ministria
GREQI- Ministria e Jashme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me dy vjet burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe njëkohësisht eurodeputetin, Fredi Beleri.
Në reagimin e ministrisë thuhet se Greqia i ka shprehur prej kohësh shqetësimet lidhur me çështjen "Beleri" dhe si është trajtuar ajo nga autoritetet shqiptare.
Po ashtu i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë mundësinë që ai të marrë pjesë në Parlamentin Europian, si deputet i zgjedhur pak ditë më parë nën logon e partisë së Kiriakos Mitsotakis.
REAGIMI I MINISTRISË SË JASHTME GREKE:
Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris.
Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.
Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.
ministria e jashtme greke fredi beleri
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
25 Qershor19:05
Fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollarë, burrit në Singapor i bie infarkt nga gëzimi
Kazino
SINGAPOR- Një burrë pësoi arrest kardiak në një kazino në Singapor, pasi fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollar&...
n.f
BOTA
25 Qershor19:05
REL: Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë, transferuan pacientët në një klinikë private
Foto ilustruese
TIRANË- Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendë...
n.f
BOTA
25 Qershor18:37
Gjykata Kushtetuese e Kosovës refuzon kërkesën për pezullimin e rregullores së BQK-së për dinarin
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshëm kërkesën e Vasilije Arsiqit, që gjykat...
n.f
BOTA
25 Qershor18:35
Kaos në Kenia/ Qytetarët i vënë flakën Parlamentit pas miratimit të rritjes së taksave, humbin jetën 10 persona (FOTO)
Foto ilustruese
KENIA- Policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve jashtë parlamentit të Kenias, ndërsa ata tentuan të sulmonin ndërt...
S.B
BOTA
25 Qershor17:49
Mbetet pa kokë statuja prej dylli e Abraham Lincoln, shkrihet prej temperaturave të larta
Abraham Lincoln
SHBA- Një statujë dylli e presidentit të 16-të amerikan, Abraham Lincoln u shkri dhe deformua për shkak t&eum...
n.f
BOTA
25 Qershor17:08
Përparim në dialog apo humbje të fondeve të BE-së: Çfarë do të zgjedhin Kurti e Vuçiç në Bruksel?
Foto ilustruese
BRUKSEL- Përcaktimi i mënyrës së zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ...
n.f
BOTA
25 Qershor17:07
Takohet nesër me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Të shohim se në ç’gjendje jemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur ditën e sotme para takimit me Vuçiç që do zhvil...
n.f
BOTA
25 Qershor17:06
OBSH kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore
Foto ilustruese
RAFAH- Mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së pa...
n.f
BOTA
25 Qershor16:10
VOA: BE hap zyrtarisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë
Foto ilustruese
UKRAINË- Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë me m...
n.f
BOTA
25 Qershor16:09
Sulmet ajrore izraelite në Gaza, 10 anëtarë të familjes së liderit të Hamasit humbin jetën
Foto ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite vranë të paktën 24 palestinezë në tre sulme të veçanta ajrore herët m&eu...