BOTA

Mes protestave, parlamenti i Gjeorgjisë miraton projektligjin për “agjentët e huaj”

E.D Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 22:50
Mes protestave, parlamenti i Gjeorgjisë miraton projektligjin për
foto ilustruese

GJEORGJI- Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për "agjentët e huaj" që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe paralajmërime nga Brukseli se ai do t'i dëmtojë shpresat e Gjeorgjisë për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ligjvënësit në Gjeorgji votuan me 83 vota pro dhe 23 kundër projektligjit në lexim të dytë, pas një debati të ashpër që përfshiu përjashtimin e katër deputetëve të opozitës dhe një përleshje midis anëtarëve që përfaqësojnë opozitën dhe partitë e shumicës.

Ndërkohë, jashtë parlamentit, zyrtarë policorë filluan të shpërndanin një protestë të thirrur nga kundërshtuesit e projektligjit, duke përdorur plumba gome, gaz lotsjellës, sprej piper dhe topa uji.

Disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë pamje të protestuesve të lënduar teksa ata marrin ndihmën e parë nga protestuesit e tjerë apo mjekët ndihmës.

Incidentet pasuan përleshjet e mëhershme midis policisë dhe demonstruesve mbi projektligjin për agjentët e huaj, i konsideruar nga shumë njerëz si pasqyrim i një ligji të përdorur nga qeveria ruse për të mbytur disidencën në atë vend.

Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët dhe të mos tentojnë ta piketojnë parlamentin. Por, në deklaratë thuhet gjithashtu se njerëzit do të kenë një mundësi të protestojnë në rrugë në pjesën e përparme dhe të pasme të ndërtesës.

Në orët e vona të 30 prillit, forcat gjeorgjiane të sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë mijëra protestues.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përmes një postimi në X, të njohur më parë si Twitter, tha se përdorimi i forcës është i papranueshëm në protestat që i cilësoi "paqësore".

"Gjeorgjia është një vend kandidat për [anëtarësim] në BE, unë u bëj thirrje autoriteteve të saj të sigurojnë të drejtën për tubim paqësor", shkroi Borrell.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha më 1 maj se 63 persona u arrestuan dhe gjashtë policë u plagosën. Nuk dihet se sa protestues janë lënduar.

Ligjvënësit Aleko Elisashvili dhe Levan Khabeishvili u plagosën gjatë përleshjeve, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Aleksandre Darakhvelidze.

Khabeishvili, kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare (UNM), u dërgua në spital dhe fotografitë tregojnë se ai kishte mavijosje dhe prerje në kokë dhe në bust. UNM-ja tha se ai ishte "rrëmbyer" nga policia dhe pretendoi se ai "po ndihmonte një qytetar të plagosur" kur u ndalua.

Një gazetar i shërbimit gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë raportoi dy incidente në të cilat një individ i maskuar goditi me grushte në fytyrë protestuesit.

Kjo ishte protesta më e fundit e një serie protestash masive gjatë dy javëve të fundit kundër legjislacionit të paraqitur nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane.

Kritikët e quajnë projektligjin “ligji rus” dhe presidentja Salome Zurabishvili, që është distancuar nga politikat e partisë në pushtet, ka premtuar se do të përdorë veton e saj ndaj këtij projektligji nëse ai miratohet zyrtarisht në një lexim të tretë, siç pritet.

Levan Ioseliani, avokati i popullit i Gjeorgjisë, tha se kishte raportime për përdorim të tepërt të forcës nga oficerët e zbatimit të ligjit që qarkullonin në rrjete sociale dhe u bëri thirrje protestuesve “të mos shkojnë përtej tubimit paqësor”.

Ioseliani paralajmëroi se përdorimi i çdo lloj force apo mjeti special nga oficerët e zbatimit të ligjit “duhet të plotësojë testin e rreptë të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit”. Nuk lejohet përdorimi i sprejit të piperit drejt fytyrës, tha ai, duke shtuar se përdorimi i ndonjë mjeti të veçantë duhet të paraprihet me një paralajmërim.

Më 30 prill, kolektivi ndërkombëtar i hakerëve Anonymous shprehu mbështetje për protestuesit dhe paralajmëroi policinë gjeorgjiane se “sulmimi i protestuesve do të rezultojë në lëshimin e informacionit për të gjithë zyrtarët tuaj të qeverisë”.

Në një postim në X, që më parë njihej si Twitter, grupi kërcënoi se do të hakonte dhe lëshonte bazat e të dhënave dhe e-mail, duke thënë “ky është paralajmërimi i parë dhe i vetëm”./REL

parlamenti i gjeorgjisë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë