BOTA

Biden zotohet të vazhdojë garën mes sinjaleve se përkrahja për të në Kapitol po zbehet

e. d Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 21:55

Biden zotohet të vazhdojë garën mes sinjaleve se përkrahja

WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u zotua se do të vazhdojë garën për t’u rizgjedhur president, ndërsa përballet me rritje të trysninë nga demokratët që të tërhiqet pas paraqitjes së dobët në debatin presidencial.

Por përkundër zotimit të tij, të mërkurën ai u përballë me disa paralajmërime jo të mira. Dy ligjvënës demokratë i bënë thirrje Presidentit Biden të tërhiqet nga gara, ndërkohë që një aleat i presidentit sugjeroi publikisht se si partia mund të zgjedhë një kandidat tjetër. Këshilltarët e zotit Biden thanë se besojnë që Presidenti i ka në dispozicion vetëm disa ditë për të dëshmuar se mund të përballojë këtë sfidë para se të shqetësimi i partisë të marrë trajta më të gjera.

“Më lejoni ta them këtë sa më qartë që mundem dhe sa më thjeshtë e drejtpërdrejt: Unë po garoj... askush nuk do të më përjashtoj”, deklaroi zoti Biden gjatë bisedës me ekipin e fushatës së tij. “Nuk po largohem. Do të qëndroj në garë deri në fund dhe do të fitojmë.”

Në biseda private, Presidenti Biden është përqendruar në përpjekjet për t’u rimëkëmbur nga paraqitja e paqëndrueshme në debatin e javës së kaluar dhe kërcënimin që, sipas tij, ish Presidenti Donald Trump paraqet për vendin. Ai kërkoi vlerësimin e ekipit të tij se çfarë nuk shkoi të enjten e kaluar në Atlanta duke marrë përgjegjësi për paraqitjen e tij.

“Kishim një bisedë të drejtpërdrejt, të sinqertë për debatin, për vlerësimet e tij se çfarë kishte ndodhur dhe përse ishte i tillë,” tha Senatori demokrat nga Dellauer, Chris Coons, i cili kishte biseduar me zotin Biden të martën. “Kërkoi haptazi këshilla se çfarë duhet të bëjë për të rikthyer besimin dhe përkrahjen dhe se cila është rruga më e mirë përpara.”

Senatori Coons, aleati më i afërt i Presidentit Biden në Kapitol, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se zoti Biden e ka të qartë rëndësinë e zgjedhjeve dhe vështirësitë, ndërkohë që e kishte këshilluar Presidentin të marrë pjesë në më shumë takime të hapura, pa protokoll, për të rikthyer besimin në kandidaturën e tij.

Ata të dy biseduan edhe për agjendën e zotit Biden dhe ndikimin e saj në përpjekjet e tij politike, në veçanti në prag të samitit të NATO-s, që do të mbahet në Uashington javën e ardhshme.

Përpjekjet e zotit Biden për të shpëtuar kandidaturën e tij përfshijnë paraqitje të improvizuara me ekipin e fushatës, biseda private me ligjvënës të njohur, udhëtim të shkurtër gjatë fundjavës dhe një intervistë televizive me një nga mediat amerikane. Por ai po përballet me shenja serioze se përkrahja ndaj tij po zbehet në Kapitol dhe në mesin e aleatëve të tij.

Ligjvënësi demokrat nga Arizona, Raul Grijalva i tha të përditshmes ‘New York Times’ se edhe pse do ta mbështesë zotin Biden për sa kohë që ai të jetë kandidat, “kjo është mundësia për të vështruar diku tjetër” dhe se zoti Biden “duhet ta ketë parasysh përgjegjësinë për të mbajtur atë post – dhe pjesë e përgjegjësisë është të tërhiqet nga gara”.

Këshilltarët e lartë besojnë që zoti Biden, 81 vjeç, ka vetëm disa ditë kohë që të dëshmojë se është i aftë për postin e presidentit para se paniku dhe zemërimi rreth paraqitjes së tij në debat të shfaqet hapur, sipas dy individëve që kanë njohuri për këtë çështje, që këmbëngulën të flasin pa u identifikuar në mënyrë që të diskutojnë më lirshëm strategjinë. Presidenti e ka të qartë sa urgjente është kjo çështje, pasi ka shqyrtuar anketat dhe mbulimin mediatik, por ai është i bindur se mund ta bëjë këtë gjatë ditëve në vijim dhe është i vendosur që të mos tërhiqet nga gara, thonë ata.

Për më shumë se një orë, të mërkurën mbrëma Presidenti Biden takoi personalisht dhe virtualisht, mbi 20 guvernatorë demokratë, të cilët më pas i përshkruan bisedat si të “sinqerta”, por thanë se do të vazhdojnë të mbështesin zotin Biden përkundër shqetësimeve rreth fitores së mundshme të zotit Trump në nëntor.

“Presidenti është kandidati ynë. Presidenti është udhëheqësi i partisë tonë,” deklaroi Governatori i Merilendit, Wes Moore. Ai shtoi se, në takim, zoti Biden “e bëri shumë të qartë se i ka hyrë garës për të fituar.”

Përkundër fjalëve përkrahëse, njëri prej donatorëve kryesorë të Demokratëve, njëri prej themeluesve të platformës televizive “Netflix”, Reed Hastings gjithashtu i bëri thirrje Presidentit të tërhiqet nga gara, duke thënë, “zoti Biden duhet të largohet për t’i hapur rrugë një udhëheqësi energjik nga radhët e demokratëve që të mund zotin Trump”.

Kjo deklaratë u bë pasi që ligjvënësi Jim Clyburn, një mik i vjetër dhe i besueshëm i zotit Biden, tha se do të mbështeste mbajtjen e një “konvente të vogël” para Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate që do të mbahet në gusht, nëse zoti Biden bie dakord të tërhiqet nga gara. Përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut i dha zë kësaj ideje me qëllim për t’i hapur rrugë propozimit të kandidatëve alternativë gjatë një takimi virtual të demokratëve , që pritet të mbahet para kuvendit të partisë më 19 gusht në Çikago.

Shumica e ligjvënësve demokratë po presin të shohin se zhvillohet situata më tej varësisht nga anketimet e reja dhe intervista e planifikuar e zotit Biden për televizionin amerikan ABC News, sipas zyrtarëve demokratë.

Disa vëzhgues sugjerojnë se nën-presidentja Kamala Harris po del në pah si kandidatja më e favorshme për të zëvendësuar zotin Biden në rast të tërheqjes, ndonëse zyrtarët e përfshirë në biseda private thonë se guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer janë alternativa të qëndrueshme. Por për disa nga njerëzit në rrethin e ngushtë, zonja Harris konsiderohet si mundësia më e mirë për të bashkuar shpejt partinë dhe për të shmangur përçarjet.

Por përkundër trysnisë, zoti Biden dhe zonja Harris bën një paraqitje të befasishme në një takim fushate.
“Ashtu siç e kemi mundur Donald Trumpin në vitin 2020, do ta mundim sërish në vitin 2024,” deklaroi zoti Biden, duke u thënë pjesëmarrëseve se ai nuk do të pranojë të tërhiqet nga gara. Zonja Harris shtoi: “Nuk do të dorëzohemi. Do të mbështetemi tek presidenti ynë. Do të luftojmë dhe do të fitojmë."

E pyetur nëse Presidenti Biden po shqyrton dorëheqjen, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha “absolutisht jo.”

Por demokratët mbeten të pakënaqur me sqarimet e zotit Biden dhe stafit të tij rreth paraqitjes në debat. Një grup drejtuesish biznesesh, akademikësh dhe intelektualësh, i njohur si “Leadership Now Project”, përmes një letre theksuan se “kërcënimi për një mandat të dytë të zotit Trump” është mjaft i madh dhe zoti Biden duket “t’ia kalojë flakadanin e kandidaturës presidenciale gjeneratës së re të demokratëve shumë të aftë.”

Selia e fushatës së zotit Trump lëshoi një deklaratë duke thënë se “secili demokrat” që tani po i bën thirrje presidentit “të largohet dikur ishte mbështetës i Biden-it.”

Sipas anketave, zoti Trump ka një epërsi të vogël ndaj zotit Biden. Në anketën e rrjetit CNN dhe kompanisë SSRS, rreth 7 në 10 votues, dhe 45 për qind e demokratëve, thonë se aftësia fizike dhe mendore e zotit Biden është arsye për të votuar kundër tij.

Ndërkaq, rreth 6 nga 10 votues, përfshirë një e katërta e demokratëve, thonë se rizgjedhja e zotit Biden në postin e presidentit do të ishte zgjedhje e rrezikshme, sipas anketës së New York Times/Siena College. Kjo anketë gjithashtu tregoi se demokratët janë të ndarë nëse zoti Biden duhet të vazhdojë të jetë kandidati i tyre./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë