BOTA

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”, qytetarët në Kosovë: Çmimet e ushqimeve të papërballueshme

b.z Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 15:14

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”, qytetarët

KOSOVË - “Prapë janë rritur çmimet...”, thotë Hysen Sylejmani, teksa shëtit nga tezga në tezgë në Tregun e Gjelbër të Prishtinës. “Shumë herë dal në treg për t’u furnizuar me produkte ushqimore, por kthehem në shtëpi me duar në xhepa”, thotë pensionisti rreth 80 vjeç. Radio Evropa e Lirë bisedoi me të mëngjesin e së mërkurës, kur në njërën dorë mbante disa kilogramë miell, e në tjetrën pak litra qumësht.

“Më duhet të blej edhe disa pemë e perime - domate, tranguj, por nuk e di...”, thotë ai dhe prapë kthen shikimin nga tezgat. Pohimet e Sylejmanit i mbështesin edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Të fundit - për muajin mars - tregojnë se çmimet e konsumit janë më të larta për 2.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vetëm prodhimet bujqësore, ndërkaq, janë më të shtrenjta për 5.3 për qind. Çmimet, megjithatë, duket se ndryshojnë dukshëm varësisht lokacionit dhe dyqanit ku shiten produktet. Në Prishtinë, ekipi i REL-it vërejti çmime të ndryshme të produkteve të njëjta në disa raste - më të larta në dyqane, më të lira në treg.

Në Tregun e Gjelbër, një kilogram domate mund të blihej me 1 euro, ndërsa në disa dyqane të kryeqytetit çmimi i tyre shkonte deri në 2.15 euro. Te specat, dallimi ishte nga 1.30 euro në treg në mbi 3 euro në dyqane, ndërsa te qepët nga 0.50 euro në 1 euro. Këtë dallim thotë se e ka vërejtur edhe Elvane Berisha, e cila po furnizohej në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, larg lagjes ku jeton. “Unë jetoj në Breg të Diellit. Në dyqane çmimet janë katastrofë, dy-tre fish më të larta”, thotë ajo.

Pensionistja 67-vjeçare thotë se është me fat që e ndihmojnë fëmijët, sepse me pensionin që merr - 260 euro në muaj - druan se nuk do t’ia dilte. Radio Evropa e Lirë pyeti kompanitë tregtare: Interex, Viva Fresh dhe ETC - të cilat kanë dyqane në qytete të ndryshme të Kosovës - se përse produktet bujqësore që i shesin, kanë çmime disa fish më të shtrenjta se në treg, por asnjëra prej tyre nuk u përgjigj. “Asnjë ditë, asnjë mall nuk e ka çmimin e njëjtë”, thotë, në anën tjetër, Bukurija.

“Nuk e di se qysh po ia dal”, thotë ajo, duke treguar se jeton me ndihmë sociale prej 150 eurosh në muaj. Në treg thotë se nuk shkon, sepse i duhet të paguajë edhe për transport. Furnizimet i bën në dyqane kur, siç thotë, ka aksione, apo lirim çmimesh. “Askujt nuk i intereson për neve që jetojmë me më pak të ardhura. A duhet dikush t’i ndalë këto rritje çmimesh?”, pyet ajo. Për mundësinë e krijimit të ndonjë mekanizmi që kontrollon rritjen e çmimeve, Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës, por nuk mori përgjigje.

Më herët, zyrtarë të saj kanë thënë se Kosova ka ekonomi të lirë të tregut dhe se institucionet e saj nuk mund ta kontrollojnë lëvizjen e çmimeve. Me këtë nuk pajtohet Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Kuvendin e Kosovës, i cili vjen nga radhët e opozitës. Ai thotë se Qeveria duhet të krijojë mekanizma që e monitorojnë dhe menaxhojnë “lëvizjen e pakontrolluar” të çmimeve në tregun e Kosovës.

“Qeveria është pothuajse jashtë lojës sa i përket intervenimit në situata të tilla, ku variacionet e çmimeve të produkteve bazë, por edhe të produkteve tjera kanë lëvizje të pakontrolluar në tregun tonë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë. Për eliminimin e efekteve të rritjes së çmimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtistë e Kosovës (MINT) hartoi në vitin 2022 Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili po atë vit u miratua edhe në Kuvendin e Kosovës.

Por, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, kjo ministri kujton se ligji u dërgua ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese, e cila në fund të vitit të kaluar e shpalli të pavlefshëm, pasi, siç tha, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. MINT nuk tregoi nëse është në proces të ndërmarrjes së ndonjë mase tjetër.

“Rritje artificiale”

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Ismet Mulaj, e quan artificiale rritjen e çmimeve. Sipas tij, atë e bëjnë fillimisht tregtarët importues, ndërsa çmimet e produkteve vendore, më pas, sinkronizohen me ato të produkteve të importuara. Kosova importon shumicën e produkteve nga jashtë - nga ato ushqimore deri te tekstili e materiali ndërtues. Për Mulajn është “absurde” rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore në kohën kur në treg kanë dalë prodhime nga fushat e Kosovës.

“... pra, prodhuesi vendor nuk po u ik çmimeve të importeve”, sipas tij. Shaban Bislimi, i cili tash e gati 30 vjet shet perime në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se çmimet e produkteve varen nga “tregtarët e mëdhenj”, por nuk tregon se për kë konkretisht e ka fjalën. “Ata e importojnë mallin dhe ne e blejmë”, thotë Bislimi dhe shton se nga malli i blerë, fiton 10-15% të shumës.

Pikërisht këta tregtarë, që i përmend ai, Mulaj thotë se duhet të monitorohen nga institucionet kompetente. “Nëse ka deformim të çmimeve, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e ka për detyrë të shohë se kush janë tregtarët që i sjellin këto produkte. Pse po rriten çmimet në këtë kohë? Dogana i ka të dhënat se kush janë katër apo pesë tregtarët që importojnë më së shumti produkte bujqësore nga rajoni dhe më gjerë...”, thotë Mulaj.

Duke iu përgjigjur interesimit të REL-it, Autoriteti i Konkurrencës thotë se nuk e ka në mandat t’i rregullojë çmimet e ndonjë produkti apo shërbimi. “Autoriteti reagon në ato raste kur ndërmarrjet veprojnë në mënyrë të koordinuar, [për të parë] nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre”, thuhet në përgjigje.

Aty, po ashtu, theksohet se në këtë kontekst do të monitorohet edhe situata në tregun e produkteve të importuara dhe, në rast të parregullsive, do të ketë “reagime sipas detyrës zyrtare”. Inspektorati i Tregut nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për këtë temë. Rritja e çmimeve në Kosovë mori hov nga viti 2022. Si gjetiu në botë, inflacioni filloi të rritej pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurt të atij viti. Ndërkohë, inflacioni ra, por jo edhe çmimet. Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.“Shpesh dal të blej në treg, por shpesh nuk më mjaftojnë paratë”, thotë Sylejmani, i cili pensionin e ka 100 euro./REL

ushqime kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë