BOTA

Bondi: Do të jem Prokurore e Përgjithshme e pavarur

E.D Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 15:16

Bondi: Do të jem Prokurore e Përgjithshme e pavarur

SHBA- Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme, u përball për dy ditë me pyetjet e senatorëve amerikanë. Kronika në vijim e korrespondentes së Zërit të Amerikës Katherine Gypson sjell qëndrimet e analistëve dhe dëshmitarëve gjatë seancës së konfirmimit në Senat mbi karakterin dhe integritetin e saj për të shërbyer në një nga postet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një seance që zgjati dy ditë në Kapitol, Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme u zotua se do të ishte e paanshme, nëse konfirmohej nga Senati.

“Ndasitë partiake dhe shfrytëzimi i drejtësisë për qëllime politike do të marrin fund. Amerika do të ketë një shkallë drejtësie për të gjithë”, tha zonja Bondi.

Ajo ka shërbyer më parë si prokurore e përgjithshme e Floridas, si lobiste dhe ka qënë për një kohë të gjatë këshilltare e zotit Trump.

“Tetë vjet si prokurore e përgjithshme e shtetit të tretë më të madh në vend është një përgatitje e shkëlqyer për rolin e prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha senatori republikan Chuck Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Drejtësinë.

Senatorët demokratë janë të shqetësuar se ajo do të përndjekë kundërshtarët politikë të zotit Trump.

“Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar jo vetëm të përdorë Departamentin e Drejtësisë për të avancuar interesat e tij politike, por dhe të kërkojë, siç ka thënë vetë ai, ndëshkimin e armikut nga brenda. Unë dua të di nëse ju do t'i thoni presidentit ‘jo’, nëse ju kërkohet të bëni diçka që është e gabuar, e paligjshme, apo antikushtetuese”, tha senatori i partisë demokratike Dick Durbin.

Zonja Bondi nuk përjashtoi hetimet ndaj kundërshtarëve të zotit Trump. Megjithatë, ajo siguroi senatorët se do të mbante qëndrim të paanashëm.

“Nuk do të punoja në një firmë avokatësh, apo si prokurore e përgjithshme (në Florida), nëse dikush do të më kërkonte të bëja diçka të padrejtë dhe unë të sillesha sikur e kam detyrim ta miratojë kërkesën”, tha e emëruara për postin e Prokurores së Përgjithshme, Pamela Bondi.

Një analiste i tha Zërit të Amerikës se zonja Bondi mund të vihet në pozitë të vështirë si prokurore e përgjithshme.

“Departamenti i Drejtësisë ka ruajtur historikisht një lloj pavarësie nga Shtëpia e Bardhë. Donald Trumpi nuk e vlerësonte këtë pavarësi. Ne e dimë këtë nga marrëdhënia që ai donte të kishte me ish Prokurorin e Përgjithshëm Barr dhe me të tjerët para tij; e dimë nga zhgënjimi që pati kur prokurorët e tij të përgjithshëm nuk e mbështetën”, thotë Claire Finkelstein nga Universiteti i Pensilvanisë.

Të enjten, gjatë seancës në Senat, dëshmitarët folën për karakterin e zonjës Bondi.

“Detyra e një prokurori është të ndjekë provat dhe ligjin pa frikë, apo favore. Pamela Bondi është prokurore me përvojë 20-vjeçare, që e kupton këtë. Edhe nëse ajo do të bënte diçka si prokurore e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara me të cilën unë nuk jam dakord, unë besoj se ajo gjithmonë do të respektojë ligjin. Ka disa çështje të rëndësishme ku unë dhe ajo jemi plotësisht dakord, siç është nevoja për të ndaluar hyrjen e drogës fentanil që është bërë deri më tani vrasësi më i madh brenda epidemisë së vazhdueshme të opioideve”, tha Dave Aronberg, ish ligjvënës shtetëror në Florida.

Një dëshmitare tjetër ngriti shqetësimin se përvoja e zonjës Bondi si lobiste e korporatave mund të rezultonte në konflikt interesi.

“Lista e saj e klientëve është e mbushur me klientë të diskutueshëm, disa prej të cilëve do të përfitojnë drejtpërdrejt nga fakti që ish-lobistja e tyre do të vihet në krye të Departamentit të Drejtësisë. Gjatë pesë viteve të fundit, ajo përfaqësoi 30 klientë nga korporatat e mëdha dhe kontraktorët e deri te një qeveri e huaj. Gjatë kohës së saj si prokurore e përgjithshme e Floridës, një hulumtim i fundit i gazetës ‘New York Times’ gjeti prova që dukej se demonstronin prirjen e saj të përgjithshme për të ndihmuar aleatët dhe lobistët e korporatave”, tha Lisa Gilbert, Presidente e organizatës joqeveritare 'Public Citizen’.

Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Bondi do të ishte gruaja e tretë që mban postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë