BOTA

Dështimi i koalicionit qeveritar në Gjermani, analiza e DW: Zvarritje e falimentimit politik! Ç'ndodh më tej?

n.f Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 08:44
Dështimi i koalicionit qeveritar në Gjermani, analiza e DW: Zvarritje
Foto ilustruese

GJERMANI- Do të ketë zgjedhje të reja, por kur? Kancelari Olaf Scholz do që të drejtojë me qeverinë e pakicës të përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët dëri në janar 2025. Opozita në Bundestag kërkon zgjedhje sa më parë.

Çfarë mund të ndodhë dhe çfarë duhet të ndodhë? Kjo është pyetja që shtrohet pas dështimit të koalicionit të përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët. Një pyetje, së cilës kancelari Olaf Scholz (SPD) i përgjigjet krejt ndryshe nga opozita. Kjo kërkon të mos humbet kohë. Unioni konservator kristiandemokrat/socialdemokrat (CDU/CSU), që sipas sondazheve aktuale ka shanset më të mira për të qenë forca kryesore në zgjedhje, kërkon menjëherë zgjedhej të parakohshme.

Qysh të enjten në mëngjes (07.11.2024) u zhvillua takimi i kryesisë së partisë me grupin parlamentar me kryetarin e partisë Friedrich Merz. "Koalicioni tripartiak nuk kam ë shumicën në Bundestag dhe në këtë mënyrë ne i kërkojmë kancelarit – këtë madje me një vendim unanim të grupit parlamentar të CDU/CSU-së – që tani menjëherë të paraqesë kërkesën për votëbesim në parlament më fillim të javës që vjen", deklaroi Merz.

Kancelari Olaf Scholz nuk do që ta imponojnë


Çështja e votëbesimit, do të thotë, që kancelari vet ta kërkojë atë. Normalisht ai ka shumicën në parlament. Por tani me dështimin e koalicionit ai ka mbështetjen vetëm të socialdemokratëve dhe të ekologjistëve, ndërsa deputetët liberal-demokratë nuk e mbështesin më. Nëse kancelari humbet votën e besimit, atëherë ligji themeltar e përcakton qartë procedurën e mëtejshme, që çon në zgjedhje të reja.

PorScholz ka planin e tij kohor, që e komunikoi të mërkurën në mbrëmje dhe ai do t'i përmbahet këtij plani. Ai dëshiron që më 15 janar 2025 të paraqesë kërkesën për votëbesim dhe deri atëherë të vazhdojë të drejtojë me qeveri pakice të përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët. "Qeveria vazhdon punën e saj, kështu do të jetë në javët e muajt e ardhshëm dhe qytetaret dhe qytetarët së shpejti do të kenë mundësinë të vendosin sërish, se si të vazhdohet më tej", tha ai në një konferencë të këshillave të ndërmarrjes Telekom, ku mori pjesë sipas planifikimit të enjten në mëngjes.

Opozita në Bundestag mund ta rrëzojë kancelarin vetëm me shumicë


SPD dhe Të Gjelbërit duan që përpara zgjedhejve të reja të kalojnë edhe disa ligje, ndaj u duhet kohë që të pozicionohen për zgjedhjet e reja. Në sondazhe të dyja këto parti kanë vlera shumë të dobëta, kjo qeveri madje vlerësohet si më e padëshiruara në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Këtë kohë ato vërtetë mund t'ia krijojnë vetes, sepse askush nuk mund ta detyrojë kancelarin që të përballet me procesin e votëbesimit.

Ligji themeltar parashikon për opozitën mundësinë e një të ashtuquajture votë mosbesimi konstruktive. Por për këtë partive opozitare u duhet të krijojnë një mazhorancë të vetën e kjo do të ishte e mundur vetëm nëse CDU/CSU bashkohet me të gjitha partitë e tjera në parlament përpos socialdemokratëve dhe ekologjistëve – pra edhe me partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë AfD. Por unioni konservator as që e shtron një bashkëpunim me këtë parti.

"Zvarritje e falimentimit politik"


Friedrich Merz, që në zgjedhjet e ardhëshme do hyjë në garë si kandidati për kancelar i CDU/CSU-së nxiton. Ai thotë se shtyrja e zgjedhjeve të reja është vetëm "zvarritje të falimentimit politik". Të njëjtat tone përdor edhe kryeministri i Bavarisë, kristiansociali Markus Söder, që u shpreh po ashtu për kalimin sa më shpejt në procesin e votëbesimit dhe zgjedhje të reja. "Scholz, Habeck dhe Lindner kanë dështuar totalisht", tha Söder në Mynih. Prishjen e koalicionit ai e cilësoi si "një simbol për rënien e Gjermanisë".

Kancelari si dhe zëvendëskancelari e njëkohësisht ministër i Ekonomisë, Robert Habeck duan që t'i përmbahen planit kohor. SPD dhe të Gjelbërit nuk janë një "koalicion në pozitë komisare", por një qeveri e pakicës e kësisoj e aftë të veprojë edhe në nivel ndërkombëtar./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë