BOTA

"Diplomacia në shërbim të imazhit personal", DW: Vuçiç midis Trumpit dhe Putinit, cilat janë dështimet e presidentit serb

n.f Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 09:22

"Diplomacia në shërbim të imazhit personal", DW:

SERBI- Ndërprerja e papritur e vizitës në SHBA dhe udhëtimi i pasigurt në Moskë zbulojnë krizën në politikën e jashtme të Serbisë. Diplomacia e Vuçiçit duket gjithnjë e më shumë si luftë për mbetje në pushtet. Lajmi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç u sëmur gjatë qëndrimit të tij nëShtetet e Bashkuara dhe ndërprerja urgjente e vizitës në Amerikë ka shkaktuar një tërmet të vogël politik në Beograd.

Versioni zyrtar është: Vuçiç ndjeu dhimbje të forta në gjoks të shoqëruara me tension të lartë të gjakut, prandaj vizita u ndërpre papritur. Ai u kthye në Beograd, ku u pranua në Akademinë Ushtarake Mjekësore. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por iu rekomandua të pushonte, kështu që të gjitha detyrimet në ditët në vijim u shtynë.

Megjithatë, akoma pa ateruar avioni i presidentit dhe delegacionit të tij në Beograd,në opinionin serb janë ngritur pyetje dhe dilema të shumta. Cili ishte qëllimi i udhëtimit, a ishte kjo një vizitë zyrtare apo private dhe a është sëmurë vërtet Vuçiçi apo është vetëm një  mbulojë për fshehjen e dështimit të plotë në Amerikë?

Vizitë shtetërore apo personale?

Ministri i Financave Sinisha Mali, i cili shoqëroi Vuçiçin në udhëtimin e tij në Florida, tha se vizita ishte përgatitur prej kohësh dhe se qëllimi i saj ishte zgjidhja e problemeve ekonomike.

Por ngjarja në të cilën udhëheqja serbe u përpoq të "zgjidhte problemet shtetërore" ishte vetëm një takim i Komitetit Kombëtar Republikan dhe një darkë donatorësh e organizuar nga presidenti i SHBA-sëDonald Trump. Vuçiç dyshohet se donte të takohej me Trumpin në mënyrë jozyrtare me këtë rast.

Ambasadori serb me përvojë të gjatë në SHBA, Ivan Vujaçiq, i tha DW se në këtë rast nuk u ndoqën shumë procedura normale diplomatike. "Nuk është e zakonshme që presidentët e shteteve të marrin pjesë në mbledhjet e partive. Është e zakonshme që të huajt të jenë të pranishëm në konventat e partive, por për këtë dërgohet zyrtarisht një ftesë përmes Departamentit të Shtetit", tha Vujaçiq për DW.

Disa burime pohojnë se Vuçiçit i është ndaluar madje hyrja në kompleksin Mar-a-Lago, pavarësisht se kishte paguar tarifën e hyrjes. Ish-diplomati Nebojsha Vujoviq raportoi në media se vendimi që Vuçiçit t'i ndalohet hyrja u mor nga shefi i stafit të Trumpit.

"Më duket se kjo vizitë është bërë nëpërmjet kanaleve joformale, disa grupeve lobuese, miqve, të njohurve dhe duke anashkaluar kanalet zyrtare. Sepse nëse është e vërtetë që ai shprehu dëshirën për të shkuar në takimet e donatorëve, dikush do t'i kishte vënë në dukje se kjo nuk është e mundur sipas ligjit të vendit që po viziton, në këtë rast Shteteve të Bashkuara", shpjegon Ivan Vujaçiq.

Vuk Vuksanoviq nga Qendra eBeograditpër Politikat e Sigurisë mendon ngjashëm. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që administrata amerikane të ketë ndërprerë miqësinë e saj me regjimin e Vuçiçit, gjë që, sipas tij, mund të konfirmohet në muajt në vijim.

"Për momentin, duket shumë e mundshme që ky të ketë qenë një improvizim i dështuar. Nëse rezulton se Vuçiç shkoi atje për të siguruar një mundësi për foto me Trumpin pa ndonjë takim të planifikuar, kjo do të thotë se ai është aq i dëmtuar nga situata në Serbi në këtë moment, saqë po kërkon vetëm liderë ndërkombëtarë dhe ngjarje ku mund të promovojë veten si një burrështeti botëror me shpresën se kjo do t'ia përmirësojë pak imazhin e tij në vend", vlerësoi Vuksanoviq në një intervistë me DW.

Ikja nga vizita në Moskë?

Profesori Vujaçiq beson se qëllimi i Vuçiçit ishte që së pari të takohej me Trumpin dhe më pas të udhëtonte në Paradën e Fitores në Moskë më 9 maj, me qëllim që t'i dërgonte një sinjal Bashkimit Evropian se nuk i interesonin paralajmërimet e tyre dhe se ai ka miq të tjerë të fuqishëm në botë, të cilëve mund t'u drejtohej - si Trumpi, Putini dhe Xi Jinping.

Por pas dështimit të vizitës në Amerikë, në Serbi po spekulohet edhe me mundësinë e anulimit të vizitës së tij në Moskë. Reagimet nga BE-ja pas njoftimit se Vuçiçi do të shkojë në Moskë ishin jashtëzakonisht të ashpra. Përfaqësuesit e sindikatatave paralajmëruan se prania e Vuçiçit në paradën ushtarake mund ta rrezikojë seriozisht rrugën evropiane të Serbisë.

"Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë është tërësisht në kundërshtim me vlerat evropiane dhe është plotësisht në kundërshtim me vendimin e Këshillit të BE-së, i cili vendosi në vitin 2022 që shtetet anëtare nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap që mund t'i japë legjitimitet Putinit dhe Rusisë", tha Komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos, gjatë një vizite të kohëve të fundit në Serbi.

Ajo kujtoi edhe një herë se Serbia, si kandidate për anëtarësim, duhet ta harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në deri në kohën e pranimit.

Megjithatë, Vuçiç pohoi se nuk po e ndryshonte qëndrimin e tij, përkundër presioneve nga Brukseli. "Tetë muaj më parë e kam thënë se do të shkojë në Moskë. Ndoshta do të jem i vetmi që shkoj në Moskë. Nuk dua që qeveria e Gjuro Macut të paguajë çmimin. Dua që ai të ketë mundësinë të punojë siç duhet me BE-në dhe që askush të mos dëmtohet. Nuk ka gjasa që atje të shkojnë edhe përfaqësuesit e ushtrisë, sepse do të jenë nën goditje dhe sanksione të ndryshme", tha Vuçiç.

Diplomacia në shërbim të imazhit personal

Nëse Vuçiç do të shkojë vërtet në Moskë varet nga shumë faktorë, e një prej tyre është edhe pjesëmarrja apo jo e kryeministrit sllovak Robert Fico në këtë paradë, beson Vuksanoviq.

Fico ka anuluar vazhdimisht paraqitjet e paralajmëruara publike ditët e fundit, gjë që ka shkaktuar spekulime rreth përkeqësimit të shëndetit të ti. Ai ka vënë në pikëpyetje udhëtimin e tij të paralajmëruar më parë në Moskë.

"Fillimisht Vuçiçi mendonte se Uashingtoni dhe Moska janë më të rëndësishme për të sesa Brukseli. Por tani ai po përpiqet të parandalojë humbjen e mbështetjes nga të gjitha anët, sepse është i dëmtuar shumë politikisht”, beson Vuksanoviq.

Ai pohon se në tani në diplomacinë serbe nuk ka asgjë të motivuar nga logjika e politikës së jashtme. Përkundrazi, politika e jashtme është në shërbim të përmirësimit të imazhit  politik të Vuçiçit si udhëheqës. Duket se në marrëdhëniet e tensionuara ndërkombëtare, hapësira e tij për manovrim po ngushtohet./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë