Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Profesori i universitetit, Xavier Crettiez, pranon se nuk i di emrat e vërtetë të shumë studentëve që ndjekin kursin e tij.
Kjo është diçka e padëgjuar në botën akademike, por puna e profesorit nuk është si ajo e një profesori të zakonshëm universiteti, pasi ai kontribuon në trajnimin e spiunëve të Francës.
Kampusi universitar është i rrethuar nga rrugë të ngarkuara, monotone dhe porta të mëdha metalike frikësuese, duke krijuar një atmosferë imponuese, një mjedis ideal për trajnimin e spiunëve.
Ajo që e dallon atë nga universitetet e tjera është diploma unike që ofron, e cila bashkon studentë të rinj, si dhe anëtarë aktivë të shërbimeve të inteligjencës franceze, zakonisht midis moshës 35 dhe 50 vjeç.
Programi quhet “Diplôme sur le Renseignement et les Menaces Globales”, që përkthehet si “Diplomë në Inteligjencë dhe Kërcënime Globale”, dhe u zhvillua nga universiteti në bashkëpunim me Academie du Renseignement, krahun arsimor të shërbimeve të inteligjencës franceze.
Trajnimi i spiunëve të rinj për qeverinë franceze
Pas sulmeve të vitit 2015 në Paris, qeveria e vendit nisi një fushatë të madhe rekrutimi për shërbimet e inteligjencës franceze.
Ajo i kërkoi Sciences Po, një nga universitetet më të mira të Francës, të krijonte një kurrikul të ri për të trajnuar spiunë të rinj potencialë dhe për të ofruar trajnime të vazhdueshme për agjentët ekzistues.

Kompanitë e mëdha franceze kanë treguar gjithashtu interes, si në regjistrimin e personelit të tyre të sigurisë në program, ashtu edhe në punësimin e shumë prej të diplomuarve më të rinj.
Programi i diplomës kërkon 120 orë mësimi gjatë katër muajve. Për studentët e jashtëm – spiunë dhe ata që janë në stazhe me kompani – kostoja është rreth 5,000 euro.
Qëllimi kryesor i programit është të trajnojë spiunë potencialë për të identifikuar dhe përballuar kërcënimet. Temat kryesore përfshijnë ekonominë e krimit të organizuar, mbledhjen e inteligjencës së biznesit dhe dhunën politike.
Një student theksoi se “për të ndjekur një nga kurset dhe për të folur me studentët, më duhej së pari të kaloja një kontroll sigurie nga shërbimet franceze të sigurisë”.
“Unë ofroj shërbime konsulence në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe e ndoqa kursin në mënyrë që të mund t’u ofroja vlerësime rreziku klientëve të mi atje”, tha një student 40-vjeçar i cili është bankier investimesh.
Zgjerim i madh i shërbimeve franceze të inteligjencës
Sipas profesorit Crettiez, i cili jep mësim radikalizimin politik, ka pasur një zgjerim të shërbimeve franceze të inteligjencës në vitet e fundit. Tani ka rreth 20,000 agjentë në atë që ai e quan “rrethi i brendshëm”.
Ky rreth përbëhet nga DGSE (Direction Générale de la Sécurité Extérieure, shërbimi i inteligjencës së jashtme franceze), i cili merret me çështjet e jashtme dhe është ekuivalenti francez i MI6 të Mbretërisë së Bashkuar ose CIA-s së SHBA-së. Dhe nga DGSI, i cili përqendrohet në kërcënimet brenda Francës, si MI5 e Mbretërisë së Bashkuar ose FBI-ja e SHBA-së.
“Ekzistojnë dy shërbimet kryesore të sigurisë, por edhe Tracfin, një agjenci inteligjence që specializohet në pastrimin e parave. Ajo merret me rritjen e aktivitetit mafioz, veçanërisht në jug të Francës, duke përfshirë korrupsionin në sektorin publik dhe privat, i cili kryesisht për shkak të fitimeve të mëdha nga tregtia e paligjshme e drogës”, thekson profesori.
Profesorët e universitetit përfshijnë një zyrtar të DGSE, një ish-ambasador francez në Libi, një zyrtar të lartë të Tracfin dhe një shef sigurie për një gjigant francez të energjisë.
Kompanitë e mëdha punësojnë studentë spiunë
Kompanitë e mëdha, veçanërisht në sektorët e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, por edhe kompanitë franceze të mallrave luksoze, janë gjithnjë e më të interesuara për punësimin e këtyre të diplomuarve, pasi ata përballen me kërcënime serioze në fushën e sigurisë kibernetike dhe spiunazhit.
Kohët e fundit, të diplomuar janë punësuar nga kompania franceze e telefonisë celulare Orange, gjigandi i hapësirës ajrore dhe mbrojtjes Thales, dhe LVHM, e cila zotëron gjithçka, nga Louis Vuitton dhe Dior deri te markat e shampanjës Dom Perignon dhe Krug.
Këtë vit akademik janë të regjistruar 28 studentë, nga të cilët gjashtë janë spiunë. Këta studentë janë të lehtë për t’u dalluar, pasi mblidhen larg pjesës tjetër të studentëve gjatë pushimeve dhe nuk duken veçanërisht të lumtur kur u afrohen.
Pa specifikuar rolin e tyre të saktë dhe me krahë të kryqëzuar, njëri pretendon se kursi konsiderohet një trampolinë e shpejtë për promovim nga zyra në terren, ndërsa një tjetër pretendon se fiton ide të reja në këtë mjedis akademik. Ata nënshkruan fletën e pjesëmarrjes për ditën vetëm me emrat e tyre të parë.
Për të ndjekur këtë kurs të veçantë, kërkohet shtetësia franceze, megjithatë, disa pranohen me shtetësi të dyfishtë./BBC
Debati për rolin e Francës në NATO është rindezur fuqishëm, pasi Clémence Guetté, nënkryetare e Asamblesë...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize demografike për shkak të rënies s...
Imazhet e kapura nga kamera janë mbresëlënëse dhe tregojnë anijen " Skopelitis" duke lundruar në mes të detit të trazuar...
Një skandal është bërë publik këtë të hënë, në lidhje me qentë endacakë në vendin ton&eu...
Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100,000 viza, duke përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individ&...
Ambasadori i SHBA-së në Izrael thotë se Uashingtoni nuk ka plane për të ndërhyrë në Iran. As Amerika dhe as Izraeli nuk...
Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokain&e...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Irani dëshironte të “negocionte” edhe pse sugjeroi që veprimi ush...
Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në...
Ekspertët dhe media teknologjike po lëshojnë një paralajmërim serioz në lidhje me sigurinë e iPhone, pasi të dhën...