Spanja fiton Kupën e Botës 2026
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...
Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohe...
E ftuar në emisionin “Review”, me Greta Topjanën, atletja Klodiana Shala ka folur për finalen e Botërorit dhe për figurat...
Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrë...
BRUKSEL - Takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej të mërkurën në Bruksel, dështoi të mbahej pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.
I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, tha se takimi i së mërkurës i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit duhej të mbahej në nivel zëvendësish, por dështoi për shkak se pala serbe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në takim për shkak të zhvillimeve në Kosovë.
Ai konfirmoi se u takua me të dyja palët në takime veç e veç dhe se pala kosovare i paraqiti para tij prioritetet e saj.
Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, reagoi në llogarinë e tij në Facebook pas dështimit të takimit, duke e quajtur arsyetimin e delegacionit serb "banal" dhe "të dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur".
"Kjo demonstron për të disatën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme. Kjo tregon edhe njëhërë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur", shkroi Hoti.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha më herët se "e ka braktisur atë takim", për shkak të ndodhive në Kosovë.
"Kurti nuk do dialog, por dhunë", u tha ai gazetarëve në Bruksel.
I pyetur nëse u mbajt takimi për të pagjeturit, Petkoviq tha: "Natyrisht që jo. Çështja e të pagjeturve është e rëndësishme... por Kurti e ka mbytur dialogun, e ka mbytur takimin e sotëm".
"Besoj se Lajçaku ka bërë gjithçka që ka mundur, por mund të ishte bërë edhe më shumë dhe të kishte më shumë mirëkuptim për popullin serb në Kosovë, sepse për një gjë të tillë kemi paralajmëruar gjatë gjithë kohës", tha Petkoviq.
Por, burimet e REL-it thanë se Petkoviqi nuk ishte i supozuar të merrte pjesë në takim.
Po ashtu, sipas njoftimeve të mëhershme të BE-së, takimi ishte parashikuar të ishte vetëm takim i Komisionit për të pagjeturit dhe jo takim i radhës në kuadër të dialogut, ku do të merrnin pjesë kryenegociatorët.
Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqej nga Halil Cenaj, qysh edhe kishte bërë të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.
Ndërkaq Serbia, para takimit të paraljmëruar nuk kishte bërë të ditur se kush do ta udhëheqë delegacionin e saj.
Në reagimin e tij, Hoti u shpreh i befasuar për pjesëmarrjen e Petkoviqit dhe tha se "prania e tij është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit".
Të mërkurën autoritetet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur organet komunale serbe në dhjetë komuna në jug të lumit Ibër, si dhe zyrat postare dhe të Administratës Tatimore të Serbisë.
Kosova kishte filluar mbylljen e institucioneve serbe qysh në fillim të vitit 2024. Pas aksionit të fundit, autoritetet në Serbi thanë se do t’i marrin të gjitha masat “për të mbrojtur popullin serb” në Kosovë.
Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.
Sipas burimeve në BE, në takimin e së mërkurës nuk pritej ndonjë veprim konkret, por pritej që ai të ishte një takim më shumë i karakterit simbolik dhe ceremonial,
Burimet në Bruksel kishin thënë se takimi do të duhej të shërbente si rast që palët të paraqisnin prioritetet e tyre dhe të merreshin vesh për datat e takimeve të ardhshme.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që të formonin këtë komision të përbashkët për të zbatuar Deklaratën dhe BE-ja e kishte cilësuar si një nga rezultatet më të rëndësishme të dialogut vitin e kaluar.
Deklarata politike ishte arritur në maj të vitit 2023 ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë ndonjë veprim konkret për zbatimin e saj, teksa familjarët e më shumë se 1.600 persona të pagjetur – kryesisht shqiptarë – me ankth presin të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.
Një nga ta është edhe Fitim Dubovci, i cili kërkon babanë e tij të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999.
“Babanë e kanë marrë të gjallë, por, sot, vetëm 1 për qind besoj se mund të jetë i gjallë diku”, tha ai për REL-in në prill të vitit 2024.
Fitimi nga Çikatova e Drenasit, përveç babait ka edhe pesë familjarë të tjerë të zhdukur.
“Sa e sa familjarë të personave të zhdukur tashmë kanë vdekur ‘me sy hapur’, sepse nuk e kanë ditur ku i kanë më të dashurit e tyre”, tha ai.
BE-ja ka thënë më herët se për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur duhet funksionalizimi i Komisionit të përbashkët.
Megjithatë, në të kaluarën palët kishin akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të dhënë informacione për të pagjeturit si dhe mungesë të qasjes në dokumente relevante dhe arkiva ushtarake të rëndësishme për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Në Deklaratën për Personat e Zhdukur thuhet se palët angazhohen për identifikimin e vendeve të varrimit dhe më pas që në to të gërmohet.
Aty, po ashtu, palët pajtohen që të ofrojnë qasje të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që do të ndihmonin në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur në periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.
“Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet dhe çdo dokument tjetër - përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar - nën posedimin e institucioneve të të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst”, thuhet në Deklaratë.
Në këtë Deklaratë nuk përmenden arkivat ushtarake apo policore, që Kosova ka kërkuar që Serbia t’i hapë pasi thotë se në to janë edhe informacionet për të zhdukurit.
Megjithatë, aty përmenden dokumentet me status të klasifikuar, që sipas njohësve, iu referohet dokumenteve konfidenciale apo arkivave shtetërore ushtarake dhe policore, të cilat, sipas tyre, do të ndihmonin në gjetjen e personave të pagjetur.
Kosova ka kryer gërmime në lokacione të ndryshme ku dyshohen për mbetje mortore të personave të vrarë gjatë luftës. Por, autoritetet shpesh kanë thënë se problemi qëndron në lokacionet në Serbi, ku dyshohet se janë varrosur viktimat e luftës në Kosovë.
Në rajon, nga konfliktet në Kroaci dhe Bosnja e Hercegovinë zbardhja e fatit të personave të zhdukur po ashtu është pjesë e punës së komisioneve të përbashkëta mes këtyre shteteve./REL
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që “të mbajnë duart larg Sirisë”. ...
Foto ilustruese GJERMANI- Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për të dytin vit radhazi për herë të parë në...
Foto ilustruese KUBA- Qeveria kubane ka njoftuar lirimin e qindra të arrestuarve. Ky është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj v...
Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka reaguar ditën e sotme me rastin e 26-vjetorit të Masakrë...
Kurti dhe Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë ditën e s...
Foto ilustruese SERBI- Serbia ka filluar negociatat me Shtetet e Bashkuara në lidhje me Industrinë e sanksionuar të Naftës së Serb...
liridona ademaj, naim murslei KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ditën e sotme ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Gra...
leonard ademaj TIRANË- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të martën planet për të krijuar një agjenci të re të qu...
Sveçla KOSOVË- Ministri i punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pus...