Malaj: Pagat e magjistratëve s’janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
BRUKSEL- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliever Várhelyi, thanë të hënën në një deklaratë të përbashkët se nuk ka vend në bllok për ata që mohojnë gjenocidin, përpiqen të rishkruajnë historinë dhe lavdërojnë kriminelët e luftës.
Ata i bënë këto komente një ditë para përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, duke e cilësuar atë një nga momentet më të errëta në historinë bashkëkohore evropiane.
“Është detyra jonë të nderojmë kujtimin e mbi 8300 djemve dhe burrave që u vranë sistematikisht në kodrat përreth Srebrenicës”, thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se “shërimi i plagëve të së kaluarës kërkon njohjen dhe mësimin e fakteve historike, nderimin dhe kujtimin e viktimave, identifikimin e atyre që janë ende të zhdukur dhe sjelljen e të gjithë autorëve para drejtësisë. Ky është çelësi për t'u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan në gjenocid”, thuhet në deklaratë.
“Ne duhet të ndërtojmë së bashku ura pajtimi. Nuk ka vend mes nesh për ata që mohojnë gjenocidin, përpiqen të rishkruajnë historinë dhe lavdërojnë kriminelët e luftës”, thuhet mes tjerash në deklaratën e zyrtarëve të lartë evropianë.
Kosova shpalli shpall 11 Korrikun, Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë
Qeveria e Kosovës shpalli 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë, në dritën e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 23 majit të këtij viti.
“Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore, e të dëshirës sonë për drejtësi dhe paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet më gjenocidi, as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë, e askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish Jugosllavisë.
Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së. Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç, u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë. Në përgjithësi, kjo gjykatë dhe gjykatat në Ballkan kanë dënuar afër 50 zyrtarë serbë të Bosnjës të kohës së luftës me burgime të gjata./ VOA
Presidenti amerikan, Joe Biden (djathtas) ia prezanton sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Medaljen Presidenciale p&eu...
Suni Williams dhe Butch Wilmore SHBA- Dy astronautë që duhet të ishin kthyer në Tokë javë më parë, thanë t&eum...
Samiti SHBA- Takimi i nivelit të lartë i NATO-s vazhdon në Uashington dhe në qendër të tij mbetet mbështetja për Uk...
Osmani KOSOVË- Në një intervistë për Zërin e Amerikës presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se vendi i saj ...
Kyriakos Mitsotakis WASHINGTON- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë prezantimit të tij në sesionin e parë të Aleat&eu...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli i ka urdhëruar të mërkurën të gjithë palestinezët të largohen nga Qyteti Gaza n&eum...
George Clooney dhe Joe Biden SHBA- Aktori George Clooney, një mbështetës i zjarrtë i demokratëve, i ka kërkuar President...
Takimi SHBA- Keir Starmer tashmë është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas fitimit të zgjedhjeve. Nd&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Të ulur brenda një salle: gjykatësi, prokurori, avokati, ish-bashkëshorti dhe familja e tij. Në tre v...
Mark Zuckerberg dhe Donald Trump SHBA- Donald Trump nuk dëshiron që Mark Zuckerberg të harrojë mosmarrëveshjen e tyre të...