Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...

KOSOVË- Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehën të enjten keqardhjen për vendimin e qeverisë së Kosovës për shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri.
Me 31 maj qeveria e Kosovës miratoi vendimin përfundimtar për shpronësim të disa pronave në komunat e Leposaviçit dhe Zubin Potokut, të banuara me shumicë serbe. Sipas qeverisë vendimi është në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Kosovës dhe se shpronësimi është bërë në funksion të realizimit të “Projekteve Infrastrukturore të Interesit Publik” në këto komuna.
Shpronësimet e pronave në veri patën ngjallur edhe reagime të qytetarëve serb të cilët thanë se autoritetet në Prishtinë po synojnë të ndërtojnë baza të policisë në tokat e shpronësuara. Disa nga pronarët iu dejtuan gjykatave dhe të paktën 8 hektarë toke u përjashtuan nga shpronësimi.
Në një komunikatë të përbashkët, diplomatët thanë se “qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin parapraë të shpronësimit, të cilin qeveria ende nuk e ka trajtuar”.
Diplomatët thanë se përderisa disa nga pronat e pronarëve që janë ankuar në gjykatë u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të përfundonin përpara se të merrte këtë vendim.
“Është thelbësore që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që veprimtaritë e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin, që të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve të respektohen plotësisht” thuhet në reagimin e diplomatëve, në të cilin theksohet se projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës që dalin nga plani i Martti Ahtisaarit, në bazë të të cilit Kosova shpalli pavarësinë e saj.
“Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që t'i përmbahet sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë themelet e shoqërive demokratike. Për më tepër, ne i bëjmë thirrje qeverisë që të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet në reagimin e vendeve të Quint-it.
Edhe Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas miratimit të raportit për Kosovën në muajin mars, që i hapi rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill, kërkonte që shpronësimet e tokave në veri të Kosovës të kryhen “me respektimin më të rreptë të ligjit” dhe në përputhje të plotë me planin e zotit Ahtisaari./VOA
UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të enjten se aleanca ushtarake nuk ka plane të dërgojë trup...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin idenë e përdorimit të armëve ameri...
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden bëri një thirrje të pasionuar për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në 80-vjetorin e&nbs...
Brigitte Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel dhe gruaja e tij Brigitte Macron mirëpritën Mbretin Charles dhe Mbretëresh&eum...
pamje nga ngjarja SHBA- Kompania SpaceX e Elon Musk po vazhdon me fluturimin e katërt provë të anijes gji...
GREQI- Prezantuesi i BBC-së dhe ylli i "This Morning", Dr Michael Mosley thuhet se la telefonin e tij para se të zhdukej në ishullin grek t&eum...
HUNGARI- Hungaria konfirmoi të enjten se do të marrë pjesë në një samit të Ukrainës më 15 qershor në Zvic&eu...
GAZA- Një sulm ajroj izraelit në një shkollë ku strehonte palestinezët e zhvendosur në pjesën qendrore të Gazës k...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkëshortja e Milan Radojiçiçit, Ema Radojiçiç raportohet se aktualisht ndodhet në sta...
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pes&eu...