BOTA

U miratua në muajin maj, BE pranë finalizimit të paketës së Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

M.B. Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 09:56

U miratua në muajin maj, BE pranë finalizimit të paketës

BALLKAN- Bashkimi Evropian është shumë afër të përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Përfituese të Planit - që u miratua nga BE-ja në maj - janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes. I vetmi vend i rajonit, i cili nuk mund të presë ende miratimin e agjendës së tij, është Bosnje e Hercegovina, pasi që dokumenti që ky vend e ka dërguar në BE, nuk ka qenë komplet dhe nuk i ka adresuar të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin për zbatim. Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian do të jetë i gatshëm nga ana e tij që t’i kryejë edhe pagesat e para nga paketa në fjalë. Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme.

Ndaj, vendet përfituese duhet t’i ratifikojnë marrëveshjet, pasi që duhet të obligohen për kthimin e parave nga kreditë e favorshme. Për shkak të procedurave që kërkojnë kohë për miratimin e marrëveshjeve të tilla, është vështirë të parashihet koha se kur do të bëhen pagesat e para dhe për cilin vend të rajonit. Realisht, ato mund të bëhen në fillim të vitit 2025, por nëse ndonjë vend nxiton dhe e kryen më herët procedurën e ratifikimit të marrëveshjeve, atëherë këto mjete do të mund të paguhen më herët.

Ideja e BE-së është që të gjitha vendeve, për të cilat do të aprovohen agjendat e reformave dhe rritjes, t’u ndahet si “pagesë parafinancuese” shuma prej 7% e mjeteve të dedikuara për to. Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre evropian. Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

Mbi 250 milionë euro, Kosovës do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Rrjedhimisht, Kosovës do t’i paguheshin 7% e mjeteve si “parafinancim”, që i bie rreth 61 milionë euro. Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë. Maqedonia e Veriut do të mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 52.5 milionë.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 111 milionë. Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 26.8 milionë. Bosnje e Hercegovina, nga totali i planit, do të kishte në dispozicion 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 76 milionë. Llogaritja se cili vend do të ketë në dispozicion sa mjete financiare, është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Por, që në prezantimin e parë të këtij plani, më herët këtë vit, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse ndonjëri nuk i kryen reformat pas një-dy vjetësh, atëherë shuma e dedikuar për të do t’u shpërndahet vendeve tjera. Plani, po ashtu, ka qëllim të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e tregut të përbashkët në rajon, i cili gradualisht do të integrohej në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Ky plan, sipas zyrtarëve të BE-së, nuk ka në asnjë mënyrë qëllim të krijojë ndonjë alternativë të zgjerimit të BE-së, por ta bëjë anëtarësimin në BE të këtyre vendeve më të lehtë.

Bashkimi Evropian do që pagesat e para nga ky plan të kryhen sa më parë dhe të nisë zbatimi i projekteve që do të financoheshin përmes tyre. Në të njëjtën kohë, në BE rikujtojnë edhe kushtet që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin financiar dhe auditimin e duhur sipas standardeve evropiane, ndërsa në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, kusht specifik është edhe angazhimi konstruktiv në normalizimin e raporteve mes tyre.

Në rast të keqpërdorimit të këtyre mjeteve, BE-ja do të mund të kërkojë kthimin e tyre, ndërsa mjetet e pashfrytëzuara nga ndonjë vend, do të mund të shfrytëzoheshin për një vend tjetër të rajonit. Deri më tash, ky është plani më ambicioz i veçantë i Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, i cili nuk është pjesë e mjeteve të rëndomta nga Instrumentet e Para-Anëtarësimit (IPA), të cilat u dedikohen vendeve nga procesi i zgjerimit, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor./ REL

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë