BOTA

BE: Shqipëria, me nevoja të larta për të certifikuar njohuritë jashtë shkollës

M.B. Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 11:25
BE: Shqipëria, me nevoja të larta për të certifikuar
Foto ilustruese

TIRANA- Për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe nivelit të lartë të emigracionit, popullsia në moshë pune e Shqipërisë zotëron njohuri për zanate dhe profesione, të cilat nuk janë të certifikuara. Profesionet e palegalizuara ulin përfitimet për punonjësit dhe bëhen pengesë për ndërmjetësimin në tregun e punës. Fondacioni Europian për Trajnimet, që operon nën ombrellën e Komisionit Europian, në një studim të fundit evidentoi se Shqipëria duhet të rrisë kurset profesionale me qëllim që të certifikojë njohuritë që shumë persona kanë tashmë për zanatet.

Prej emigracionit të lartë, shumë shqiptarë kanë fituar zanate dhe profesione nga përvoja e punës. Ata janë njësoj të aftë ose edhe më shumë se ata që mbarojnë një shkollë profesionale, por nuk e kanë një certifikatë, e cila të njihet dhe të shërbejë për integrimin tyre në tregun e punës. Siç tregon studimi, në Shqipëri ka shumë ofrues të kurseve profesionale sidomos nga sektori privat, por ato nuk janë të akredituar. Oferta në rritje e kurseve është e lartë (nga të cilët 12 janë publikë dhe 833 privatë) që mund të kontribuojnë në vlefshmërinë e njohurive.

Përveç kësaj, ekzistojnë mundësi të mëdha të të mësuarit informal nga ndërmarrjet, partnerët socialë, organizatat rinore dhe organizatat e të rriturve përmes aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Në vitin 2017, nisi të funksionojë një model i mirë për certifikimin e njohurive nga puna, por u kufizua nga një vendim i qeverisë në vitin 2021

‘Nisma për certifikimin e njohurive të mëparshme për profesionistët e furrave të bukës dhe pastiçerive u zbatua me sukses nga 2017 në vitin 2021 nga AlbContact Center, një ofrues privat i Arsimit Profesional i licencuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ajo erdhi si një nevojë e vazhdueshme nga personat që kërkojnë njohjen e aftësive të fituara në punë, gjatë emigrimit, në komunitetin e tyre. Emigrantë shqiptarë që kishin punuar jashtë vendit në prodhimin e bukës dhe pastave ën vendet e BE-së donin të hapnin biznes në vendin e tyre.

Gjithashtu shumë të rinj me zanate kanë nevojë për certifikatë për të mundësuar kontratën e rregullt pas praktikave. Rreth 70 persona certifikuan rezultatet e tyre të mëparshme të të nxënit, duke marrë titullin “Master” ose “Assistant Master”. Procedura përfshinte tre hapa: vlerësimin (vlerësimin), dokumentimin dhe certifikimin e njohurive.

Vlerësimi u krye në një mjedis real pune (furra buke). Për më tepër, kandidatët u vlerësuan nga një komisioni vlerësues i përbërë nga ekspertë të specialitetit (p.sh. Master në Furra buke), përfaqësues nga biznesi, akademikët dhe ekspertë gjermanë. Mirëpo projekti ndaloi për shkak të hyrjes në fuqi të VKM nr. 756 datë 9.12.2021 ‘Për sistemin e njohjes e mësimit të mëparshëm të njohurive”, i cili përcakton kriteret dhe kushte të vështira për të plotësuar. ETF vë në dukje se nevojat e Shqipërisë për certifikimin e njohurive që disponohen tashmë janë shumë të larta./ Monitor

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë