BOTA

Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

n.f Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 15:49
Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme
Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare të hënën dhe foli me mbretin e Jordanisë për të zbutur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme. Përpjekjet për të zbutur tensionet janë shtuar pas vrasjes së një komandanti të lartë të Hezbollahut nga një sulm ajror izraelit dhe vrasjes së udhëheqësit të Hamasit në Teheran, me gjasë nga Izraeli. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të bëjë që Teherani të paguaj “çmim të rëndë”, nëse Irani, ose grupet që mbështetën prej tij në rajon e sulmojnë Izraelin.

Tensionet janë në rritje në Lindje të Mesme ndërsa Izraeli përballet me kërcënime nga Irani. Ndërkaq, forcat izraelite po vazhdojnë operacionin ushtarak kundër Hamasit në Gazë. Në Uashington, Presidenti Biden po bën përpjekje të qetësojë situatën pas atentateve ndaj dy figurave të rëndësishme anti-izraelite në rajon.

Shtëpia e Bardhë, gjatë fundjavës tha se mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim që do të lironte pengjet. Këto përpjekje ende nuk kanë treguar ndonjë rezultat, por Shtëpia e Bardhë thekson tek gatishmërinë për t’u përgjigjur ndërsa ka shtuar praninë ushtarake në rajon.

“Ne besojmë që një marrëveshje për armëpushim është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës. Një tjetër gjë që e kemi bërë prej sulmit të 7 tetorit është se jemi siguruar që Izraeli jo vetëm të ketë ato që i duhen për të mbrojtur vetën, por edhe të mos lejojmë përshkallëzimin e konfliktit”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Analistët thonë se jemi në një periudhë të tensionuar.

“Një nga arsyet pse kjo situatë është e frikshme është pasi nuk e kemi të qartë se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara kur jemi kaq afër një shpërthimi si tani”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Analisti Mathew Levitt nga Instituti i Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt thotë se pavarësisht tensioneve në rajon, ai beson që palët nuk janë të interesuara të përfshihen në një luftë në shkallë të gjerë. Megjithatë, ai thotë se askush nuk e di saktë se cila do të jetë përgjigja e Iranit ndaj vrasjes së udhëheqësit të Hamasit në Teheran, me gjasë nga Izraeli.

“Kushdo që thotë se e di saktësisht se si do të duket përgjigja iraniane, ju gënjen. Një gjë që do të ndodhë është se Irani do të përgjigjet. Nuk ka dyshim për këtë”, thotë zoti Levitt.

Mbështetësit e komunitetit amerikano-mysliman, që janë kritik ndaj mbështetjes së Presidentit Biden për Izraelin, thonë se Uashingtoni duhet të mbajë qëndrim të fortë ndaj luftës së Izraelit në Gazë.

“Shtetet e Bashkuara kanë mundësi të ndryshme diplomatike dhe politike që të mbajnë Izraelin përgjegjës. Kjo mund të bëhet duket mos dërguar ndihma, armë, municion, mbështetje politike apo të sanksionojë më tej kolonët e të djathtës së skajshme të Izraelit që janë përfshirë në veprime të dhunshme”, thotë Robert McCaw nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike.

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli është ‘i vendosur’ të përballet me Iranin dhe grupet e tij ‘në çdo front’.

“Cilido që vret qytetarët tanë apo i bën dëm vendit tonë do të paguajë një çmim të rëndë”, thotë zoti Netanyahu.

Ministri i jashtëm jordanez së fundmi realizoi një vizitë të rrallë në Teheran. Presidenti Biden të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin Abdullah të Jordanisë rreth zbutjes së tensioneve në rajon. Analistja Natasha Hall thotë se mundësitë më të mira për të zbutur tensionet është që diplomacia amerikane të punojë me Iranin përmes ndërmjetësve rajonal si Katari apo Jordania.

“Bisedoni me Iranin, bëni përpjekje që të trajtoni shqetësimet e tyre. Të mbahet edhe një kanal i hapur komunikimi gjatë kësaj periudhe të frikshme. Unë mendoj se kjo është më se e nevojshme tani pasi zyrtarët amerikanë nuk flasin drejtpërdrejtë me zyrtarët e lartë iranian”, thotë zonja Hall.

Analisti Mathew Levitt nga Instituti i Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt thotë se kundërshtarët e kanë gabim nëse mendojnë se ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në një cikël zgjedhor, ato nuk janë plotësisht të përqëndruara tek konflikti në Lindjen e Mesme.

"Ky është qëndrim i gabuar. Zhvillimet e ditëve të fundit, duke përfshirë lëvizjet e pranisë ushtarake amerikane në rajon dhe deklaratat e përbashkëta me evropianët trtegojnë se kjo situatë nuk është diçka e cila do të na zërë në befasi”, thotë Mathew Levitt nga Instituti i Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt

Ndërsa të dhënat e pakonfirmuara nga Rripi i Gazës thonë se numri i viktimave ka arritur në 40 mijë të vdekur dhe Libani dhe Irani janë në gjendje gatishmërie, bota po pret të shohë se çfarë mund të ndodhë. Duke dal nga kisha të dielën, Presidenti Biden u pyet nëse mendon që Irani nuk do të kryejë sulm ndaj Izraelit.

“Shpresoj. Nuk e di”, tha Presidenti Biden./ VOA

biden shba lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë