BOTA

Kthimi i astronautëve në Tokë pas avarive në sondën e kompanisë Boeing

n.f Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 22:41
Kthimi i astronautëve në Tokë pas avarive në sondën e
Suni Williams dhe Butch Wilmore

SHBA- Dy astronautë që duhet të ishin kthyer në Tokë javë më parë, thanë të mërkurën se janë të sigurt se sonda hapësinore e firmës Boeing mund t'i kthejë ata në mënyrë të sigurte nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, pavarësisht nga avaritë.

Pilotët testues të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, ishin të parët që fluturuan në bordin e sondës së re “Starliner” të firmës Boeing në fillim të muajit të kaluar dhe ishin parashikuar të ktheheshin në Tokë më 14 qershor.

Rrjedhje të lëndës helium dhe avaritë në mekanizmin shtytës pothuajse minuan udhëtimin e tyre në hapësirë dhe këto probleme kanë shtyrë kthimin e tyre në Tokë.

Në konferencën e tyre të parë për shtyp nga orbita, ata thanë se presin të kthehen sapo të përfundojë testimi i mekanizmit shtytës në Tokë. Ata thanë se qëndrimi më i gjatë në orbitë nuk përbën shqetësim dhe se po ndihmojnë ekuipazhin e stacionit hapësinor.

“Kam një ndjenjë shumë të mirë në zemër që sonda hapësinore do të na sjellë në shtëpi pa probleme”, tha zonja Williams për gazetarët.

Këtë javë, NASA dhe kompania Boeing po përpiqen të përsërisin në mënyrë identike problemet e mekanizmit shtytës të sondës “Starliner” në një sondë të re në një nga qendrat kryesore të uljes dhe lëshimit të raketave në shkretëtirën perëndimore amerikane në Nju Meksiko. Problemi qëndron në sistemin shtytës që përdoret për të manovruar sondën.

Pesë pajisje shtytëse dështuan ndërsa sonda iu afrua stacionit hapësinor më 6 qershor, një ditë pas lëshimit. Deri tani, katër pajisje shtytëse janë riaktivizuar. Zonja Williams tha se sonda duhet të ketë fuqi të mjaftueshme për të dalë nga orbita dhe nëse është nevojshme mund të vihen në punë edhe motorë më të mëdhenj.

“Dështimi nuk është alternativë, kjo është arsyeja që po qëndrojmë këtu tani”, tha zoti Willmore. “Ne besojmë se provat që po bëjmë janë ato që duhet të bëjmë për të gjetur përgjigjet e duhura, për të zbuluar të dhënat që na duhen për t'u rikthyer”.

Astronautët Wilmore dhe Williams, kapitenë të marinës amerikane, të cilët tashmë kanë vizituar disa herë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, theksuan vazhdimisht përpara nisjes se kishin besim të plotë në aftësinë e kompanisë Boeing për ta kryer me sukses provën e fluturimit.

Firma Boeing dhe NASA i konsiderojnë thelbësore provat në Nju Meksiko për të përcaktuar se çfarë mund të ketë ndodhur, pasi ajo pjesë e kapsulës, moduli i transportit, hidhet para uljes së sondës. Rrjedhjet ndodhen gjithashtu në këtë pjesë të modulit që shkëputet.

Kompanitë Boeing dhe SpaceX nënshkruan kontrata me qeverinë amerikane një dekadë më parë për dërgimin e astronautëve të NASA-s në stacionin hapësinor. Agjencia hapësinore donte dy kompani konkurruese amerikane për dërgimin e astronautëve të saj në hapësirë pas ndërprerjes së programit të fluturimeve me anije hapësinore.

NASA pagoi kompaninë Boeing 4.2 miliardë dollarë dhe kompaninë SpaceX mbi 2.5 miliardë dollarë. SpaceX e modifikoi kapsulën që e përdorte për dërgimin e furnizimeve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për të realizuar synimin e dërgimit të astronautëve në hapësirë.

Në vitin 2020 SpaceX realizoi me sukses udhëtimin e parë provë me astronautë në bord, duke u bërë kompania e parë private që arriti të bënte atë që vetëm tre shtete të botës, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ishin në gjendje ta bënin. Ajo ka dërguar nëntë ekuipazhe të NASA-s në stacionin hapësinor dhe tre grupe private./ VOA

suni williams dhe butch wilmore shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë