BOTA

Detaje nga atentati/ Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të Trump, Biden dhe zyrtarëve të tjerë

M.B. Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 22:19
Detaje nga atentati/ Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi
Foto ilustruese

SHBA- 20-vjeçari nga Pensilvania që bëri atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump kishte në telefonin e tij fotografi të zotit Trump, të Presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, përfshirë të Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, Chris Wray, sipas dy personave me dijeni për çështje.

Hetuesit që po analizojnë pajisjet elektronike të autorit të sulmit Thomas Matthew Crooks kanë zbuluar gjithashtu se ai kishte kërkuar për datat e Kuvendit Kombëtar Demokratike si edhe datat e fjalimeve të zotit Trump, sipas personave që folën me agjencinë Associated Press me kushtin që të mos identifikoheshin për të diskutuar detajet e një hetimi në vazhdim e sipër.

Sipas tre personave në dijeni me hetimin, ai gjithashtu kishte kërkuar në internet për "çrregullim të madh depresiv". Por hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse ai ishte diagnostikuar me depresion, tha një nga burimet.

Studimet kanë treguar se shumica dërrmuese e njerëzve me sëmundje mendore nuk janë të dhunshëm dhe ekspertët thonë se shumica e njerëzve që janë të dhunshëm nuk kanë sëmundje mendore.

"Nuk kemi asnjë të dhënë për ndonjë problem të shëndetit mendor", tha në një konferencë telefonike shtypi të dielën, Kevin Rojek, agjenti special që drejton zyrën e FBI-së të Pitsburgut.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë se çfarë e motivoi autorin e sulmit që të hapte zjarr në tubimin e fushatës të shtunën në përpjekje për të vrarë kandidatin presidencial republikan. Ai vrau një pjesëmarrës në tubim dhe plagosi rëndë dy të tjerë. Zoti Trump u plagos lehtë në vesh, por nuk u lëndua rëndë dhe u shfaq vetëm disa ditë më vonë në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki, duke e mbuluar me fasho plagën.FBI ka thënë se po e heton sulmin si akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm, por mungesa e një motivi të qartë ideologjik nga Crooks që u vra nga Shërbimi Sekret, ka krijuar terren përhapjen e teorive të konspiracionit.

Crooks përdori një pushkë të stilit AR, për të cilën autoritetet thanë se ishte blerë ligjërisht nga babai i tij. Autoritetet gjetën një jelek antiplumb në makinën e tij dhe një tjetër pajisje shpërthyese në shtëpinë e tij, ku gjatë muajve të fundit ai kishte marrë disa pako, përfshirë disa me materiale të rrezikshme. FBI ka siguruar qasje në celularin e zotit Crooks, ka kontrolluar kompjuterin, shtëpinë dhe makinën e tij dhe ka intervistuar më shumë se 100 vetë deri më tani. Sulmi ka ngritur pikëpyetje serioze se pse forcat e rendit nuk ishin në gjendje ta parandalonin sulmin./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë