“Isha i prekur deri në lot nga vrasja e Charlie Kirk, edhe pse nuk ndaja pikëpamjet e tij. Por më shqetëson gjuha e përdorur nga presidenti dhe sidomos nga bashkëpunëtorët e tij.”
Me këtë mesazh të fortë, Barack Obama ka vendosur të thyejë heshtjen e tij të gjatë politike.
Ndryshe nga tradita e presidentëve të mëparshëm që nuk komentojnë mbi pasardhësit (rregulli i pashkruar”), ish-presidenti demokrat ka dalë hapur në skenë pas atentatit ndaj liderit të krahut të djathtë, Charlie Kirk.
Në një klimë ku Shtëpia e Bardhë dhe lëvizja MAGA po akuzojnë të majtën për radikalizëm dhe nxitje të dhunës, ndërsa brenda vetë Partisë Demokratike ka trazira të ndezura nga libri i Kamala Harris, Obama ka vendosur të reagojë.
Ai u shfaq publikisht edhe pse aktualisht ndodhet me pushime në Liguri, në jahtin e regjizorit Steven Spielberg.
Në tre ditët e fundit, Obama ka mbrojtur median amerikane nga sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ka kritikuar vendimin e Disney për të mbyllur emisionin satirik të Jimmy Kimmel në ABC, pas komenteve të tij mbi reagimet e mbështetësve të Trump për vrasjen e Kirk.
Në një diskutim të qetë në Jefferson Educational Society Summit në Erie, Pennsylvania, Obama jo vetëm që doli në mbrojtje të demokratëve, por edhe hodhi akuzat e rënda mbi ekipin e Trump.
“Ekstremizmi është problem nga të dyja anët, por kur unë isha president, ai nuk hynte në Shtëpinë e Bardhë.
Sot kjo po ndodh. Duhet të luftojmë kundër çdo ekstremisti që rrezikon vlerat themeluese të Amerikës.
Por gjithashtu duhet ta pranojmë se vendi ka një problem serioz kur peshën më të madhe e marrin pikëpamjet ekstreme që burojnë nga vetë qeveria amerikane”, u shpreh ai.
Obama shtoi se në momentet e vështira të së kaluarës, presidentët, edhe ata republikanë, kanë nxitur unitetin kombëtar.
“Kjo nuk po ndodh sot. Përkundrazi, presidenca me akuzat njëanshme po e vendos të majtën në bankën e të akuzuarve për dhunën politike, ndërkohë që thirrjet për të shënjestruar demokratët kanë ardhur pikërisht nga Shtëpia e Bardhë.”
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Shtator22:16
“Këta janë monstra”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pralajmëruar Venezuelën të shtunën se do të vuante një çmim të pallogaritsh...
BOTA
20 Shtator22:09
Anulimet e fluturimeve do vazhdojnë edhe të dielën, ja kush preket
Një sulm kibernetik ka prekur disa aeroporte evropiane sot, ku qindra fluturime u vonuan ose u anuluan.
Softueri i një ofruesi të sistemeve t&eu...
BOTA
20 Shtator21:24
Hiqej si polic, arrestohet një burrë i armatosur në stadium para funeralit të Charlie Kirk
Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të...
BOTA
20 Shtator18:54
Hamasi paralajmëroi se pengjet do të kenë fatin e tij, kush është aviatori izraelit Ron Arad. Çfarë qëndron pas misterit 40 vjeçar të pilotit
Më 16 tetor 1986, emri i Ron Arad hyri në histori. Një oficer i Forcave Ajrore Izraelite i lindur në Hod HaSharon në vitin 1958, ishte ...
BOTA
20 Shtator18:24
Serbia tregon “muskujt” në paradën ushtarake. Cilat janë sistemet më të përparua që zotëron ushtria serbe
Serbia festoi këtë të shtunë Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar të Serbisë me një paradë usht...
BOTA
20 Shtator18:15
E rëndë/ Përdori AI si “terapist virtual”, 29-vjeçarja i jep fund jetës
Një 29-vjeçare nga Washington D.C. i ka dhënë fund jetës në fillim të këtij viti, pasi kishte përdorur për m...
BOTA
20 Shtator17:31
FOTO/ Gjendet pa jetë në pyll drejtori i njohur, raportohet për vetëvrasje
Në periferi të Moskës është gjetur trupi i 50-vjeçarit Alexander Tyunin, drejtor i përgjithshëm i kompanisë NPK...
BOTA
20 Shtator17:09
E tmerrshme! Kujdestarja vret me thikë e me hanxhar gruan me aftësi të kufizuara
Një grua 52 vjeçe është arrestuar nga policia latine për vrasjen e 63-vjeçares Antonietta Roço, një grua me proble...
BOTA
20 Shtator16:54
Sulmi me armë në Sinagogën e Romës, "truri" i tij arrestohet pas 40 vitesh
Në Romë, ka një shesh që mban emrin e një fëmije; Stefano Gaj Tachè. Ai ishte vetëm dy vjeç kur humbi jetë...
BOTA
20 Shtator16:47
Hamasi publikon foton e 47 pengjeve izraelite: Të gjithë si Ron Arad! Çfarë nënkupton mesazhi për ngjarjen e 40 viteve më parë
Hamasi ka publikuar një imazh të 47 pengjeve të mbetura që mbahen në Rripin e Gazës, të cilët të gjithë jan&eu...