Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ANGLI- Britania, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi, që do t’i paraqitet Uashingtonit, tha të dielën Kryeministri britanik Keir Starmer, ndërsa organizon një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar dhënien fund të luftës.
Kritikat e Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë të premten kanë hedhur hije mbi takimin e nivelit të lartë në Londër, por Kryeministri Starmer tha se vazhdon të jetë i përqendruar që takimi sotëm të shërbejë si një urë lidhëse për rikthimin e bisedimeve të paqes.
Ai tha se do të shfrytëzonte krisjen në negociata si një mundësi për t'u angazhuar përsëri me udhëheqësit Trump, Zelenskyy dhe Macron, në vend që të "përforconte retorikën".
“Tani kemi rënë dakord që Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Francën dhe ndoshta një ose dy vende të tjera, të punojnë me Ukrainën mbi një plan për të ndalur luftimet, dhe më pas do ta diskutojmë atë plan me Shtetet e Bashkuara”, tha Kryeministri Starmer për televizionin BBC.
Që nga e premtja, Kryeministri Starmer dhe Presidenti Macron kanë biseduar dy herë në telefon me Presidentin Trump.
Takimi i së dielës, një hap i rëndësishëm
Takimi i Londrës ka marrë një rëndësi më të madhe në përpjekjet për mbrojtjen e Ukrainës dhe kontinentit. Takimi i nivelit të lartë ka të ngjarë të përfshijë bisedime për krijimin e një force ushtarake evropiane që do të dërgohet në Ukrainë për të mbështetur një armëpushim të mundshëm.
Kryeministri Starmer tha se ai nuk i beson Presidentit rus Vladimir Putin, por i beson Presidentit Trump.
“A i besoj Donald Trumpit kur thotë se dëshiron paqe të qëndrueshme? Përgjigja për këtë është po”, tha ai.
Kryeministri Starmer tha se ka "diskutime intensive" për të marrë një garanci sigurie nga Uashingtoni, si një nga tre elementët për një paqe të qëndrueshme.
“Nëse do të ketë një marrëveshje, nëse do të ketë një ndalim të luftimeve, atëherë ajo marrëveshje duhet të mbrohet, sepse më e keqja e mundshme do të ishte një ndërprerje e përkohshme e luftimeve dhe më pas [Presidenti rus Vladimir] Putini të kthehej përsëri”, tha zoti Starmer.
“Kjo ka ndodhur në të kaluarën, mendoj se është një rrezik real, dhe kjo është arsyeja pse duhet të sigurohemi që nëse do të ketë një marrëveshje, ajo të jetë e qëndrueshme, jo një pauzë e përkohshme”, shtoi ai.
Takimi i nivelit të lartë në Lancaster House, një rezidencë elegante 200-vjeçare pranë Pallatit Buckingham, pason një fushatë takimesh javën e kaluar për t'u angazhuar me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe për ta vendosur Ukrainën në qendër të negociatave.
Takimi i nivelit të lartë do të përfshijë gjithashtu udhëheqës nga Franca, Gjermania, Danimarka, Italia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Kanadaja, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania. Në takim marrin pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shefi i politikës së jashtme turke dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian./VOA
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë fuqi masën e arrestit me paraburgim edhe për dy muaj ndaj Dragisha dhe Jo...
ANGLI- Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Sta...
SHBA- Tensionet ndërkombëtare janë rritur pas një përplasje të ashpër midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...
LONDËR- Disja nga liderët evropianë kanë mbërritur në Londër për të marrë pjesë në samitit e ...
BRITANI- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka shprehur sërish mbështetjen e Evropës për Ukrainën. Deklaratat e ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke e shpallur anglishten gjuhë zyrtare t...
foto ilustruese GJERMANI- Të gjithë janë të habitur me suksesin e partisë E Majta në zgjedhjet federale të...
pap francesku VATIKAN- Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përb...
protesta SHBA- Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas takimit të tensionuar që u zhvilluar mes ...
putin, trump RUSI- Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzo...