BOTA

Kamala Harris pritet të prezantojë sot kandidatin e saj për nënpresident

n.f Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 15:16

Kamala Harris pritet të prezantojë sot kandidatin e saj për

SHBA- Kamala Harris do të njoftojë të martën emrin e personit që ka përzgjedhur si kandidat për nënpresident, vendimi i saj i parë madhor si kandidate presidenciale e Partisë Demokrate dhe një hap tjetër në fushatën e saj për të fituar Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Njoftimi vjen një ditë pasi Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi pesë-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje.

Në një deklaratë pak para mesnatës, Komiteti Kombëtar Demokrat tha se 99% e delegatëve kishin votuar në favor të zonjës Harris. Votimi do të certifikohet zyrtarisht në Kuvendin e partisë në Çikago. Zonja Harris, gruaja e parë dhe politikania e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe indiane që shërben si nënpresidente, bëhet kështu gruaja e parë jo e bardhë si kandidate zyrtare e njërës prej partive kryesore.

Lista e kandidatëve për nënpresident është ngushtuar mes Guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, i thanë agjencisë Reuters disa burime të hënën. Nënpresidentja Harris pritet të shfaqet me kandidatin e përzgjedhur në një tubim fushate në Filadelfia të martën në mbrëmje. Vendimi i saj do të jetë një tregues i mënyrës së saj të të menduarit për strategjinë më të mirë për të fituar në zgjedhjet e nëntorit.

Guvernatori Shapiro, 51 vjeç, është një yll në rritje në parti me mbështetje të gjerë në Pensilvani, 19 votat elektorale të së cilës e bëjnë fitoren në këtë shtet vendimtar për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve. Zoti Walz, 60 vjeç, shërben si guvernator në një shtet që voton vazhdimisht për demokratët, por ka treguar se është i pëlqyer mes votuesve të bardhë, ruralë, të cilët vitet e fundit kanë votuar gjerësisht për zotin Trump.

Amerikanët zakonisht përqendrohen tek kandidati për president kur zgjedhin se për kë të votojnë, por kandidatët për nënpresident mund të ndihmojnë ose dëmtojnë kandidatët e tyre bazuar në prejardhjen, popullaritetin në shtetin e tyre dhe aftësinë për të ndikuar në zona të rëndësishme elektorale ose tek votuesit e pavarur.

Senatori JD Vance, kandidati për nënpresident i përzgjedhur nga ish-Presidenti Donald Trump, nga shteti i Ohajos, ka shkaktuar reagime me komentet e tij për gratë që nuk kanë fëmijë, mes shqetësimeve se ato do të ndikojnë tek vota e grave. Në tubime fushate këtë javë, ai pritet ta kritikojë zonjën Harris lidhur me ekonominë dhe imigracionin./ VOA

kamala harris shba nenpresident

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë