BOTA

Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Zelenskyy: Nuk do të njohim asnjë marrëveshje të bërë për ne, pa ne

r.ll Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 18:17
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Zelenskyy: Nuk do të
volodymyr zelenskyy

KIEV- Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat.

“Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk do t’i njohim këto marrëveshje”, ka thënë ai.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka thënë të hënën pasdite se askush nuk do t’ia imponojë Zelenskyt marrëveshjen për paqe dhe që “ai dhe njerëzit e tij do ta marrin atë vendim”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin për çështje të politikës së jashtme, do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bisedimet e planifikuara për 18 shkurt në Riad do të fokusohen në përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Peskov para gazetarëve. Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili veçse është në Riad, Këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, ka konfirmuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, bashkë me homologun e tij serb, Lavrov ka thënë se Evropa tashmë i ka pasur disa mundësi për t’u përfshirë në gjetjen e një zgjidhjeje për Ukrainën, dhe nuk e di se si mund të kontribuojnë shtetet evropiane nëse ftohen në tavolinën negociuese, duke marrë parasysh se politikanët evropianë dëshirojnë që lufta të vazhdojë.

Ndonëse ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për Ukrainën në mesin e politikanëve evropianë, shumica pajtohen se dëshirojnë “paqe afatgjate” për Ukrainën. Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar që Zelensky “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës ruse, derisa ka thënë se mund të takohet shumë shpejt me liderin e Kremlinit, Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

volodymyr zelenskyy lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë