BOTA

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

E.D Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 16:03

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet më të njohura të jetës publike të ish-Presidentit Jimmy Carter:

Ne kemi prirjen të lartësojmë veten dhe të nxjerrim në pah dobësitë dhe gabimet e të tjerëve. Kam arritur në përfundimin se në çdo person ka diçka të mirë, të pastër dhe fisnike, krahas dëshirës për vetë-përmbushje. Udhëheqësit politikë dhe fetarë duhet të përpiqen të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie brenda së cilës këto vlera njerëzore ushqehen dhe përmirësohen. - nga libri i vitit 1975 “Pse jo më i miri?”

Kjo ceremoni inaugurimi shënon një fillim të ri, një përkushtim të ri brenda qeverisë sonë dhe një frymë të re tek ne të gjithë. Një president mund ta ndiejë dhe ta deklarojë atë, por ajo (frymë e re) buron vetëm nga populli. – Pjesë nga fjalimi gjatë inagurimit si president, janar 1977.

Ne e dimë se demokracia është gjithmonë në zhvillim e sipër. Çdo brez duhet t’i ripërtërijë themelet e saj. Çdo brez duhet të rizbulojë kuptimin e këtij vizioni të shenjtë në dritën e sfidave të veta moderne. Për këtë brez, jetë do të thotë t’i mbijetojmë rrezikut nga armët bërthamore; liria janë të drejtat e njeriut; të kërkosh lumturinë do të thotë të punosh për një planet, burimet e të cilit i përkushtohen ushqimit fizik dhe shpirtëror të banorëve të tij. – Pjesë nga fjalimi i fundit si president, janar 1981.

Ne e vlerësojmë të kaluarën. Ne jemi mirënjohës për të tashmen dhe shohim drejt të ardhmes me shumë shpresë dhe përkushtim. Tetor 1986, në përkushtimin e shkruar në hapjen e Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial Carter.

Lufta ndonjëherë mund të jetë një e keqe e domosdoshme. Por sado e nevojshme, ajo është gjithmonë një e keqe, kurrë një e mirë. Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke vrarë fëmijët e njëri-tjetrit. - Dhjetor 2002, pjesë nga fjalimi gjatë pranimit të Çmimit Nobel për Paqe.

Fondamentalistët janë bërë gjithnjë e më me ndikim si në fe ashtu edhe në qeverisje dhe kanë arritur të ndryshojnë nuancat dhe sofistikimin e debatit historik në një ngurtësi që është vetëm bardh e zi dhe poshtërimin e atyre që guxojnë të mos pajtohen. ... Ndikimi i këtyre prirjeve të ndryshme përbën një kërcënim për shumë nga traditat historike dhe angazhimet morale të kombit tonë, si në qeveri ashtu edhe në vendet e kultit. — Nga libri i vitit 2005 “Vlerat tona të rrezikuara”.

Jam bindur se sfida më serioze dhe e pazgjidhur në mbarë botën është privimi dhe abuzimi i grave dhe vajzave, i shkaktuar kryesisht nga një interpretim i rremë i teksteve fetare të zgjedhura për këtë qëllim dhe një tolerancë në rritje ndaj dhunës dhe luftës, fatkeqësisht e them këtë nga përvoja ime në vetë Shtetet e Bashkuara. — Nga libri i vitit 2014 “Një thirrje për veprim”.

Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ose agjenci të tjera vëzhgojnë ose regjistrojnë pothuajse çdo telefonatë të bërë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë celularët dhe supozoj gjithashtu edhe komunikimet me email. Kemi shkuar shumë larg në shkeljen e të drejtave themelore civile të amerikanëve, për sa i përket privatësisë. - Mars 2014, duke komentuar mbi vëzhgimet e inteligjencës amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Në Universitetin Emory m’u bë një pyetje shumë sfiduese para pak ditësh: “Si do t'i përshkruanit Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot?” Fillimisht nuk dija çfarë të thoja, por më në fund thashë: “Në kërkim”. Unë mendoj se vendi në të cilin jetojmë është ende në kërkim të asaj që duhet të jetë dhe çfarë mund të jetë dhe nuk jam i sigurt se po bëjmë shumë përparim në këtë moment. - Tetor 2014, gjatë festës për ditëlindjen e tij të 90-të.

Jeta që kemi tani (me bashkëshorten Rosalynn) është më e mira. Ne kemi një familje të madhe dhe me harmoni, një jetë të pasur në kishën tonë dhe në qytetin Plains dhe një shumëllojshmëri projektesh në Qendrën Carter që është plot aventurë dhe emocionuese. Unë dhe (bashkëshortja) Rosalynn kemi vizituar mbi 145 vende dhe të dy jemi po aq aktivë sa kemi qenë më parë. Jemi të bekuar me shëndet të mirë dhe shohim drejt të ardhmes me padurim dhe besim, por jemi të përgatitur për fundin e pashmangshëm kur të vijë. - Nga libri i vitit 2015, “Një jetë e mbushur plot”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë