BOTA

Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit/ DW: Përpjekje për të eliminuar një kundërshtar politik

b.z Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 14:24
Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit/ DW: Përpjekje për
Ekrem Imamoglu

TURQI - Kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe kundërshtari i presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Ekrem Imamoglu, është lënë në paraburgim me dyshimin për korrupsion.

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, bazuar në kërkesën e prokurorisë së Stambollit, gjykata vendosi që 53-vjeçari të qëndrojë në paraburgim deri sa të nisë procesi gjyqësor. Përveç korrupsionit politikani i opozitës akuzohet edhe për vepra "terroriste”.

Politikani i CHP-së Imamoglu i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato si "fajësime dhe shpifje të paimagjinueshme".

Marrje e gjatë në pyetje ditën e shtunë

Mëngjesin e së shtunës Ekrem Imamoglu u mor në pyetje nga policia për pesë orë nën akuzën për "mbështetje të një organizate terroriste". Akuza lidhet me lidhjet e pretenduara të politikanit të CHP-së me Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Gjatë marrjes në pyetje nga policia politikani i opozitës tha se "akuzat e pamoralshme dhe të pabaza" kishin për qëllim cenimin  "e reputacionit" dhe "të besueshmërisë" së tij. Procesi kundër tij jo vetëm që ka dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Turqisë, por edhe ndjenjën e drejtësisë dhe të besimit të opinionit publik turk tek ekonomia, shtoi 53-vjeçari.

Pas marrjes në pyetje nga policia kryetari i bashkisë u dërgua të shtunën në mbrëmje në gjykatën e Stambollit për t'u marrë në pyetje nga prokurorët, tha një zëdhënës i bashkisë. Marrja në pyetje lidhej me akuzat për mbështetje të një organizate terroriste dhe për korrupsion.

Përpjekje për të eliminuar një kundërshtar politik

Kritikët e shohin arrestimin e Imamoglut si një përpjekje të qeverisë për të eliminuar njc kundërshtar politik të presidentit Erdogan dhe i konsiderojnë akuzat si të sajuara. Imamoglu planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale turke të vitit 2028. Partia e tij, Partia Socialdemokrate CHP, do ta shpallë atë si kandidat këtë të dielë.

Megjithatë Ekrem Imamoglu mund të jetë kandidat zyrtar për president vetëm nëse Komisioni Zgjedhor Turk YSK, i cili konsiderohet si pro-qeveritar, e konfirmon kandidaturën e tij. Por nëse hetimet për terrorizëm nuk janë ndërprerë deri në momentin e shqyrtimit të kandidaturës së tij nga komisioni, atehere kjo kandidaturë nuk ka gjasa të pranohet.

Përveç akuzave kandidatura e Ekrem Imamoglut rrezikohet edhe prej një veprimi tjetër: të martën atij iu revokua diploma e universitetit. Ky vendimi nuk është ende i formës së prerë. Diploma universitare është parakusht për të kandiduar për president në Turqi.

Protestat në shumë qytete turke

Protestat kundër arrestimit të Imamoglu vazhdojnë. Megjithë praninë masive të policisë, mijëra vetë dolën në rrugët e Stambollit të shtunën për të katërtën mbrëmje me radhë. Policia përdori plumba gome, granata trullosëse, apo gaz lotsjellës në përleshjet gjatë protestave, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Protestat masive pati edhe në kryeqytetin turk, Ankara, dhe në qytetin perëndimor të Izmirit. Në Ankara policia përdori pompa uji për të zmbrapsur demonstruesit. Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia bllokoi një marshim proteste të studentëve drejt zyrave lokale të AKP-së.

Sipas qeverisë turke gjatë protestave u arrestuan sërish qindra vetë. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se u arrestuan 323 vetë. "Asnjë përpjekje për të rrezikuar rendin publik nuk do të tolerohet”, tha ministri./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë