Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke e shpallur anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se kjo do të ndihmojë në sigurimin e një “shoqërie të bashkuar dhe kohezive”.
Kjo është hera e parë që SHBA-ja do të ketë një gjuhë zyrtare në nivel vendi, edhe pse rreth 30 shtete veçse kanë të përcaktuar gjuhën e tyre zyrtare.
“Nga themelimi i Republikës sonë, anglishtja është përdorur si gjuha jonë kombëtare”, tha Trump në urdhrin e publikuar më 1 mars.
“Dokumentet historike qeverisëse të kombit tonë, përfshirë Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën, që të gjitha janë të shkruara në gjuhën angleze. Prandaj, ka ardhur koha që gjuha angleze të shpallet gjuhë zyrtare e SHBA-së”.
“Një gjuhë e caktuar në nivel vendi është në thelb të një shoqërie të bashkuar dhe kohezive, dhe SHBA-ja forcohet nga një qytetari që mund të këmbejë lirshëm ide në një gjuhë të përbashkët”.
Disa aktivistë kanë shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin që mund të ketë kjo masë te personat që nuk flasin anglisht, veçmas në çështjet e imigracionit, procedurave të votimit dhe qasjes në ndihmë.
Ky vendim shfuqizon një urdhër të ish-presidentit Bill Clinton, që kërkonte nga agjencitë qeveritare dhe organizatat që merrnin fonde federale që të ofronin ndihmë gjuhësore për personat që nuk flasin anglisht.
Vendimi do t’i lejojë këto agjenci dhe organizata që të zgjedhin nëse duan të ofrojnë dokumente dhe shërbime në gjuhë të tjera.
Në urdhër thuhet se “krerët e agjencisë nuk janë të obliguar që të ndryshojnë, largojnë apo ndalojnë prodhimin e dokumenteve, produkteve apo shërbimeve të tjera të përgatitura apo të ofruara në gjuhë të tjera”.
Sipas ueb-faqes të Qeverisë amerikane, njerëzit në SHBA komunikojnë në më shumë se 350 gjuhë. Sipas Byrosë së Regjistrimit në SHBA gjuhët që fliten më së shumti, përveç anglishtes, janë gjuha spanjolle, ajo kineze, tagaloge, vietnameze dhe arabe. Po ashtu, disa gjuhë të amerikanëve autoktonë janë në mesin e gjuhëve që fliten në SHBA.
“Zotërimi i gjuhës angleze nuk hap vetëm dyer në aspektin ekonomik, por ndihmon banorët e rinj që të angazhohen në komunitetet e tyre, të marrin pjesë në traditat kombëtare dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, tha Trump.
“Ky urdhër njeh dhe kremton traditën e kamotshme të shumëgjuhësisë të qytetarëve amerikanë, të cilët e kanë mësuar anglishten dhe këtë traditë ia kanë përcjellë fëmijëve të tyre për brezat që do të vijnë”./REL
foto ilustruese GJERMANI- Të gjithë janë të habitur me suksesin e partisë E Majta në zgjedhjet federale të...
pap francesku VATIKAN- Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përb...
protesta SHBA- Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas takimit të tensionuar që u zhvilluar mes ...
putin, trump RUSI- Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzo...
foto ilustruese KOSOVË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rr...
donald trump SHBA- Përplasja diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit...
Foto ilustruese GJERMANI - Politika gjermane reagoi e tronditur pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë e dështimit të b...
Avioni NEW JERSY - Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që ...
Donald Trump SHBA - Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë gjatë jav&eu...
Takimi BRITANI - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përfunduar takimin e tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Gjatë t...