Antony Blinken
GAZA- Mes përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i dha fund vizitës në Lindjen e Mesme, duke u bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit të mbështesin planin, i cili, sipas tij, përfshin tëheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës. Ai nënvizoi se palët nuk kanë kohë për të humbur, ndërkohë që grupi militant Hezbollah goditi sot pjesën veriore të Izraelit, në Lartësitë Golan, me mbi 50 raketa, duke dëmtuar një numër banesash private.
Në mbyllje të vizitës së tij në Lindje të Mesme mes përpjekjeve diplomatike për arritjen e një armëpushimi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se për Uashingtonin pushtimi afatgjatë i Gazës nga Izraeli është i papranueshëm. Ai u bëri thirrje palëve që të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimin amerikan, duke theksuar se “nuk ka kohë për të humbur.”
“Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë asnjë pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli. Marrëveshja i bën të qarta afatet dhe vendet e tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Gaza. Izraeli është pajtuar me këtë plan”, tha ai.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara presin që bisedimet për armëpushimin të vazhdojnë gjatë kësaj jave.
Hamasi nuk e ka refuzuar planin amerikan, por një zyrtar i lartë i grupit militant akuzoi Shtetet e Bashkuara se po i nënshtrohen “kushteve të reja” të Izraelit, duke thënë se propozimi i tanishëm shënon kthim prapa. Ndërkohë, sipas mediave shtetërore izraelite, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve të martën se Izraeli nuk do të heqë dorë nga dy korridore në Rripin e Gazës, kusht ky kryesor i Hamasit.
Në përfundim të vizitës në Doha të Katarit, ndalesën e tij e fundit në turneun që përfshiu takime me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv dhe krerët egjiptianë në Kajro, Sekretari Blinken tha se përqëndrimi kryesor i ndërmjetësve gjatë ditëve në vijim është të sigurojnë mbështetjen e Hamasit për propozimin e armëpushimit.
“Gjatë ditëve në vijim do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta siguruar pëlqimin e Hamasit për propozimin dhe pastaj të sigurohemi që dyja palët të bien dakord për detajet e nevojshme të zbatimit, që do të hapin rrugën për të ecur përpara", deklaroi ai.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, zoti Blinken zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan mbi negociatat ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Turqia është përkrahëse e Hamasit dhe ka dënuar luftën e Izraelit në Gazë.
Ndërkohë të mërkurën grupi militant Hezbollah, i afërt me Iranin, goditi me mbi 50 raketa Lartësitë e Golanit, që gjenden nën kontrollin e Izraelit, duke dëmtuar një numër banesash private, sipas ekipeve të emergjencave.
Hezbollahu tha se kishte goditur me raketa në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi izraelit në Liban të martën mbrëma, që ka një të vdekur dhe 19 të plagosur. Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë, të nxitur nga sulmi i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite me 7 tetor, Izraeli dhe Hezbollahu, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, kanë shkëmbyer zjarr në baza ditore.
Zyrtarët izraelitë paralajmëruan këtë javë se ndërkohë që ushtria izraelite po shkon drejt përmbylljes së operacioneve në Rripin e Gazës, ajo po përqëndohet në pjesën veriore në kufi me Libanin, për t’u përballur me Hezbollahun./VOA
antony blinken
Artikuj te sugjeruar
I.A
BOTA
21 Gusht15:20
VOA: SPAK-u sekuestron mbi 200 mijë dollarë në llogaritë bankare të ish ministrit Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestro preventi...
n.f
BOTA
21 Gusht15:00
Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, mbështesin fuqishëm nënpresidenten Harris
Barack dhe Michelle Obama
SHBA-Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke th...
n.f
BOTA
21 Gusht14:56
Kurti bisedon me senatorin Chris Murphy për zhvillimet në Kosovë
Takimi
SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me senatorin amerikan Chris Murphy për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe p&eu...
M.B.
BOTA
21 Gusht14:28
Hovenier: Përkushtimi amerikan ndaj popullit të Kosovës, i palëkundur, por nuk vlen për çdo qeveri
Jeff Hovenier dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet ...
n.f
BOTA
21 Gusht14:12
Irani: Hakmarrja për vrasjen e Haniyehut mund të marrë kohë!
Haniyehu
IRAN- Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran më 31 korrik të Isamai...
n.f
BOTA
21 Gusht13:25
Talibanët ndalojnë hyrjen në Afganistan Të raportuesit të OKB-së
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Talibanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, Richard Ben...
n.f
BOTA
21 Gusht13:24
Deputetët rusë duan të ndalojnë përmbajtjet e Deutsche Welle në të gjitha platformat në vend
DW
RUSI- Deputetët rusë po bëjnë thirrje që Deutsche Welle të shpallet "e padëshirueshme", gjë që do të &...
n.f
BOTA
21 Gusht12:37
Ukraina shënjestron sistemet S-300 të Rusisë
Foto ilustruese
RUSI- Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rosto...
n.f
BOTA
21 Gusht12:33
Dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ligji për mediat në Kosovë
Foto ilustruese
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese komentet kundër Ligjit ...