
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të nënshkruajnë një marrëveshje përmes së cilës u jepet Shteteve të Bashkuara qasje e konsiderueshme tek mineralet e rralla fitimprurëse të Ukrainës dhe kompensim Uashingtonit për armët e dërguara në Ukrainë për luftën ndaj agresionit të Rusisë.
Zelenskyy do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar paktin dhe për të diskutuar lidhur me luftën, tha Trump në mbledhjen e parë të kabinetit që kur mori mandatin.
Marrëveshja "është shumë e favorshme për ne ", tha Trump, por objektivi kryesor është që t'i jepet fund luftës, që ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa qindra mijëra ushtarëve rusë dhe ukrainas, si edhe civilëve ukrainas.
“Objektivi nr. 2 është të rimarrim shpenzimet”, tha Trump duke iu referuar më shumë se 100 miliardë dollarëve municione që Uashingtoni i ka dërguar Kievit. “Pa pajisjet tona, ajo [luftë] do të kishte përfunduar shumë shpejt”, me një kontroll të Rusisë mbi Ukrainën.
Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe është zotuar se nuk do të kthejë asnjë pjesë të saj.
Presidenti Trump tha se pret që të arrijë një marrëveshje me presidentin Zelenskyy dhe atë rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës. Trump filloi bisedimet me n Putin për përfundimin e konfliktit, por diskutimet e para javën e kaluar midis diplomatëve të lartë amerikanë dhe rusë, Sekretarit të Shtetit të SHBA Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, nuk përfshinë zyrtarët ukrainas dhe evropianë.
Trump tha se lufta do të marrë fund falë zgjedhjes së tij si president. Ai tha gjithashtu të mërkurën se Ukraina nuk duhet të presë të anëtarësohet në NATO, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Në Kiev, Zelenskyy tha në një konferencë shtypi se korniza për marrëveshjen për mineralet e rralla ishte e plotë, por se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën, që qeveria e Kievit e konsideron si jetike, nuk është zgjidhur ende. Presidenti Trump e ka quajtur Presidentin Zelenskyy një diktator dhe ka akuzuar në mënyrë të rreme Ukrainën se ka nisur luftën me Rusinë.
Udhëheqësi i SHBA-së ka thënë se është veçanërisht i indinjuar që ish-presidenti Joe Biden ra dakord për ndihmën ushtarake për Ukrainën, pa përfshirë ndonjë dispozitë që Ukraina të paguajë koston. Zelenskyy ka thënë se bdihma ushtarake e SHBA-së ishte një grant dhe jo hua që duhej të shlyhej, por tani ai ka rënë dakord për marrëveshjen për mineralet e rralla.
Presidenti ukrainas tha se priste të kishte diskutime të gjera dhe thelbësore me Trump, përfshirë nëse SHBA planifikonte të ndalonte ndihmën ushtarake dhe nëse po, nëse Ukraina do të ishte në gjendje të blinte armë direkt nga SHBA.
Ai tha se donte gjithashtu të dinte nëse Ukraina mund të përdorte asetet e ngrira ruse për investime në armë dhe nëse Uashingtoni planifikon të heqë sanksionet ekonomike ndaj subjekteve ruse dhe bashkëpunëtorëve të nivelit të lartë dhe miqve të Putinit.
Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me n Trump të enjten në Uashington për të diskutuar mbi një iniciativë evropiane për një forcë paqeruajtëse prej 30,000 trupash për të garantuar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse ai mund të arrihet, megjithëse nuk ka ndonjë plan për bisedime paqeje.
Udhëheqësit evropianë kanë thënë se një forcë paqeruajtëse do të kërkonte një mbështetje amerikane, si për shembull një mbikëqyrje satelitore ose mbështetje ajrore. Trump nuk është angazhuar për një plan të tillë, por të mërkurën e quajti forcën paqeruajtëse "një ide pozitive"./ VOA
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
27 Shkurt07:34
Ekspertët e sigurisë peshojnë argumentat pro dhe kundër marrëveshjes SHBA-Ukrainë për mineralet
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rralla, duke shënuar një ...
b.z
BOTA
26 Shkurt22:56
U përhap një muaj më parë në Teksas, njoftohet vdekja e parë nga virusi i fruthit
Foto ilustruese
LUBBOCK, TEKSAS - Një pacient me fruth ka vdekur në një spital në Teksasin Perëndimor, vdekja e parë nga p&eu...
E.D
BOTA
26 Shkurt22:53
U goditën nga orteku në Norvegji, një i vdekur dhe një i plagosur
NORVEGJI- Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. BBC bë...
E.D
BOTA
26 Shkurt22:26
Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë: Një ditë e vështirë për popullin serb...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës,...
M.B.
BOTA
26 Shkurt22:16
SHBA shqyrton përjashtimet nga pauza e ndihmës për Ukrainën, Yuri Kim përpilon listën e programeve nga zyrat në të gjithë vendin
SHBA- Zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit po bëjnë një listë të përjashtimeve nga pauza e ndihm...
M.B
BOTA
26 Shkurt21:43
Trump: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do t’i ofrojë Evropa, jo SHBA
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara por Evropa që do të ofrojë garanci...
E.D
BOTA
26 Shkurt21:04
Gjendet një grup fëmijësh në një shtëpi në Bosnjë/ Arrestohen tre persona, dyshohet se kishin trafikuar të mitur dhe foshnja
BOSNJE HERCEGOVINË- Tre persona janë arrestuar nga policia boshnjake, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet ...
E.D
BOTA
26 Shkurt20:08
"Ata na shfrytëzuan vërtet në një mënyrë tjetër"! Trump njofton vendosjen e tarifave 25% për mallrat nga Evropa
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po fillon gjithashtu një luftë tregtare me Bashkimin Evropian, duke njoftuar të mërkurën se&nb...
E.D
BOTA
26 Shkurt19:33
BBC: Ja çfarë dihet deri më tani për marrëveshjen e mineraleve SHBA-Ukrainë
SHBA- Ukraina thotë se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje paraprake që do t'i jepte SHBA-së akses në depozi...
M.B.
BOTA
26 Shkurt19:19
Daçiç reagon pas dënimit të Dodik: Kjo është kriza më e madhe që nga fillimi i luftës
SERBIA- Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, ësht&eum...