BOTA

Dështon marrëveshja për Shërbimin Ushtarak e negociuar mes CDU/CSU dhe SPD

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 11:22

Dështon marrëveshja për Shërbimin Ushtarak e negociuar mes

Sipas njoftimeve të medias brenda grupit parlamentar socialdemokrat kishte pasur rezistencë lidhur me ndryshimet në modelin e planifikuar të shërbimit ushtarak dhe prandaj edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e këtyre partive, ku do të jepeshin sqarime dhe detaje përkatëse, u anulua momentet e fundit. 

Me sa duket brendaSPD-së ka pasur rezistencë ndaj sistemit të shortit të propozuar nga CDU/CSU. Ky sistem ishte menduar të hynte në fuqi, nëse për Bundeswehr-in do të regjistroheshin shumë pak vullnetarë. Një zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU tha: "Ne e anuluam konferencën për shtyp, sepse marrëveshja e synuar nuk u arrit edhe pse ne mendonim se do të arrihej."

Debati mbi shërbimin ushtarak mbi baza vullnetare

Debati brenda radhëve të koalicionit ka të bëjë me pyetjen, nëse shërbimi i ri ushtarak që planifikon Gjermania duhet të mbështetetekskluzivisht në rekrutimin vullnetar, siç kishte propozuar ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, apo nëse në ligj duhet të përfshihen edhe elementë të detyrueshëm.

Sipas propozimit të ministrit të Mbrojtjes Pistorius duke filluar nga viti i ardhshëm çdo i ri apo e re në Gjermani do të marrë një pyetësor nga Bundeswehr-i. Meshkujt duhet t'i përgjigjen, vajzat mund t'i përgjigjen këtij pyetsori. Në të pyetet se kush ka dëshirë të kryejë vullnetarisht shërbimin ushtarak dhe ata që shprehen pozitivish për këtë, më pas do të testohen.

Në radhët e CDU/CSU ka dyshime se Bundeswehr-i mund të rekrutojë personel të mjaftueshëm mbi baza tërësisht vullnetare, sikurse propozon ministri Pistorius.

Dhe gjatë fundjavës mediat njoftuan për përfshirjen e mundshme të një sistemi shorti në Projektligjin për Shërbimin Ushtarak. Ideja është që nëse nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm vullnetarësh, mes personave që plotësojnë kushtet për shërbimin ushtarak do të hidhet një short për të përcaktuar se kush do të rekrutohet dhe, nëse është e nevojshme, personi do të rekrutohet për shërbim ushtarak për të paktën gjashtë muaj.

Aktualisht Bundeswehri gjerman ka 182.000 ushtare e ushtarë, por ka nevojë për 60.000 deri në 80.000 ushtarë të rinj shtesë.

Pezullimi i shërbimit ushtarak

Në vitin 2011 Gjermania e hoqi rekrutimin dhe shërbimin e detyruar ushtarak pasi Lufta e Ftohtë kishte kohë që kishte mbaruar. Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg, tha se shërbimi ushtarak nuk ishte shfuqizuar, por thjesht ishte pezulluar, sepse askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas 20 ose 30 vjetësh. Por nuk zgjati shumë dhe në vitin 2022, Rusia pushtoi Ukrainën. Pas kësaj lindën pyetje të reja, në thelb të vjetra: A mund të vetëmbrohet Gjermania dhe si do rekrutohen ushtarët?

 

Artikuj te sugjeruar

BOTA 15 Tetor10:48

Do shembet Kulla Eiffel?!

Pretendimet se Parisi po përgatitet të shembë atraksionin e tij më ikonik turistik janë bërë virale. Pretendimet sensacional...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë