BOTA

BE propozon ndryshime thelbësore në metodologjinë e anëtarësimit për shtetet e Ballkanit

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 08:12

BE propozon ndryshime thelbësore në metodologjinë e

Nisma e dërguar në Komisionin Evropianpropozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.

"Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për secilin vend kandidat. Për procesin përfundimtar të anëtarësimit do të kërkohet konsensus, por ndërkohë do të ulen tensionet në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të mund të merren vendime në një masë më të madhe në mënyrë neutrale”, deklaroi ministrja austriake Plakolm.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë Neva Grashiç thotë; se zgjerimi i BE-së edhe më tej mbetet prioritet para së gjithash për shkak të dinamikës gjeopolitike: "Insistojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Duam të shohim vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të përparojnë, ndaj propozojmë votim me shumicë të kualifikuar për çështje teknike lidhur me zgjerimin”, është e mendimit Neva Grashiç.

Murtezani: Ndryshim do të përshpejtonte procesin e anëtarsimit

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut Orhan Murtezani vlerëson se metodologjia e re do të ishte e mirëseardhur për vendet kandidate për anëtarim në BE, sepse kjo metodologji dukshëm do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit. "Në kohën kur është përcaktuar kjo metodologji rrethanat kanë qenë të tjera, tani rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar dhe patjetër duhet të vendoset metodologji e re, e cila do të mundësojë përmbyllje të shpejtë të procesit në kushtet e pasigurive të mëdha”, u shpreh Murtezani.

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova duke vënë në dukje paqëndrueshmërinë e pritjes së gjatë të Ballkanit Perëndimor në portat e Brukselit, mirëpret iniciativën për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsim në BE: "Unë besoj në vullnetin e mirë, besoj në qëllimet e mira, besoj në angazhimin e iniciatorëve ndaj procesit dhe përgjegjësinë e tyre të veçantë ndaj rajonit dhe përparimit të tij të përshpejtuar drejt BE-së”, thekson presidentja Siljanovska-Davkova.

Kacarska :Në thelb nuk ndryshohet asgjë, veto-ja mbetet

Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane thotë, se iniciativa për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fazat kalimtare të negociatave mund të jetë një lehtësim por megjithatë në esencë procedura aktuale me votimin njëzëri nuk ndryshon. "Ndyshimi eventual i metodoligjisë do t'u bënte presion vendeve që janë skeptike dhe pengojnë politikën e zgjerimit, ku para së gjithash mendoj për Hungarinë për shkak të bllokimit ndaj Ukrainës. Në aspektin teknik, gjthsesi do të mundësonte përshpejtim të një pjese të rëndësishme të procesit, por megjithatë mos të krijojmë pritshmëri se ky ndryshim do ta ndryshonte në thelb mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit ku tek e fundit veto-ja mbetet”, vëren Kacarska.

Iniciativa për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes deri më tani ka mbështetjen e 16 shteteve anëtare të BE-së dhe kjo nismë i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Kosta./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë