BOTA

Zelensky në SHBA, takime me drejtues shtetesh dhe kompani amerikane

M.B. Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 15:34

Zelensky në SHBA, takime me drejtues shtetesh dhe kompani amerikane

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ka takuar drejtuesit e disa kompanive të mëdha amerikane me të cilët ka biseduar për çështjen më urgjente të vendit të tij, nevojat për energji. Presidenti ukrainas gjithashtu ka takuar drejtues shtetesh, ndërsa më vonë gjatë javës pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të prezantuar "planin e tij të fitores"

Presidenti i Ukrainës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka mbajtur takime të veçanta me drejtuesit e Indisë, Gjermanisë dhe Japonisë. Zelensky gjithashtu iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kërkuar paqe për të ardhmen e vendit të tij.

“Putini ka vjedhur shumë tashmë, por ai kurrë nuk do të vjedhë të ardhmen e botës. Tashmë po përgatitemi për takimin e dytë të nivelit të lartë, duke ecur përpara me partnerët tanë, hap pas hapi, sipas formulës së paqes. Ne po përgatisim një dokument për ta prezantuar në këtë takim. Ftoj të gjithë drejtuesit, kombet të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të drejtë dhe paqësore”, tha zoti Zelensky.

Pas takimit të tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Presidenti Zelensky theksoi nevojën për unitet e arritjen e asaj që e cilësoi "paqe e drejtë". Presidenti Zelensky gjithashtu vuri në dukje lidhjet në zhvillim të Ukrainës me Indinë, pas takimit me kryeministrin Narendra Modi. Pavarësisht lidhjeve të ngrohta të Indisë me Rusinë, ajo ka lejuar devijimin e predhave të artilerisë drejt Ukrainës nga klientët evropianë. Presidenti i Ukrainës u takua dhe me përfaqësues të bizneseve amerikane të martën, përfshirë ato që merren me energji të rinovueshme.

“Duhet të përgatitemi për sezonin kur na nevojitet ngrohja dhe kjo është dobësia jonë. Rrjeti i energjisë është nën sulme çdo ditë”, tha zoti Zelenskiy gjatë takimit.

Sulmet e vazhdueshme ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të kapaciteteve energjetike ukrainase. Në sezonin e dimrit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ka rrezik që Ukraina të mund të mbulojë vetëm rreth një të tretën e kërkesës për konsum.

“Ndërsa i afrohemi dimrit ne mund të humbasim njerëzit. Është e kuptueshme nëse duan të ikin nga Ukraina. Sfida më e madhe është çfarë të bëni kur nuk keni energji elektrike. Tjetër gjë është gjatë verës, por çështja komplikohet ndërsa i afrohemi dimrit. Nuk ka të bëjë vetëm me energjinë elektrike, por për mungesë të ngrohjes. Gjithçka që mundëson të jetuarit ndikohet nga kjo”, tha zoti Zelensky.

Presidenti Zelensky do të udhëtojë gjatë javës në Uashington për të paraqitur "planin e tij të fitores" dhe për të ndikuar në politikën e Shtëpisë së Bardhë mbi luftën, e cila përfshin kërkesën Kievit për të përdorur armët e siguruara nga perëndimi për të goditur objektivat më thellë brenda Rusisë. Zelensky ka thënë se Kievi do të bashkëpunojë me Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Të hënën, kandidati republikan për president Donald Trump, i cili gjatë debatit televiziv me Nënpresidenten Kamala Harris tha se do t'i japë fund luftës brenda disa ditësh nëse zgjidhet, pretendoi, pa ofruar prova, se Presidenti Zelensky donte që demokratët të fitonin në nëntor. Zyra presidenciale në Kiev nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por Presidenti Zelensky ka thënë më parë se është i gatshëm të punojë me këdo që fiton zgjedhjet. Agresioni rus në Ukrainë, filloi në shkurt të vitit 2022 dhe ka vrarë mijëra njerëz, ka detyruar miliona të tjerë të largohen dhe ka kthyer qytetet dhe fshatrat e Ukrainës në rrënoja./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë