Plas keq në Golem/ Konflikt me sende të forta në një lokal, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t'i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn, zoti Trump po e zbaton planin e tij që nisje të mandatit të dytë presidencial.
Që në javët e para të detyrës, Presidenti Donald Trump mori hapa konkrete për të përmbushur premtimet e tij zgjedhore lidhur me kriptomonedhat. Ai emëroi një drejtues për kriptomonedhat dhe ka emëruar rregullatorë që janë mbështetës të kësaj industrie. Ai nxorri kripto monedhën e tij dhe ka firmosur një urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat.
“Ky është urdhëri ekzekutiv për kriptomonedhat. Ne do të ngremë një grup të brendshëm pune për ta bërë Amerikën kryeqytetin botëror të kriptomonedhave, nën udhëheqjen tuaj”, tha David Sacks, drejtues pranë Shtëpisë së Bardhë për kriptomonedhat.
Zoti Trump kishte mëdyshje për kriptomonedhat gjatë mandatit të tij të parë. Por ai u duk se ndryshoi mendje gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. Firmat e kriptomonedhave kontribuan ndjeshëm në fushatën presidenciale të zotit Trump. Përkrahësit e kriptomonedhave mirëpritën masat e para të ndërmarra nga e zoti Trump, si një ndryshim nga ajo që e konsideronin si qasje armiqësore të administratës së Presidentit Joe Biden.
“Urdhëri ekzekutiv dhe komentet e tij, mendoj se ishin shumë në përputhje me atë që kërkuan përkrahësit e kriptomonedhave, me atë që ata donin”, thotë Ben McMillan nga kompania IDX Advisors.
Sipas urdhërit ekzekutiv, një grup pune duhet të shqyrtojë mundësinë e krijimit të një stoku kombëtar të pasurive digjitale nga kriptovalutat e sekuestruara nga qeveria federale.
Po ashtu, urdhëri bën të mundur që firmat e kriptomonedhave të kenë qasje tek shërbimet bankare. Deri tani, këto kompani ishin ankuar se bankat kishin refuzuar që ato të kishin llogari. Por disa kritikë shqetësohen se cënimi i mekanizmave mbrojtës mes industrisë bankare dhe botës së kriptomonedhave bart rreziqe.
“Ky ka qenë një objektiv kryesor i industrisë së kriptomonedhave dhe është diçka që duhet ta vëzhgojmë nga afër për shkak të rrezikut të dëmtimit nga tregjet e kriptomonedhave, një treg shumë i paqëndrueshëm”, thotë Molly White, kritike e kriptomonedhave. Grupi i punës pranë Shtëpisë së Bardhë pritet të rekomandojë masa rregullatore.
“Do të ishte me të vërtetë me vlerë, nëse do të kishim rregullore të qarta, por edhe të drejta e të barabarta, që të mos mbështeten vetëm sipërmarrësit e monedhës digjitale, por gjithashtu të merret parasysh nevoja për mbrojtjen e konsumtatorëve dhe investitorëve”, thotë Ravi Sarathy nga Universiteti Northeastern.
Gjatë muajve të ardhshëm, Presidenti Trump pritet të njoftojë mekanizma të tjerë lidhur me planin e tij për kriptomonedhat./VOA
SHBA- Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënu...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe a...
Foto ilustruese RUMANI- Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po...
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë...
Autori SUEDI- Autori i sulmit të ndodhur javën e kaluar në një qendër edukimi të të rriturve në Suedi ku humb&...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të dielën Sekretarit të tij të Thesarit, që të ndalojë Shtet...
MOLDAVI- Transnistria, një rajon separat pro-rus i Moldavisë ka refuzuar ofertën e Bashkimit Evropian prej 60 milionë eurosh n&e...
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë pas zgjedhjeve në vend ka udhëtuar në Paris me ftesë të homologut ...
GJILAN- Një person është vën në pranga në Gjilan pas një incidenti në një qendër votimi pasi ishte mbyllur. ...