BOTA

Berisha: Në vitin e dytë të qeverisjes do ta 5-fishojmë buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, do mbrojmë prodhimet tona

r.ll Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 19:52
Berisha: Në vitin e dytë të qeverisjes do ta 5-fishojmë
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një rëndësi të veçantë, programi i PD për bujqësinë do t'i kushtohet shkollimit të fermerëve të ardhshëm, por edhe sigurimit të ekspertëve të aftë të bujqësisë dhe blegtorisë në të gjithë territorin e vendit.

Berisha u shpreh se PD do të 3 dhe 5-fishojë në vitin e dytë investimet dhe buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, dhe se gjithashtu do mbrojë prodhimet vendase. 

Ai deklaroi do të bëhet gjithçka që ta shndërrojë fshatin në një vend ku fermerët e rinj të mbështetur fuqimisht në kredi të buta, me grante për sart up-et në këtë fushë të ripopullojmë dhe njëherë fshatin shqiptar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Arsimimi. Është e domosdoshme t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë shkollimit të fermerëve të ardhshëm, por edhe sigurimit të ekspertëve të aftë të bujqësisë dhe blegtorisë ën të gjithë territorin e vendit, t’u ofrohen fermerëve shërbimet më të mira. Një raport i ri duhet të vendoset midis agronomit dhe fermerit. Raport që është në interesin më të mirë të zhvillimit të bujqësisë.

Tani, qeveria e kanabisit ka gjetur një model në Austri, vend i cili ka shkolla të avancuar, midis një dhjetëra e dhjetëra universitetesh bujqësore, zgjedh njërin për të transformuar Universitetin Bujqësor. Ju garantoj se, iu ka vënë syrin terreneve të atij universiteti për të ndërtuar, nuk ka qëllim tjeter, dhe do të shkrijë në një të gjitha profesionet.

Faktikisht, do ta asgjësojë se thotë kam gjetur një model të tillë. Po të ishte për model, modeli më i suksesshëm i historisë është modeli amerikan. Dhe ne, e nisëm shumë mirë me shkollat bujqësore. Ekzistonte një e tillë në Selanik, mos gabohem. Morëm modelet në bashkëpunim me qeverinë amerikane, dhe ato ne duhet t’i konsolidonim, t’i zhvillonim dhe universiteti, mendoj se, është bërë një investim shumë i madh me Universitetin e Bujqësisë, janë bërë kualifikime shumë të rëndësishme, grupe studiuesish realisht seriozë, dhe tani të marrësh të asgjësosh strukturën aktuale është e papranueshme.

Ndaj, dhe unë i ftoj pedagogët dhe studentët t’i dalin zot universitetit të tyre sepse pas përpjekjeve të Edi Ramës nuk qendron asgjë tjetër, vetëm ligësia dhe idea për të plaçkitur territore, toka të atij universiteti.

Ne zotohemi se, do të 3 dhe 5-fishojmë në vitin e dytë investimet dhe buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, por edhe do mbrojmë prodhimet tona. Nuk ka vend në botë që nuk mbron prodhimin, asnjë. Përveç Shqipërisë që, për të therrë lopët e veta miraton ligjin e futjes së qumështit pluhur pa TVSH.

Ne do bëjmë gjithçka dhe kemi besim të madh se do ta shndërrojmë fshatin në një vend ku fermerët e rinj të mbështetur fuqimisht në kredi të buta, me grante për sart up-et në këtë fushë të ripopullojmë dhe njëherë fshatin shqiptar.

Ju them unë ju, në jug fshati pothuaj nuk ekziston. Fshati, ta dini. Nga Pogoni, gjer afër Elbasanit është sikur t’i ketë zjarret nga të katërta anët se njerëz ka shumë pak, shumë shumë pak.

Sipas tij, duhet të spostohemi të jetojmë vetëm në bregdet. Po ja, u spostua në bregdet, çfarë bëjnë 9 muaj? Të na thojë dikush ne? Ku janë turistët 9 muaj në këtë vend? Kemi turistë, thotë. Nuk është e vërtetë, nuk është zgjatur. Ka një shtesë, sigurisht, 2-3 javë, por turizmi është sezonal dhe ata që merren me turizmin nuk i ndihmon, nuk i jep një qindarkë për punëtorët, punëtorët ikin.

Pra, një qendrim krejt tjetër ndaj fermës, fermerit dhe bujqësisë. Unë ju ftoj ju që të shprehni mendimet tuaja të vyera, dhe u garantoj se për ne transformimi i bujqësisë shqiptare është qendrim ndër më kryesorët të programit të partisë. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë