BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk kanë zhvilluar takim trepalësh me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të martën në Bruksel.
Bislimi u takua dy herë me Lajçakun dhe tha se takimi trepalësh me Petkoviçin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”. Ai nuk shpjegoi se çfarë kërkesash shtoi pala serbe për ta kushtëzuar pjesëmarrjen në takim trepalësh.
"Në agjendë kishte vetëm një pikë, ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Por u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare", tha Bislimi.
Në takimin dypalësh me Lajçakun, Bislimi tha se temë kryesore ka qenë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023.
"Tema kryesore në takim me Lajçakun ka qenë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër. Kemi folur edhe për atë se deri ku kemi mbërritur me disa marrëveshje të tjera dhe ku kemi hasur në probleme", shtoi ai.
Për herë të fundit, Bislimi dhe Petkoviq u takuan në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat. Bislimi e ka akuzuar atëkohë palën serbe se dëshiron vetëm zbatim të pjesshëm të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Petkoviq ka thënë se pala kosovare nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Marrëveshja Bazë, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e këtij asociacioni, është arritur në shkurt të vitit të kaluar, por nuk ka gjetur zbatim. Sipas burimeve në BE, në takimet e sotme pritet të diskutohen hapat për zbatimin e saj.
Këtyre takimeve u kanë paraprirë udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe në Beograd.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh në shtator të vitit të kaluar dhe të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për qasje jokonstruktive. BE-ja, në anën tjetër, përsërit se dialogu është e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo e ka kushtëzuar integrimin evropian të të dyja vendeve me përparimin në dialog./ REL
Foto ilustruese BRUKSEL- Pas disa vonesave dhe disa pengesave, përfshirë një numër më të vogël grash sesa më par&eu...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë si "jopaqësore" dhe pjesë të një “fushate ag...
Donald Trump SHBA- Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngr...
PORTUGALI- Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke "luftuar" me zjarret që kanë përfshirë Portugalinë. Kryeministr...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisi...
SHBA- Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshir&...
FRANCË- Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për rekrutimin e dhjetëra burrave për të abuzuar me gruan e tij për ...
SHBA- Shërbimi Sekret Amerikan thotë se është "në dijeni" për një postim në mediat sociale nga Elon Musk, në...
banesa e djegur KOSOVË- Një shtëpie në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut - zonë e banuar me shumicë serb...
SHBA- Duka i Sussex trashëgoi më shumë se 10 milionë dollarë në ditëlindjen e tij të 40-të të dielë...