BOTA

"Do veprojmë fuqi të shtuar ushtarake", Netayahu thotë se sulmet në Gazë që vranë qindra persona janë “vetëm fillimi”

r.ll Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 21:47
"Do veprojmë fuqi të shtuar ushtarake", Netayahu thotë
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Nentnyahu, tha se sulmet e kryera në Gazë, që lanë të vrarë qindra persona, shumica gra dhe fëmijë, janë “vetëm fillimi”, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë derisa të arrijë të gjitha qëllimet e luftës: të shkatërrojë Hamasin dhe të lirojë të gjitha pengjet që mbahen nga grupi palestinezë, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian

Netanyahu urdhëroi sulmet që vranë mbi 400 persona, pasi Hamasi refuzoi kërkesën që të ndryshohet marrëveshja e armëpushimit e arritur në janar. Netanyahu tha se negociatat e ardhshme për armëpushimin do të mbahen “nën zjarr”. Ushtria izraelite ka urdhëruar njerëzit që të largohen nga lindja e Gazës dhe të nisen drejt qendrës së territorit, duke lënë të kuptohet se Izraeli së shpejti mund të nisë operacione tokësore.

Fushata e re ushtarake vjen pasi grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se po mbarojnë furnizimet, dy javë pasi Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet me ushqime, ilaçe dhe karburante e mallra të tjera për 2 milionë palestinezët në Gazë.

“Izraeli nga tani e tutje do të veprojë kundër Hamasit me fuqi të shtuar ushtarake”, tha zyra e Netanyahut.

Më shumë se 400 njerëz thuhet se janë vrarë pasi Izraeli nisi bombardime vdekjeprurëse në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.

Netanyahu deklaroi të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.

“Izraeli, nga ky çast, do të veprojë me forcë ushtarake kundër Hamasit”, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë.

Duke cituar zyrtarët shëndetësorë nën kontrollin e Hamasit, disa media raportuan se numri i të vdekurve në të gjithë Rripin e Gazës ka arritur në të paktën 404 njerëz nga bombardimet izraelite. Këto të dhënat nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur. Koordinatori Humanitar i Kombeve të Bashkuara për Territorin e Pushtuar Palestinez i quajti "të paarsyeshme" bombardimet dhe kërkoi rikthim të menjëhershëm të armëpushimit.

"Njerëzit në Gazë kanë duruar vuajtje që nuk mund të përshkruhen. Përfundimi i armiqësive, ndihma humanitare e qëndrueshme, lirimi i pengjeve dhe rikthimi i shërbimeve bazë dhe jetesës së njerëzve janë mënyra e vetme për të ecur përpara", tha Muhannad Hadi në deklaratën e tij.

Njëkohësisht, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore edhe në Libanin jugor dhe Sirinë jugore.

Ushtria izraelite tha se sulmet në Gazë kishin në shënjestër liderë dhe komandantë të nivelit të mesëm të Hamasit, si dhe infrastrukturën e grupit.

Ajo deklaroi se është e gatshme t’i vazhdojë sulmet kundër Hamasit për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Shtëpia e Bardhë u konsultua nga Izraeli për sulmet e fundit në Gazë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

"Ashtu siç e ka bërë të qartë presidenti [Donald] Trump - Hamasi, Huthit [në Jemen], Irani, të gjithë ata që synojnë ta terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballen me pasoja. Do të shpërthejë ferri", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më 5 mars, Trump paralajmëroi Hamasin se do të përballet me "ferr" nëse nuk i liron menjëherë të gjithë pengjet, pas konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë se kishte zhvilluar bisedime të fshehta me grupin ekstremist.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë të Hamasit duke thënë se Izraeli po "po i jep fund në mënyrë të njëanshme" marrëveshjes për armëpushimin në Gazë dhe se kjo e vë në rrezik fatin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime për mënyrën e vazhdimit të armëpushimit me tre faza, i cili filloi më 19 janar, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.

Shumica e liderëve të Hamasit u vranë gjatë luftës hakmarrëse të Izraelit në Gazë, pas sulmit të përgjakshëm të grupit ekstremist në Izrael më 7 tetor 2023.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanimet e jugut të Izraelit në tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Rreth dhjetëra pengje ende mbeten në duart e Hamasit.

Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur një luftë shkatërruese në enklavën palestineze, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Pas marrëveshjes së armëpushimit – që çoi në lirimin e një numri pengjesh dhe të burgosurish – ushtria izraelite ka kryer shpesh sulme kundër Hamasit, si dhe ndaj vendndodhjeve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Edhe Hezbollahu është i shpallur një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson vetëm krahun e tij të armatosur si grup terrorist.

Shumica e udhëheqësve të Hezbollahut u vranë gjatë luftës 14-mujore të Izraelit kundër grupit, para një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në nëntor.

Në sulmet e reja, Izraeli tha se goditi dy udhëheqës të Hezbollahut në qytetin jugor libanez të Yohmor. Ushtria tha se burrat ishin "operativë vëzhgimi".

Ajo shtoi se sulme të tjera u kryen ndaj objekteve të Hezbollahut në Liban.

Në Siri, Izraeli ka marrë nën kontroll një zonë të sigurisë në jug pas rënies së regjimit autokratik brutal të Bashar al-Assadit në dhjetor. Izraeli e cilëson këtë veprim si masë parandaluese kundër ish-rebelëve islamikë që rrëzuan Assadin dhe tani kontrollojnë Sirinë.

Më 17 mars, autoritetet siriane thanë se sulmet izraelite goditën një zonë banimi në qytetin jugor të Darasë, duke vrarë tre persona. Ky raport nuk mund të verifikohej.
Izraeli tha se cak i sulmeve ishin qendrat komanduese ushtarake dhe depot e armëve në jug të Sirisë, që i përkisnin forcave të Assadit dhe që përbënin kërcënim për Izraelin.

Assadi u largua nga Siria në dhjetor dhe raportohet se ndodhet në Rusi, e cila, së bashku me Iranin, ishte një nga mbështetësit kryesorë të regjimit të tij. Assadi mori pushtetin në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Asad./REL

benjamin netanyahu lufta izrael hamas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë