BOTA

Cila është rëndësia e tij? Rusia pushton qytetin ukrainas Vuhledar pas dy vitesh rezistencë

r.ll Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 17:11
Cila është rëndësia e tij? Rusia pushton qytetin ukrainas
qyteti

RUSI- Trupat ruse duket se kanë marrë nën kontroll qytetin lindor të Ukrainës, Vuhledar, i ndodhur në majë të një kodre me rëndësi taktike. Forcat ukrainase u kishin rezistuar sulmeve intensive në Vuhledar që kur Rusia nisi agresionin e saj në vitin 2022. Përparimi i forcave të Moskës, të cilat kontrollojnë rreth një të pestën e Ukrainës, ka nënvizuar epërsinë e madhe të Rusisë në njerëz dhe pajisje, ndërsa Ukraina kërkon më shumë armë nga aleatët perëndimorë. Analistët megjithatë thonë se humbja e një beteje nuk nënkupton që Ukraina nuk do të jetë në gjendje të fitojë luftën.

Komanda ushtarake lindore e Ukrainës tha se kishte urdhëruar tërheqjen nga qyteti me rëndësi strategjike për të shmangur rrethimin nga trupat ruse dhe për të “ruajtur personelin dhe pajisjet ushtarake”.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për të siguruar tërheqjen taktike të këmbësorisë, por po përballemi me sulme të vazhdueshme. Situata është jashtëzakonisht e vështirë”, thotë Andriy Nazarenko Komandanti i Batalionit të Dronëve të Brigadës së 72-të Mekanike të ushtrisë ukrainase.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi Vuhledarin në raportin e saj të përditshëm të fushëbetejës. Kanalet ruse në  aplikacionin Telegram publikuan video të trupave duke valëvitur flamurin rus mbi ndërtesat e shkatërruara.

Qyteti, i cili kishte një popullsi prej mbi 14,000 banorësh para luftës, me ndërtesa banimi të epokës sovjetike, është shkatërruar.

Asnjëra palë nuk konfirmon humbje dhe të dy shtetet zakonisht thonë se pala kundërshtare kishte paguar një çmim të lartë njerëzor në betejën për qytetin.

“Tërheqja nuk është çështje ditësh apo javësh, por çështje orësh. Tërheqja do të ndodhë së shpejti pasi ukrainasit nuk do të mund ta mbajnë Vuhledarin në këto rrethana”, tha Oleksander Kovalenko, analist ushtarak.

Gazeta ‘Moskovsky Komsomolets’ njoftoi më pas se forcat e fundit ukrainase e kishin braktisur qytetin të martën në mbrëmje.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se qëllimi kryesor taktik i Rusisë është të marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit duke përfshirë provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën juglindore.

Rusia kontrollon rreth 80% të Donbasit.

Pavarësisht humbjes së Vuhledarit, zëvendësdrejtoresha e programit për Rusinë në organizatën britanike ‘Chatham House’, Orysia Lutsevich thotë se avancimi rus në fushëbetejë është shumë i ngadalshëm dhe se Ukrainasit gjithashtu kanë shënuar një sukses të madh kur morën nën kontroll mbi 1 mijë kilometra katror të territorit rus Kursk.

“Një betejë e humbur nuk do të thotë se lufta është e humbur/ Ukrainasit kanë marrë një pjesë të madhe të territorit rus nën kontroll. Është e vërtetë që kjo nuk ka ndikuar për ndryshimin e gjendjes në rajonin e Donbasit, por kjo mund të ketë ndaluar përparimin e trupave ruse në rajonin Sumy. Duhet ta shohim situatën në përgjithësi, jo vetëm nga këndvështrimi i një pjese të frontit”, thotë zonja Lutsevich.

Ajo shton se Kremlini, i cili e ka injoruar inkursionin ukrainas brenda Rusisë, do ta shfrytëzojë kapjen e Vuhledarit për të rritur moralin brenda vendit si dhe për të shtuar dezinformimin.

“Ne padyshim do të shohim një rritje të dezinformimit rus drejt perëndimit. Ata do të thonë ‘shihni ndihma ushtarake perëndimore është e kotë pasi Rusia megjithatë po fiton’. Mendoj se vështirësia me të cilën përballet Ukraina është ndihma perëndimore që po vjen me vonesë siç e shohim edhe me kërkesën e ukrainasve për t’u lejuar të kryejnë sulme me armë me rreze të gjatë”, thotë analistja Orysia Lutsevich.

Kontrolli mbi Vuhledarin, i cili shtrihet në kryqëzimin e fushëbetejës lindore dhe jugore megjithatë është i rëndësishëm për faktin se gjendet pranë një linje hekurudhore që lidh Gadishullin e Krimesë tanimë të pushtuar me rajonin e Donbasit.

OPERACIONI I VRULLSHËM RUS QË MORI VUHLEDAR-IN

Që kur Rusia dërgoi ushtrinë e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, lufta kryesisht është bërë përmes goditjeve të artilerisë dhe dronëve përgjatë një fronti shumë të fortifikuar prej 1000 km.

Por në muajin gusht, fushëbeteja u bë shumë më dinamike: Ukraina shpërtheu kufirin rus në rajonin Kursk duke marrë nën kontroll një pjesë të territorit të Rusisë. Trupat ruse në anën tjetër filluan të përparojnë më shpejt se më parë në Ukrainën lindore.

Forcat ruse kanë përparuar drejt perëndimit në pika kyçe përgjatë rreth 150 kilometrave të frontit në rajonin e Donetsk-ut.

Rusia ka përdorur taktika për të kapur dhe më pas shtrënguar bastionet ukrainase. Pamjet nga zona treguan bombardime intensive të qytetit me artileri dhe bomba.

Kontrolli i Vuhledarit, i cili shtrihet në kryqëzimin e fushëbetejës lindore dhe jugore, është i rëndësishëm sepse do të lehtësojë përparimin e Rusisë ndërsa përpiqet të depërtojë më thellë pas linjave mbrojtëse të Ukrainës.

Blogerët rusë thanë se Rusia tani mund të përpiqet të përparojë drejt Velyka Novosilkas, mbi 30 km më në perëndim.

Forcat ruse aktualisht kontrollojnë 98.5% të rajonit të Luhanskut dhe 60% të rajonit të Donetskut./VOA

vuhledar lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë