BOTA

Burimet amerikane të zbulimit: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale

M.B. Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 15:57

Burimet amerikane të zbulimit: Rusia po përdor inteligjencën

SHBA– Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane se cilado fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjeve të tyre më të gjera për të përforcuar kandidaturën e republikanit Donald Trump ndaj demokrates Kamala Harris, deklaroi të hënën një zyrtar amerikan i zbulimit. Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI), i cili foli me kusht që të mos identifikoje me emër, i bëri këto komente gjatë një takimi informues me gazetarë rreth përdorimit të pretenduar të inteligjencës artificiale nga Rusia dhe shtetet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përmbajtja e prodhuar nga Moska duke përdorur inteligjencën artificiale “përputhet me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të përforcuar kandidaturën e ish Presidentit Trump dhe për të denigruar Nënpresidenten Harris dhe Partinë Demokrate, përfshirë përmes teorive konspirative”, tha ai.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar këto deklarata. Në të kaluarën Rusia ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane. Përdorimi i inteligjencës artificiale për të prodhuar përmbajtje bazohet në të dhënat paraprake për të vepruar. Në këtë formë, ajo krijon përmbajtje të re në formë teksti të shkruar, fotografish dhe video-incizime që duket sikur të jenë krijuar nga njerëzit.

Zyrtari i ODNI-së tha se Rusia ka prodhuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit se cilido shtet tjetër, por nuk dha ndonjë shifër për sasinë e përmbajtjes së prodhuar nga inteligjenca artificiale. Ai tha se Rusia është një aktor shumë më i sofistikuar dhe se e kupton shumë më mirë procesin e zgjedhjeve amerikane dhe objektivat e caktuar.

I pyetur se si Rusia po shpërndan përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale, zyrtari e mori si shembull njoftimin e 9 korrikut të Departamentit të Drejtësisë për shpartallimin e një operacioni që pretendohet se kishte mbështetjen e Moskës, i cili përdori llogari të rrjeteve sociale të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për të shpërndarë mesazhe pro-Kremlin në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu.

Zyrtari tha se “aktorët rusë të ndikimit” inskenuan një video-regjistrim mbi të cilën u raportua shumë, në të cilën një grua pretendon se ishte viktimë e një aksidenti të shkaktuar nga zonja Harris, e cila pasi e kishte goditur kishte braktisur vendin e ngjarjes. Video-incizimi, megjithatë, ishte i inskenuar dhe jo i prodhuar nga inteligjenca artificiale, tha ai. ‘Microsoft’ njoftoi javën e kaluar se hulumtimet e tyre treguan që ky video-incizim ishte vepër e një operacioni rus të dezinformimit.

Kina ka përdorur përmbajtje të krijuar përmes inteligjencës artificiale në përpjekje për të ndikuar tek imazhi i saj në botë, por jo për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve amerikane, tha zyrtari.

“Kina po përdor inteligjencën artificiale si pjesë të operacioneve më të gjera që synojnë t’u japin formë qëndrimeve botërore për Kinën dhe për të zmadhojë çështjet përçarëse në politikën amerikane”, tha zyrtari. “Ende nuk po shohim se Kina po përdor inteligjencën artificiale për ndonjë operacion të veçantë që ka për objektiv rezultatin zgjedhor amerikan.”

Aktorët iranianë të ndikimit kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar postime në rrjetet sociale dhe “për të shkruar artikuj gazetash të jo autentike për faqe interneti që pretendojnë se janë faqe të vërteta interneti të lajmeve”, tha zyrtari.

Përmbajtjet e krijuara nga aktorët iranianë janë në gjuhën angleze dhe spanjolle. Ato kishin për objektiv votuesit amerikanë “në gjithë spektrin politik për çështje polarizuese” siç janë Izraeli dhe konflikti në Gazë dhe rreth kandidatëve presidencialë, tha zyrtari. Misioni iranian në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Irani në të kaluarën ka mohuar pretendimet se po ndërhyn në zgjedhjet amerikane./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë