BOTA

BE-ja dërgon një diplomat për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë

n.f Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 10:42
BE-ja dërgon një diplomat për të biseduar me
Foto

SIRI- Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të hënën se i dërguari i bllokut për Sirinë do të shkonte në Damask për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë, ndërsa fuqitë perëndimore po intensifikojnë angazhimet pas rrëzimit të Bashar al-Asadit.

Kjo lëvizje nga Brukseli vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe thanë se kishin kontaktuar autoritetet e reja në Damask, të udhëhequra nga grupi rebel, Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Fuqi rajonale dhe ndërkombëtare kanë nisur kontaktet me liderët e rinj në Siri pas rrëzimit të Asadit përmes një ofensivë, duke i dhënë fund pesë dekadave të sundimit të familjes së tij.

“Diplomati ynë kryesor për Sirinë do të shkojë sot në Damask. Do të kryejmë kontaktet atje”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Vendet e BE-së, si vende të tjera në Perëndim janë treguar të kujdesshëm në deklaratat ndaj udhëheqjes së re në Damask, duke pasur parasysh që HTS-ja kishte rrënjë në Al-Kaeda dhe është e listuar si një grup terrorist nga një numër qeverish.

BE-ja ndërpreu lidhjet me regjimin e Asadit në Damask gjatë luftës civile të vendit, por ka vazhduar të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar popullatat lokale. Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel do të diskutojnë “se si të angazhohemi me udhëheqjen e re të Sirisë dhe në çfarë niveli të angazhohemi”.

“Nuk mund ta lëmë një vakum”, tha Kallas, e cila mori detyrën si diplomate kryesore e BE-së këtë muaj.

Aktorët ndërkombëtarë kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm pasi autoritetet e reja në Damask janë zotuar të mbrojnë pakicat dhe të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse. Diplomatët thonë se disa shtete anëtare të BE-së po shtyjnë për të rritur lidhjet me Sirinë pas rrëzimit të Asadit, ndërsa të tjerët janë më skeptikë.

“Për ne, nuk janë vetëm fjalët, por duam të shohim veprime që shkojnë në drejtimin e duhur. Pra, jo vetëm çfarë po thonë, por edhe çfarë po bëjnë”, tha Kallas.

“Mendoj se javët dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se atëherë do të jemi të hapur për të diskutuar hapat e ardhshëm”, shtoi ajo./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë