
SHBA- Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet që kanë sa i përket misioneve përkatëse diplomatike, teksa dy palët po vazhdojnë dialogun dypalësh që po shihet si thelbësor për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Delegacionet e udhëhequra nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u pajtuan javën e kaluar në Arabinë Saudite që të nisin diskutimet për misionet diplomatike.
Bisedimet u mbajtën pasi presidenti Donald Trump, ndryshoi politikën amerikane për izolimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe në vend të kësaj e përqendroi politikën në rivendosjen e raporteve dhe lëvizjen drejt përfundimit të shpejt të luftës. Bisedimet dypalëshe në Riad ngritën shqetësime se SHBA-ja mund të negociojë një marrëveshje të pafavorshme për Ukrainën dhe Evropën. Departamenti amerikan i Shtetit tha se bisedimet në Stamboll nuk do të përfshijnë diskutime për Ukrainën, por ato ende shihen si test për dëshirën e Moskës për t’u angazhuar.
Rubio tha gjatë një interviste më 26 shkurt se SHBA-ja ende nuk e di nëse rusët janë të sinqertë lidhur me përfundimin e luftës, por këtë pala amerikane do ta kuptojë. Ai tha se delegacioni amerikan shkoi në Riad për të pyetur rusët nëse dëshirojnë t’i japin fund luftës apo të vazhdojnë luftimet dhe ata u pajtuan për takime pasuese që do të përfshinin ekipe të diplomatëve në bisedime që do të çojnë në përfundimin e luftës, tha Rubio për Fox News.
“Nëse ata insistojnë në një gjë joreale, ne do ta kuptojmë se ata nuk janë të vërtetë. Por, ne duhet ta testojmë këtë”, deklaroi kryediplomati amerikan.
“Ne duhet ta dimë, dhe presidenti dëshiron ta di, nëse rusët janë të interesuar që t’i japin fund kësaj lufte apo jo”, tha Rubio. “Presidenti Trump ka bërë marrëveshje gjatë gjithë jetës së tij. Ai nuk do të përfshihet në një marrëveshje të keqe”.
Një zëdhënës i DASH-it i tha Reutersit se në agjendën e bisedimeve në Stamboll nuk do të ketë çështje politike apo të sigurisë.
“Konstruktiviteti i këtyre bisedimeve do të bëhet i qartë shumë shpejt, ose çështjet do të zgjidhen ose jo. Ne do të dimë shumë shpejt nëse Rusia është vërtetë e gatshme të angazhohet në mirëbesim”, tha zëdhënësi.
Më herët, Lavrov deklaroi se bisedimet do të përqendrohen në krijimin e kushteve më të mira për diplomatët rusë në SHBA dhe për homologët e tyre amerikanë në Rusi. Dy shtetet kanë dëbuar diplomatë dhe kanë kufizuar emërimet e stafit të ri në misionet diplomatike të njëri-tjetrit që kur lufta në Ukrainë nisi tre vjet më parë.
Zëdhënësi i DASH-it tha se do të bisedohet për ambasadat dhe konsullatat ruse në Nju Jork dhe Hjuston, por jo edhe për misionin e Rusisë në Kombet e Bashkuara. Çështjet në agjendë po ashtu përfshijnë nivelet e personelit, vizat dhe çështjet e tjera operacionale, tha zëdhënësi.
Lavrov, ndërkaq, tha se rezultati i bisedimeve “do të tregojë se sa shpejt dhe në mënyrë efektive ne mund të lëvizim”. Bisedimet në Stamboll do të mbahen një ditë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensly, pritet të qëndrojë në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla të tokës.
Sipas marrëveshjes, Kievi do të japë disa të ardhura nga burimet e saj minerale në një fond që do të kontrollohet së bashku me SHBA-në. Marrëveshja është në epiqendër të përpjekjeve ukrainase për të fituar mbështetje të fuqishme nga Trumpi, teksa udhëheqësi amerikan kërkon një përfundim të shpejtë të luftës. Trump tha se Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla të tokës dhe për tema të tjera gjatë vizitës së tij në SHBA./ REL
diplomatët e shba-së dhe rusisë turqi
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
27 Shkurt09:27
"Shqipëria sot ka një dritare të hapur për të hyrë në BE", Rama: Më duhet të rri dhe pak në këtë detyrë të përmbush këtë mision historik
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rublikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" u shpreh se&nb...
n.f
BOTA
27 Shkurt08:08
Nga sulmi në Banjskë te mbyllja e institucioneve serbe/ Kosova dhe Serbia bëjnë hapa pas, analiza: Po shkelet Marrëveshja e Brukselit!
KOSOVË- Në vend të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, sulm i armatosur në Banjskë; në vend të pranimit ...
n.f
BOTA
27 Shkurt08:08
Koreja e Veriut i dërgon Rusisë mijëra trupa ushtarakë për të luftuar në frontin ukrainas
RUSI- Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vlerësimet që b...
r.ll
BOTA
27 Shkurt07:49
Starmer mbërrin në Uashington për bisedime me Trump, përsërit thirrjet për garanci sigurie për Ukrainën
keir starmer
SHBA- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Uashington për bisedime me Presidentin amerikan Donald Tr...
r.ll
BOTA
27 Shkurt07:48
Zgjedhjet në Kosovë/ Janë numëruar 19 nga 43 qendrat e votimeve në përfaqësitë diplomatike, si ka votuar diaspora
foto ilustruese
PRISHTINË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votim...
n.f
BOTA
27 Shkurt07:35
Trump: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të nënshkruajnë një marr...
n.f
BOTA
27 Shkurt07:34
Ekspertët e sigurisë peshojnë argumentat pro dhe kundër marrëveshjes SHBA-Ukrainë për mineralet
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rralla, duke shënuar një ...
b.z
BOTA
26 Shkurt22:56
U përhap një muaj më parë në Teksas, njoftohet vdekja e parë nga virusi i fruthit
Foto ilustruese
LUBBOCK, TEKSAS - Një pacient me fruth ka vdekur në një spital në Teksasin Perëndimor, vdekja e parë nga p&eu...
E.D
BOTA
26 Shkurt22:53
U goditën nga orteku në Norvegji, një i vdekur dhe një i plagosur
NORVEGJI- Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. BBC bë...
E.D
BOTA
26 Shkurt22:26
Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë: Një ditë e vështirë për popullin serb...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës,...