BOTA

Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

n.f Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 17:18
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, që të përfshijë lirimin e pengjeve që Hamasi mban në Gazë dhe tha se e vetmja pengesë për të realizuar këtë "është Hamasi".

Në një takim me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv, Sekretari Blinken tha se “koha është tani” për të vepruar lidhur me propozimin për armëpushim. Blinken u takua gjithashtu me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i bëri thirrje për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë.

“Ndërsa vazhdojmë pa ndërprerje përpjekjet e vendosura për të arritur armëpushimin që do t’i kthente pengjet në shtëpitë e tyre, ne duhet të përqendrohemi gjithashtu tek njerëzit në Gazë që po vuajnë nga ky konflikt i shkaktuar nga Hamasi”, tha ai.

Diplomati i lartë amerikan i ka bërë vazhdimisht thirrje Hamasit të pranojë propozimin e armëpushimit gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon që përfshinte edhe ndalesa në Arabinë Saudite dhe Jordani.

Vizita e tij në Tel Aviv është ndalesa e fundit e këtij udhëtimi, i shtati që kur filloi kriza pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Presidenti Herzog tha se kthimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi “është dhe duhet të jetë përparësia kryesore e komunitetit ndërkombëtar”. Pas takimit, zoti Blinken foli me familjet e pengjeve që po demonstronin jashtë, të cilët mbanin shenja dhe hidhnin slogane për kthimin e pengjeve.

"Sjellja e të dashurve tuaj në shtëpi është në qendër të gjithçkaje që po përpiqemi të bëjmë", tha ai.

Hamasi besohet se ende mban rreth 100 pengje, së bashku me eshtrat e rreth 30 të tjerëve, pasi mori peng rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit në Izrael, ku militantët vranë 1200 persona. Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34,500 personave, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi.

Marrë nga VOA

shba blinken gaza lufta izrael-palestine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë