BOTA

Cilat shtete e kanë bllokuar Tiktok-un në vendet e tyre?

n.f Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 08:16
Cilat shtete e kanë bllokuar Tiktok-un në vendet e tyre?
Foto ilustruese

SHBA- SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës Tiktok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as të parat. Në fakt, edhe vetë Kina e ka limituar platformën mjaft të përhapur të videove të shkurtra.

Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i kërkon kompanisë kineze Tiktok të lejojë kontrollimin e të dhënave të amerikanëve nga një kompani vendase, gjë për të cilën kanë një afat nëntë-mujor; në rast të kundërt platforma do të bllokohet në mbarë vendin.

Arsyeja? Kompania "byte dance” është e influencuar nga qeveria kineze dhe senati i trembet mundësisë reale që Byte Dance t'i japë regjimit të dhëna sensitive të qytetarëve amerikanë. Kompania fuqimisht e mohon përzjerjen e saj me regjimin në Pekin, por ligji i sipërpërmendur është firmosur tani nga presidenti Biden.

Ndërsa në Europë ka një perspektivë tjetër mbi arsyet se përse duhet limituar platforma: Diskutimi këtu është mbi efektet negative që ka kjo platformë dhe mbi varësinë e dëmet e tjera psikologjike që shkakton, veçanërisht tek më të rinjtë.

Si rrjedhojë në BE janë hequr tipare të platformës, përshembull funksioni "Spinoff”në Tiktok light mes të cilit përdoruesit fitonin karta për blerjen e produkteve reale nëse videot e tyre klikoheshin shumë.

Vendet që kanë bllokuar përfundimisht Tiktok-un

Fqinji i Kinës, India, ishte vendi i parë që e mbylli përfundimisht platformën së bashku me rreth 60 aplikacione të tjera të prodhuara në Kinë. Shtysë e parë për këtë u bë një konflikt ushtarak mes vendeve në zonën e Himalajeve. Mbyllja e plotë e aplikacionit qendron që në 2020, dhe motivi është siguria e të dhënave personale të qytetarëve indianë.

Vendet ku Tiktok është i ndaluar

Arsyet morale ishin motivi për bllokimin total të Tiktok në Afganistan në vitin 2022, një vit pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit. As qytetarët e Iranit nuk mund ta përdorin aplikacionin.

Në Iran thonë se Tiktok ka bllokuar IP-të iraniane, por në fakt Irani ka bllokuar thuajse të gjitha platformat e rrjeteve sociale; si YouTube, X, Instagram, facebook dhe Telegram. Tiktok-u është bllokuar për arsye të ngjashme edhe nga qeveritë e Kirgistanit, Uzbekistanit, Nepalit dhe Somalisë.

Vendet ku Tiktok është pjesërisht i limituar

Thuajse të gjitha shtetet ku Tiktok është i limituar thonë, se e bëjnë këtë për të mbrojtur shtetasit e tyre; si nga abuzimi me të dhënat, lajmet e rreme  dhe propaganda, edhe nga pasojat psikologjike që vijnë për shkak të varësisë.

Ndaj jo të gjitha vendet e ndalojnë plotësisht aplikacionin. Pakistani për shembull, e ka bllokuar disa herë përkohësisht programin për përmbajtje fyese, dhe më pas, kur kompania ka riorganizuar filtrat, aplikacioni është lejuar sërish.

Në Rusi p.sh. përmbajtje e papërshtatshme është çdo video që mund të pasqyrojë pushtimin e Ukrainës në një këndvështrim tjetër nga ai i Kremlinit. Ndërsa në Kinë, aplikacioni është i bllokuar në pajisje celulare që s'janë prodhim kinez, në mënyrë që të përdoret vetëm versioni i lejuar në vend. Edhe shtete të tjera e kanë bllokuar përkohësisht Tiktok-un, si për shembull Azerbaixhani më 2020, kur konflikti me Armeninë arriti kulmin; apo Senegali në 2023, fill pas arrestimit të politikanit opozitar Ousmane Sonko.

Marrë nga DW

tiktok ndalim be shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë