Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “të mos ta ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar”. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin “asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këto momente”.
“Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani, rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.
DASH-i i bën thirrje qeverisë së Kosovës të mos ta ndërmarrë këtë veprim që e konsideron si “të pakoordinuar dhe të njëanshëm”. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë që ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Ky është një pozicion që ne e ndajmë me partnerët tanë të Kuintit – Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar – si dhe me BE-në dhe NATO-n. Dhe është një qëndrim që e kemi bërë shumë të qartë, si publikisht ashtu edhe privatisht”, vazhdon deklarata e zëdhënësit.
Departamenti i Shtetit thotë se objektivi i Shteteve të Bashkuara është që të punojnë me qeverinë e Kosovës për të krijuar kushtet në të cilat ura të mund të hapet për qarkullimin e automjeteve.
“Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, përfundon deklarata.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot gjatë një mbledhjeje të qeverisë se hapja e urës nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë, hapja e urës nuk është kundër askujt”, tha ai.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të këtij qyteti.
Diplomacia perëndimore ka theksuar vazhdimisht që kur qeveria e Kosovës shprehu synimin për hapjen e urës se nuk është momenti I duhur për një gjë të tillë. Kryeministri Kurti ka këmbëngulur se hapja e urës do t’i shërbente lëvizjes së lirë./ VOA
Foto ilustruese KONGO- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur të mërkurën linë e majmunëve si e...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka thënë të mërkurën se kërkesa e Serbisë p...
Takimi MOSKË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, është takuar të mërkurën në Moskë me...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitjes në pushtet në Afganistan p&eum...
Kamala Harris SHBA- Kritikët e Nënpresidentes Kamala Harris po përdorin përkatësinë e saj gjinore si kartë kundër s...
SPANJË- Një varkë dhjetë metra e gjatë u dogj plotësisht në brigjet e Majorkës, ndërsa pasagjerët shpët...
Foto ilustruese KOSOVË- Pas 35 vjetëve në Zvicër, Zekrija Ramushi vendosi të kthehej në Kosovë për më shum&eum...
SHBA- Sipas një sondazhi të ri, Kamala Harris po kryeson ndaj Donald Trump në pesë shtete, që konsiderohen si kyçe për zg...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial për zgjedhjet amerikane, Donald Trump tha se do të largohet nga Amerika ...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë natës dhe të mërkurën, sip...