Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

GJERMANI- Qeveria gjermane nën kancelarin Scholz është tani vetëm qeveri në detyrë. Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrtarisht qeverinë gjermane aktuale, por vlerësoi edhe arritjet e saj.
Tani e tutje, kancelari Scholz dhe kabineti i tij si qeveri në detyrë do të marrin pjesë vetëm në takime që janë absolutisht të nevojshme. Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrtarisht qeverinë gjermane aktuale të martën (25.03) pas thirrjes së Buundestagut të ri. Steinmeier vlerësoi qeverinë në largim për menaxhimin e krizës gjatë tre viteve e tre muajve të fundit.
Ai kujtoi pandeminë e Coronës, luftën e agresionit rus kundër Ukrainës, sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe luftën pasuese të Gazës. "Si një qeveri federale, shpesh ju është dashur të veproni shumë shpejt dhe me vendosmëri," tha Steinmeier. "Ata duhej të ecnin në një terren të panjohur dhe të kërkonin shtigje të reja”.
Dështimi i koalicionit trepartiak për buxhetin
Reagimi i qeverisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës në veçanti ishte "një akt i fuqishëm", u shpreh presidenti gjerman. Qeveria arriti të përmirësonte aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë në plan afatmesëm me ndihmën e një fondi të posaçëm dhe bëri gjithçka për të siguruar furnizimin me energji në dimrin e parë të luftës. Së bashku me landet dhe komunat, ata bënë të mundur pranimin e refugjatëve të shumtë të luftës. "Kjo arritje e qeverisë suaj federale meriton respekt”, tha Steinmeier dhe i bëri thirrje Bundestagut të ri që "të debatojnë me njëri-tjetrin me respekt dhe në mënyrë konstruktive".
Koalicioni trepartiak i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së u prish në fillim të nëntorit 2024 për shkak të mosmarrëveshjes për buxhetin. Scholz shkarkoi ministrin e Financave të FDP, Christian Lindner në atë kohë. Liberalët më pas u larguan nga koalicioni, vetëm ministri i Transportit Volker Wissing mbeti në qeveri si jopartiak. Gjermania kaloi në zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt.
Është ende e paqartë se kur do të ketë një qeveri të re në Gjermani. Nëse bisedimet e koalicionit zhvillohen me sukses, Friedrich Merz dhe kabineti i tij mund të marrin certifikatat e emërimit në Pallatin Bellevue përpara Pashkëve./ DW
AUSTRI- Në vitin 2020 ish-ministri austriak i Financave, Grasser u dënua me tetë vjet burg, ndër të tjera për rryshfet. Gjykata ...
SHBA- Dhjetëra ligjvënës amerikanë më 25 mars i bënë thirrje presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë urdh...
trump dhe zyrtaret amerikane SHBA- Presidentit Donald Trump i është kërkuar të shkarkojë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Pe...
foto ilustruese KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosov&e...
chris lacivita GAZA- Organizata e Kombeve të Bashkuara po redukton rreth një të tretën e personelit të saj ndërkombë...
foto ilustruese KOPENHAGEN- Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Një helikopter i përfshirë në shuarjen e të paktën dhjetë zjarreve që p&e...
GUATEMALË- Ceremonia e pagëzimit në një liqen në Guatemalë është kthyer në një tragjedi ...
KOLUMBI- Nëntë anëtarë të Clan del Golfo, karteli më i madh i drogës në Kolumbi, u vranë në një bombard...
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona mbetën të ...