonia tha se po zhvillon bisedime me firmat e Ukrainës për të rritur eksportet ndërsa Lituania ka çmontuar një termocentral të saj, i cili po rindërtohet në Ukrainë.

Ministrat, gjithashtu, do të diskutojnë raportin e ish-guvernatorit të Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi, mbi të cilin Komisioni pritet të hartojë rregulloren e tij të re Industriale të Energjisë së Pastër.

Çmimet e gazit dhe energjisë në Evropë janë më të larta se në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Ato ndryshojnë shumë edhe brenda vetë vendeve anëtare të bllokut. Në shtator, kryeministri grek i kërkoi Bashkimit Evropian të përgjigjej urgjentisht ndaj rritjes së çmimeve të energjisë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Zoti Draghi, në raporrtin e tij, kërkoi futjen më të shpejtë në përdorim të alternativave më të lira të energjisë së gjelbër. Megjithatë, rrjetet e vjetruara të energjisë, burokracitë dhe infrastruktura e kufizuar ndërkufitare kanë penguar këto përpjekje./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë