BOTA

Blinken drejtuar Izraelit dhe Hamasit: Ka ardhur koha për armëpushim

M.B. Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 10:51
Blinken drejtuar Izraelit dhe Hamasit: Ka ardhur koha për armëpushim
Antony Blinken

LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë më 1 maj, gjatë vizitës së tij në Izrael, dhe i tha presidentit të vendit se “ka ardhur koha” për një marrëveshje armëpushimi në luftën në Gazë. Kjo është vizita e shtatë e Blinkenit që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në tetor. Ai po përpiqet të arrijë një marrëveshje armëpushimi, që do të lironte pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në këmbim të ndalimit të luftimeve. Të burgosurit palestinezë gjithashtu pritet të lirohen si pjesë e marrëveshjes. Blinken ka fajësuar Hamasin për çdo vonesë në arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne jemi të vendosur të arrijmë një armëpushim që sjell pengjet në shtëpi dhe ta arrijmë atë tani, dhe arsyeja e vetme që kjo nuk do të arrihej është për shkak të Hamasit”, tha ai.

Blinken vizitoi udhëheqësit kryesorë rajonalë në Arabinë Saudite dhe Jordani përpara se të mbërrinte në Izrael. Ai u takua me presidentin izraelit, Isaac Herzog, dhe do të takohej më vonë me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ai do të takohet edhe me familjet e pengjeve si dhe do të vizitojë një port izraelit ku po lekohet hyrja e ndihmave humanitare që dërgohet në Gazë. Marrëveshja në zhvillim mes Izraelit dhe Hamasit duket se po avancon, raporton agjencia e lajmeve AP, por një pikë kyçe ku ajo po ngec mbetet dyshimi nëse lufta do të përfundojë si pjesë e marrëveshjes – kërkesë që Hamasi e ka përsëritur e që Izraeli e refuzon.

Të martën, Blinken tha se Izraeli planifikon të hapë një vendkalim të madh të ndihmave humanitare në Gazën veriore. Lufta Izrael-Hamas ka rrafshuar pjesë të mëdha të veriut të Gazës dhe uria është e pashmangshme për qindra mijëra civilë që mbeten atje. Gati shtatë muaj të bombardimeve izraelite dhe ofensivave tokësore në Gazë kanë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, dhe kanë shkaktuar një katastrofë humanitare.

Lufta Izrael-Hamas u nxit nga sulmi i paprecedentë i 7 tetorit në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 pengje. Izraeli thotë se militantët ende mbajnë rreth 100 pengje dhe eshtrat e më shumë se 30 të tjerëve./ REL

antony blinken

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë