BOTA

Blinken i kërkon Izraelit të mbrojë punonjësit e organizatave humanitare

E.D Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 17:10

Blinken i kërkon Izraelit të mbrojë punonjësit e

GAZA- Izraeli mbrojti sulmin ndaj një shkolle të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të kthyer në strehë për të shpërngulurit palestinezë, në qendër të Gazës. Izraeli thotë se gjashtë punonjësit e organizatës humanitare të OKB-së që ishin mes 18 të vrarëve, ishin anëtarë të Hamasit. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se do të ngrejë çështjen e mbrojtjes së punonjësve të organizatave humanitare me Izraelin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara Sekretari Blinken gjithashtu e kritikoi Hamasin, që Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste, për "fshehjen" në vendet ku gjenden civilët.

Shkolla 'Al-Jawni' në Gazën qendrore është goditur disa herë nga sulmet ajrore izraelite që nga fillimi i përgjigjes ushtarake ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor. Sulmi i fundit, të mërkurën, vrau 18 njerëz.

OKB thotë se gjashtë nga të vrarët punonin për UNRWA, agjencinë e saj për refugjatët palestinezë, duke përfshirë edhe menaxherin e strehës. Rreth 12,000 njerëz janë strehuar në shkollë.

Izraeli mbrojti sulmin dhe tha se punonjësit e OKB-së ishin në fakt anëtarë të Hamasit.

“Kur një shkollë nuk është më shkollë, por bëhet qendër komandimi i Hamasit për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër trupave tona dhe kundër popullit tonë në Izrael, atëherë ai bëhet objektiv legjitim”, thotë David Mencer, zëdhënës i qeverisë izraelite.

OKB-ja as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon akuzën e Izraelit se të vrarët ishin anëtarë të Hamasit.

Gjatë vizitës në Poloni të enjten, Sekretari Antony Blinken bëri thirrje përsëri për një armëpushim dhe kritikoi të dyja palët.

“Zonat që shfrytëzohen për qëllime humanitare duhet mbrojtur. Kjo është diçka që ne vazhdojmë ta ngremë me Izraelin. Në të njejtën kohë ne vazhdojmë të shohim Hamasin duke u fshehur dhe duke përdorur këto vende për të kryer operacionet e tij”, tha sekretari Blinken.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht punonjësit e OKB-së se janë të lidhur me grupet militante në Gazë.

“Ne e kemi dëgjuar këtë më parë, por nuk kemi parë prova. Mbetet për t'u parë nëse zyrtarët amerikanë i kanë parë ato prova. Por ajo që dimë është se kishte mijëra njerëz që ishin strehuar në këtë shkollë. Ne e dimë se është shkolla e gjashtë që vihet në shënjestër që nga 1 tetori nga ushtria izraelite dhe e dimë gjithashtu se ka rregulla lufte”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ndërkohë, Turqia e fajëson Izraelin dhe njoftoi nisjen e hetimit të saj për vdekjen e Aysenur Ezgi Eygi-t, aktiviste turko-amerikane e cila u vra nga forcat izraelite javën e kaluar ndërsa protestonte në Bregun Perëndimor.

“Ne do të ndërmarrim çdo hap ligjor për të siguruar që gjaku i Aysenur Ezgi Eygi-t tonë të mos mbetet në tokë”, tha presidenti turk.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vazhduar për 11 muaj, pavarësisht trysnisë së Uashingtonit që palët të arrijnë një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Hamasi, grupi i përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara tha të mërkurën se është gati të zbatojë propozimin amerikan pa kushte të reja nga asnjëra palë.

Pikat kryesore përfshijnë kontrollin e korridorit të Filadelfit, një zonë e ngushtë toke në kufirin e Gazës me Egjiptin. Shtetet e Bashkuara thanë të shtunën se një propozim më i detajuar për armëpushim do të bëhet në ditët e ardhshme./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë