Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

SERBIA- Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat e ushtrisë serbe janë afruar rreth 50 metra afër kufirit në ditën e shtunë, duke thënë se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën me drunj të prerë ilegalisht”.
Në një komunikatë të lëshuar më 13 tetor, autoritetet serbe kanë akuzuar Kurtin për “vazhdim të fushatës dezinformuese kundër ushtrisë dhe forcave serbe të sigurisë”.
“Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, është thënë në njoftim.
Mes tjerash është përmendur që zyrtarë ushtarakë që shihen nëpër fotografi kanë qenë duke parandaluar kontrabandën.
“Autoritetet e sigurisë me aktivitetet e tyre kanë ndalur aktivitetet ilegale të bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç ‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”, është thënë në reagim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën mbrëma se Serbia ka provokuar sërish, “duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën”, më saktësisht afër Komunës së Kamenicës. Duke shpërndarë disa fotografi në Facebook, Kurti ka thënë se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”.
Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra. Mbi 60 për qind e kësaj vije përfshin komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Një pjesë e mirë është zonë me terren të vështirë, të pabanueshëm. Dy vendet e kanë arritur marrëveshje për menaxhim të integruar të kufirit në dhjetor të vitit 2011. Për Kosovën vija kufitare është kufi, për Serbinë vijë administrative. Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.
Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të KFOR-it atëbotë, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse. Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe./ REL
ESTONIA- Për Toomas Ilvesin, 70 vjeç, kompjuterët nuk kanë qenë asnjëherë diçka e panjohur. Por, krejt të pan...
TURQI- Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në Stamboll. Qindra per...
LINDJE E MESME- Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të ...
KOREA E VERIUT- Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, e ka paralajmëruar Korenë e Jugut për “katastrofë të tmer...
BALLKAN- Bashkimi Evropian është shumë afër të përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të...
LINDJE E MESME- Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe ende nuk ka fund në horizont. Qeveria ...
ITALIA- Kryeministra italiane, Giorgia Melon, në një intervistë me rrjetin televiziv Canale 5, foli për rastin e aksesit të pali...
STAMBOLL- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të vizitojë Greqinë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje për ç&eu...
KOSTA RIKA- Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës, por s...
GJERMANIA- Qeveria gjermane ka çuar përpara planin për të shtrënguar politikat e pranimit të azilkërkuesve, të ...