BOTA

Dita Evropiane e Përkujtimit të Holokaustit, Romani Rose: Anticiganizmi nuk duhet toleruar! Shumë persona nuk e dinë se janë vrarë 500 mijë persona

n.f Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 11:57
Dita Evropiane e Përkujtimit të Holokaustit, Romani Rose:
Romani Rose

GJERMANI- Me rastin e 2 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit ndaj sintëve dhe romëve, kryetari i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve gjermanë, Romani Rose, tha për DW se anticiganizmi nuk duhet toleruar.

Romani Rose u lind në vitin 1946 në një familje sinti me origjinë nga Silesia. Shumë nga anëtarët e familjes së tij u vranë në Aushvic dhe kampet e tjera gjermane të shfarosjes naziste. Që nga vitet 1970 Rose angazhohet për të drejtat e sintëve dhe romëve dhe për analizën e krimeve naziste dhe gjenocidin kundër sintëve dhe romëve. Që nga viti 1982 ai është kryetar i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve gjermanë, të cilin e ka bashkëthemeluar.

Në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit ndaj Sintëve dhe Romëve, që këtë vit përkon edhe me 80-vjetorin e të ashtuquajturës "shpërbërja e kampit të ciganëve" Aushvic-Birkenau, ku gjatë natës së 2 gushtit deri më 3 gusht 1944 u vranë mijëra sinti dhe romë Rose thotë në një intervistë me DW: "nga familja ime u vranë 13 vetë, jo vetëm në Aushvic, por edhe në kampe të tjera përqendrimi si Dachau apo Bergen-Belsen. Për mua Aushvici është një varrezë e madhe, por gjithashtu mendoj se Aushvici është për ne sot një detyrim për t'u përballur me historinë dhe fatet e viktimave."

500.000 sinti dhe romë viktima të Holokaustit

Sipas tij ende shumë vetë në shoqërinë gjermane "nuk e dinë se gjatë Holokaustit janë vrarë edhe 500,000 sinti dhe romë në Gjermani dhe në Evropën e pushtuar nga nazistët. Në dekadat e fundit në Gjermani është bërë shumë në niveli politik. Por ne nuk e kemi arritur mjaftueshëm popullsinë përgjithshme. Prandaj duhet bërë më shumë. Megjithatë, duhet të bëhet po ashtu e qartë se racizmi dhe anticiganizmi nuk janë problemi ynë, janë problemi i shoqërisë shumicë.

Nacionalizëm i ri në Gjermani

Romani Rose thotë se tani në Gjermani ka "një nacionalizëm të ri, një ekstremizëm të ri të djathtë dhe këta njerëz po bëjnë sërish thirrje për koka turkut. Ne duhet të mbrohemi ndaj kësaj. Por mendoj edhe për situata në të cilat njerëzit mbyten, sepse varkat e tyre fundosen dhe ne negociojmë që këta njerëz të mos vijnë tek ne. Mendoj se është keq. Për mua është e qartë se një shtet i vetëm nuk mund ta zgjidhë problemin. Vetëm komuniteti evropian mund ta bëjë këtë gjë së bashku. Por bëhet fjalë për vlerat tona thelbësore. Ato janë themeli i bashkëjetesës sonë. Ne kemi qenë gjithmonë krenarë për këtë në Evropë. Nëse nuk i mbrojmë më, atëherë gjërat do të jenë të këqija për njerëzimin".

Romani Rose është prej gati 50 vjetësh aktiv në luftën për të drejtat e njeriut. Dhe kur hedh vështrimin prapa mendon se në Gjermani ka shumë ndryshime pozitive sa i përket pakicës së sitëve dhe romëve.


"Gjermania konsiderohet si model kur bëhet fjalë për pakicën tonë. Sot ne jemi pakicë kombëtare së bashku me danezët, frizianët dhe sorbët. Në Berlin, direkt pranë Portës së Brandenburgut ka një monument përkujtimor për sintët dhe romët e vrarë në Evropë. Po ashtu në Gjermani ka sot edhe një komisioner që merret me fenomenin e anticiganizmit, ashtu siç kemi edhe një komisioner për antisemitizmin. Gjithësesi e rëndësishme është që ne na duhet ende të arrijmë sa më shumë njerëz në popullsinë e përgjithshme të vendit."

Anticiganizmi nuk duhet toleruar

Sipas kryetarit të Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve gjermanë "ajo që është e rëndësishme nga këndvështrimi i sotëm është se ne nuk e pranojmë më anticiganizmin, se mund të mbrohemi kundër tij dhe se ka shumë njerëz në shoqëri dhe në politikë që e dënojnë atë bashkë me ne. Gjithçka nuk do të ndryshojë brenda natës, gjithçka është një proces. Dëshiroj të theksoj se ne nuk na intereson të kërkojmë të drejta të veçanta për veten tonë, por të drejta të barabarta. Nëse edhe pas 600 vjetësh ne nuk do ta kemi të drejtën t'i përkasim këtij vendi, të cilit i kemi qëndruar gjithmonë besnikë me patriotizëm, sepse edhe gjyshërit tanë kanë qenë ushtarë në Luftën e Parë Botërore për Gjermaninë, atëherë ky vend. nuk do t'ia dalë kurrë. Dhe vendi ka problem me veten./ DW

romani rose holokausti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë