BOTA

"Rregulla më të ashpra për emigracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor", çfarë përmban marrëveshja e re e koalicionit në Gjermani

n.f Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 09:22

"Rregulla më të ashpra për emigracionin dhe më pak

GJERMANI- Rregulla më të ashpra për emigracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

Reformë e thellë ekonomike dhe sociale

Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime. 

Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje.

"Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: "Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet".

Ashpërsohet politika e migracionit

Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë:

“Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.

Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor

Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU). 

Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm

Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

CDU merr Ministrinë e Jashtme

Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtuar një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kancelares Angela Merkel. Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./DW

koalicioni ne gjermani emigracioni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë